"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Lista e librave të autorit ose përkthyesit Arjan Konomi
Arjan Konomi ka zhvilluar karrierën e tij publicistike në Itali ku për shumë vite ka publikuar një numër të madh artikujsh dhe esesh në revistën prestigjoze të gjeopolitikës Limes, ku është zgjedhur anëtar i Këshillit redaksional të saj. Pasi kthehet në Shqipëri bëhet i njohur për publikun si gazetar dhe opinionist në median e shkruar dhe atë televizive.
Jetët legjendë të figurave kaq madhështore, me të metat dhe cilësitë e tyre, përbëjnë romanin më estetikisht të bukur, më pasionalisht rrëqethës dhe më realisht të ndërtuar të historisë së mbarë njerëzimit.
Jetët legjendë të figurave kaq madhështore, me të metat dhe cilësitë e tyre, përbëjnë romanin më estetikisht të bukur, më pasionalisht rrëqethës dhe më realisht të ndërtuar të historisë së mbarë njerëzimit.