"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Në vitin 1913, një vocërrake braktiset në një anije të nisur nga Anglia drejt Australisë. Ajo mbërrin atje fillikat, me një valixhe të vogël dhe një libër të mrekullueshëm me përralla. Vajza rritet nga kapiteni I portit dhe e shoqja, si të ishte vajza e tyre.
Ylli Polovina është autor i mbi gjashtëdhjetë librave me tematikë ngjarjet më kryesore kombëtare të cenzuruara deri tani apo të keqshkruara qëllimisht prej pushtetit politik të radhës.Libri Serbi, armiku miku ynë është një ndër botimet e fundit të autorit gjatë vitit 2022.
Në këtë libër, Oprah ndan histori nga e shkuara e saj pikëlluese dhe reflekton mbi vulnerabilitetin që vjen prej përballimit të traumave në moshë të hershme. Së bashku me Dr Perry, një nga ekspertët kryesorë të traumave në fëmijëri në botë, Winfrey bashkon fuqinë e tregimit të historive me shkencën dhe ekspertizën klinike, për të kuptuar më mirë dhe për...