Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Erich Maria Remarque
Erich Maria Remarque (1898-1970) ishte shkrimtar gjerman, i njohur veçanërisht për romanet e tij mbi Luftën e Parë Botërore.

Erich Maria Remarque

Erich Maria Remarque (1898-1970) ishte shkrimtar gjerman, i njohur veçanërisht për romanet e tij mbi Luftën e Parë Botërore. Ai ishte tetëmbëdhjetë vjeç kur u rekrutua nga Ushtria Gjermane dhe u plagos diss herë në luftë. Pas lufte, punoi si shofer makinash garash dhe reporter sportiv ndërsa punonte për romanin “Asgjë të re nga fronti i perëndimit”. Ngjarjet e romanit janë rutina e përditshme e ushtarëve, të cilët duket sikur nuk kanë as të shkuar dhe as të ardhme dhe vetëm jetën e tyre në llogore. Titulli dhe gjuha e komunikatave rutinë është tipike e stilit të tij gjakftohtë që regjistron tmerret e përditshme të luftës me deklarata lakonike indiference. Amoraliteti i shkrimit të tij ishte tronditës dhe në kontrast me retorikën patriotike që dominonte në atë kohë. Libri u bë një sukses i menjëhershëm ndërkombëtar dhe një klasik i letërsisë që nga ajo kohë.

Filtrat aktiv

Botuesi: Vintage

All Quiet on the Western Front, Erich M. Remarque

All Quiet on the Western Front is probably the most famous anti-war novel ever written. The story is told by a young 'unknown soldier' in the trenches of Flanders during the First World War
1 400 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UEGEN

Qielli s’ka preferenca, Erih Maria Remark

Loja madhështore e dashurisë dhe e jetës në penën e mrekullueshme të Erih Maria Remark-ut, na jep dy figura, Lilian Dankërk dhe Klerfailin, të cilët ecin madhërishëm në buzë të greminës që ndan Qiellin nga Toka dhe ngre lart piedestalin e rinisë...
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur, Erich Maria Remarque

Në romanin "Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur", Erich Maria Remarque ngrihet kundër idesë së "luftës totale". Në të ai zbulon barbarinë që shkakton ushtria gjermane, tashmë e verbuar plotësisht nga propaganda hitleriane, në frontin e Lindjes.
1 100 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur, Erih Maria Remark

Shtëpia e tij është bombarduar dhe prindërit janë zhdukur. E vetmja lule që shkëlqen në këtë shkatërrim është Elizabeta Kruze, vajza që e kishte njohur qysh fëmijë. Tashmë Elizabeta është një grua me bukuri të parezistueshme, me sy të bukur ngjyrë ulliri dhe flokë të gështenjtë të valëzuar që i zbresin supeve.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Një natë në Lisbonë, Erich Maria Remarque

Romani "Një natë në Lisbonë", i cili qysh nga botimi i tij i parë në vitin 1963, është përkthyer në shumë gjuhë dhe ka qenë vazhdimisht një bestseller, të rrëmben që nga faqja e parë e gjer tek e fundit me përshkrimin tepër prekës të mundimeve të pasosura e të fatit tragjik të atyre njerëzve që morën rrugët e mërgimit për të shpëtuar nga mizoritë e nazizmit.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Thuamë se më dashuron, Erich Maria Remarque

Thuamë që më do, duamë e thuama këtë. Kemi shumë gjëra për të arritur e këtë do ta përsëris pa u lodhur, o ti, vela ime e vogël dhe e bukur që vrapon nëpër detin me ngjyrë të verës së errët, fluturo dhe eja tek unë. Era fëshfërin në gjethet e pemëve e më thotë se pikërisht koha e lashtë e yjeve na hodhi në krahët e njëri – tjetrit.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Strehëza e ëndrrave, Erich Maria Remarque

Në veshë i tingëlloi një këngë nga e kaluara, tablotë e dikurshme iu rishfaqën përpara syve dhe zëri që e desh me aq zjarr e që ish mpakur prej aq kohësh, iu bë sikur po këndonte sërish. Duke mos e zotëruar veten nga emocioni, Frici u afrua edhe më.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Gem, Erich Maria Remarque

Beduinët kalorës, të veshur me ca dollma bojë kafe, kaluan me të katra aty pranë. Vinte erë plehu devesh dhe shkretëtire. Pas mauzoleve të mamlukëve, kalorësit u rreshtuan në një varg të gjatë në sfondin e qiellit të pastër dhe vrapuan me të katra sikur donin të pushtonin me sulm qiellin.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001702

Botuesi: Bota Shqiptare

Shkëndija e Jetës, Erih Maria Remark

Forca e penës së këtij shkrimtari, i cili, pa qenë kurrë në një kamp përqendrimi nazist, vetëm përmes shfrytëzimit të një dokumentacioni, sa të pasur aq edhe ngjethës të na japë një dëshmi te tillë të një vërtetësie të mahnitshme historike, duke ia kaluar plot e plot shkrimtarëve të tjerë që e trajtuan këtë temë.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001333

Botuesi: Dituria

Harku i triumfit, Erih Maria Remark

Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 9992759488

Botuesi: Dituria

Obelisku i zi, Erih Maria Remark

Një veteran i ri nga Lufta e Parë Botërore, Ludoviku tashmë punon për një kompani monumentesh dhe shet gurë varresh për familjarët e të vdekurve në luftë. Megjithëse me dyshime mbi punën e tij, ai dyshon se ka diçka më shumë në të se sa thjeshtë nxjerrja e jetesës nga fatkeqësitë e të tjerëve.
1 000 Lekë
More
Në gjendje