• Banner

Klasikët
zbuloni libra shqip nga autore klasike - letersia boterore

Klasikët

Këtu do të gjeni libra dhe autorë klasikë në shqip nga letërsia botërore.
Filtrat aktiv

Botuesi: Argeta LMG

Çajld Haroldi, Xhorxh Gordon Bajron

(0)

Haroldi është cilësuar hero bajronian tipik romantik. Ai është me një superioritet moral, intelektual, me zhgënjime nga realiteti i jetës politike, shoqërore por dhe personale. Ka një shpërfillje për opinionin publik, me ndjenja liri-dashëse e demokratike. Ai mahnitet pas vendeve ekzotike dhe dëshiron të shkëputet nga realiteti i vendit ku jeton. 

Çmimi 7,12 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Letër babait, Franz Kafka

(0)

Letra e gjatë nuk mbërriti kurrë te njeriu të cilit i drejtohej ndërsa kritikët kanë shtruar pyetjen nëse ajo me të vërtetë u shkrua për të mbërritur në destinacion. Në letër, Kafka i përgjigjet një pyetjeje nga i ati, Herman Kafka, se pse ai i thotë se ka frikë prej tij. 

Çmimi 4,36 
More
Në gjendje

Botuesi: Zambaku

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

(0)

Nxori një shigjetë dhe e vendosi në hark. Dy ushtarë morën djalin dhe e çuan në anën tjetër të sheshit ku ndodhej një pemë. Djali u mbështet në pemë. Gotije pa të atin duke buzëqeshur.Trupi i Vilhelmit u trondit pak. E vendosi harkun në gjoks dhe e tërhoqi. Koka i ishte përkulur në drejtim të shigjetës.Të gjithë po mbanin frymën.

Çmimi 2,23 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Krenari dhe paragjykim, Xhejn Osten

(0)

Krenari dhe paragjykim vërteton largpamësinë e Xhejn Osten, e cila vëren që ligjet e tregut të lirë do t’ia ndryshojnë një herë e përgjithmonë faqen shoqërisë. Nëse dikur jeta e individit ishte e programuar që në lindje, në varësi të shtresës, familjes, titujve apo seksit, shoqëria e tregut të lirë do të ofrojë mundësi të reja të panumërta. 

Çmimi 8,01 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Komedia Hyjnore, Dante Alighieri

(0)

Vetëm kështu do të mund të zotëronte, sipas tij, humanizëm dhe demokratizim në marrëdhëniet më njerëzit e tjerë. Pjesëmarrja aktive në jetën shoqërore e politike të Firencës i siguroi Dantes karrierë të shpejtë e të ndritshme, por ndoshta edhe goditjen më të madhe e më të dhimbshme të jetës së tij.

Çmimi 26,70 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Otello, William Shakespeare

(0)

Tragjedia na prezanton me dy karaktere të shquara, Jagon dhe viktimën e tij. Me Jagon, si forcë dominuese, i cili bën që Otelloja të shikojë pabesinë e gruas së tij të re dhe të bukur, Desdemonës, dhe me lejtënantin e tij të zgjedhur, Mikael Kasin.

Çmimi 4,45 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Mbreti Lir, William Shakespeare

(0)

Mbreti i moshuar Lir vendos ta ndajë mbretërinë ndërmjet tri vajzave të tij, duke i caktuar secilës një pjesë, në përpjestim të drejtë me elokuencën e deklaratës së tyre të dashurisë. Hipokritet Gonerila dhe Regana bëjnë deklarata të mëdha dhe shpërblehen për to; Kordelja, bija më e vogël, e cila e do me të vërtetë Lirin, nuk pranon të flasë në mënyrë të...

Çmimi 5,34 
More
Në gjendje