"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
100 fotografitë më të famshme në historinë bashkëkohore, shkrepje që i treguan botës çastet që kanë bërë epokë dhe pikat pa kthim, imazhe, të cilat përmes forcës së tyre shprehëse trazuan vetëdije njerëzore dhe nxitën ndryshime në politikë dhe në shoqëri.
Në këtë libër shfaqet një interpretim i librave më me ndikim në fusha të ndryshëm të njerëzimit si në shkencë, filozofi apo letërsi. Kështu në këtë vepër janë trajtuar autorë të ndryshëm si: Zhan Zhak Rusoi, Emanuel Kanti, Servantesi, Simon de Bovuar, Blez Paskali etj.
Libri "100 shkencëtarët që ndryshuan botën" na njeh me arritjet gjigante të tyre: me këta njerëz, të cilët jo rrallë janë përballur me mosbesimin e skajshëm të mjedisit ose, edhe më keq, janë dënuar në rrugën e tyre për të zgjeruar kufijtë e dijes njerëzore.
Ne e dimë të gjithë çfarë po bënim atë ditë, më 11 shtator 2001, por çfarë po bënin ata? Ata, pikërisht ata, avokatë, sekretarë, funksionarë, bankierë, tregtarë, punonjës sigurimesh, larës xhamash, mirëmbajtës, të gjithë ata që popullonin Kullat Binjake në momentin e përplasjes.
Shkrimtari gjerman Beno fon Arçimboldi boton kryevepër pas kryevepre që pas Luftës së Dytë Botërore, por askush nuk e njeh identitetin e tij. Një grup kritikësh europianë e gjurmojnë prej vitesh në gjithë kontinentin dhe rastësisht mësojnë se mund të fshihet në Meksikë, në qytetin kufitar Santa Teresa.
"36 shkronjat" është një libër dhe fletore pune së bashku ku fëmija do të mësojë si t'i lexojë dhe si t'i shkruajë shkronjat. Kështu, ai do të përgatitet për klasën e parë.