Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuria është një defekt i mrekullueshëm, Graeme Simsion

Don Tillmani do të martohet. Vetëm se nuk e di ende me kë. Projekti i Gruas do ta zgjidhë këtë problem. Ai ka hartuar një pyetësor prej gjashtëmbëdhjetë faqesh për ta ndihmuar që të gjejë partneren e përkryer. Në mënyrë kategorike, ajo nuk duhet të jetë banakiere, duhanpirëse, alkooliste apo njëra nga ato që vjen me vonesë në takime.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtimi i jashtëzakonshëm i fakirit që kishte ngecur në një dollap të Ikea – s, Romain Puertolas

Azhatashatru Lavash Pateli, një indian me profesion "fakir" e që jeton duke bërë truke, çohet një mëngjes dhe vendos se ka ardhur çasti për të blerë një shtrat të ri me gozhdë. Hap gazetën dhe gjen një ofertë joshëse: një shtrat me gozhdë (plot 15.000, për të qenë të saktë), për 99.99 euro. Një çmim me të vërtetë bindës, sidomos nëse paguhet me një...
900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjuha e fshehtë e luleve, Vanessa Diffenbaugh

Viktoria ka frikë nga kontakti fizik. Ka frikë nga fjalët, nga fjalët e saj dhe ato të të tjerëve. Por sidomos ka frikë të dashurojë dhe të lejojë ta dashurojnë. Ka vetëm një vend ku frika e saj tretet në heshtje dhe në paqe: ai është kopshti i saj i fshehtë në lulishten publike të Portero Hill- it në San Francisko.
1 100 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Keqkuptimi & Balloja, Irene Nemirovsky

Keqkuptimi është shumë më tepër se një roman romantik. Me sy të mprehtë kritik dhe një perceptim të veçantë për kufijtë e gabuar në marrëdhëniet njerëzore, edhe ky roman i Irène Némirovsky-t tregon shenja të sigurta se ajo do të bëhej një shkrimtare brilante.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Më thuaj kush jam, Julia Navarro

Guilermoja, një gazetar jo fort i suksesshëm, pranon propozimin e tezes së vet për të hetuar rreth jetës së stërgjyshes, Amelia Garajoa, një grua për të cilën dihej vetëm se kishte braktisur të shoqin dhe të birin pak para se të shpërthente Lufta Civile në Spanjë.
1 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Kënga e Qyqes, Robert Galbraith

Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Trilogjia e mjegullës, Carlos Ruiz Zafon

Në Kalkutën e vitit 1916, një tren në flakë shqyen natën, ndërsa binjakët e porsalindur, Beni dhe Sheri shpëtojnë për mrekulli. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, thëngjijtë e atij zjarri kthehen e nisin sërish të digjen rreth dy të rinjve, duke shënjuar fatin e tyre.
1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Diçka e shkruar, Emanuele Trevi

Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ndërsa ëndrrat e shekullit XX po i afrohen një fundi të pashmangshëm dhe Berluskoni përgatitet të marrë pushtetin, një shkrimtar tridhjetëvjeçar cinik dhe naiv, i shkujdesur dhe njëherësh i përthelluar, gjen punë në një arkiv, Fondi 'Pier Paolo Pasolini'.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nëse askush nuk flet për gjëra të jashtëzakonshme, Jon McGregor

Në rrugën e një qytet në veri të Anglisë, njerëz të zakonshëm lëvizin në ekzistencën e tyre të përditshme – luajnë kriket në rrugë, bëjnë barbeky, lyejnë dritare... Një i ri është dashuruar me një fqinjë së cilës nuk ia di as emrin. Një çift të moshuarish ndjekin udhën e tyre të përditshme për në stacionin më të afërt të autobusit.
800 Lekë
More
Ne gjendje