"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Në Akademi ka ardhur një mësuese e re për dansin e karakterit. Quhet Kaj dhe mësimet e saj janë apasionante. Gjysma e së keqes, sepse jashtë sallës së dansit Xhoi duhet të merret me tekat dhe tradhtitë e vogla të Ledës.
Madamë Olenska lajmëroi që do të mungojë për disa muaj. Në vend të saj ka ardhur një mësuese e re: Alicja Gimenez dhe mësimet e baletit për Xhoin tani kanë marrë një shije të re. Mbi të gjitha, Lukasi e përballoi rastin e tij të madh: një provë për një pjesë në spektatklin e ri të Momiksave.
Xhoi është dhjetë vjeçe, është që e vogël pjesë e shkollës së kërcimit të Akademisë. Të studiosh seriozisht kërcim nuk është edhe aq e lehtë, për më tepër me një drejtuese si Madamë Olenska. Megjithatë janë miqtë: Leda, që po zgjatet ca si shumë shpejt; Lukasi me pasionin e tij të shfrenuar për kërcimin bashkëkohor;
"Ky roman, përveç bukurisë artistike, është i përsosur edhe sepse zgjon mendimin, të shtyn drejt arsyetimit... Kjo ndodh edhe sepse romani është i tëri i sinqertë dhe të prek në thellësi. Vepra, nga kreu deri në rreshtin e fundit, është shkruar me shumë ndjenjë..."
Tashmë, historia e Aleksit dhe e Aidit është kthyer në një nga klasikët e letërsisë italiane më të lexuar për të rinj. Shkruar nga një 19 - vjeçar bolonjez, ky libër gjysmë - autobiografik ka shitur mbi dy milionë kopje dhe është përkthyer në njëzet gjuhë të botës.
Ciro Vestita është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Piza në vitin 1976 dhe është specializuar në pediatri me temë diplome "Obeziteti infantil". Aktualisht punon si dietolog dhe filoterapist në Piza, Firence dhe Romë. Është përgjegjës i Klinikës së Fitoterapisë pranë Asli të Pizës.
"Damka e turpit" është një nga klasikët më të njohur të letërsisë amerikane. I shkruar në vitin 1850, ky roman është një nga historitë romantike më prekëse të të gjitha kohërave. Temat e tij kryesore lidhen me rolin e gruas në familjes dhe në shoqëri, me mëkatin dhe kontrastin midis së kaluarës dhe së ardhmes.