"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Shpella e piratëve ështe një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
Metodë e thjeshtë, e kapshme, me cd, jo vetëm për nxënës, por edhe për këdo që është i interesuar për gjuhën gjermane. Me 48 mësime, me tekste të shumta natyrash të ndryshme nga tërë veprimtaria njerëzore.
Figura e Skënderbeut është e pashkëputur nga epoka e tij. Është e natyrshme që këtë epokë Naimi ta paraqitë të idealizuar, duke ia kundërvënë gjëndjes së Shqipërisë së robëruar e të prapambetur të kohës së vet. Koha e Skënderbeut përmblidhte gjithë "mirësitë" e "begatitë" atëherë mbretëronte urtësia, paqja, kamja,
Libri 'Hija e Maleve' nis me novelën 'Nusja e mrekullueshme' novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës.
Një përshkrim gazetaresk i historisë së Xhon Alitës në familjen kriminale Gambino dhe rolit të tij në gjyqet federale të Xhunior Gotit dhe Ҫarls Karnelias.
Abetarja "Shkronjë pas shkronje" është fituese e çmimit mbarëkombëtar në maj 2001 dhe e konkursit në qershor 2004 të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Poezia, për ne, është ajka e leximit dhe medoemos ajo duhet të jetë një ushqim i vazhdueshëm i mendjeve të atyre që nuk shkëputen nga dieta e artit. Sidoqoftë, poezia duhet të shërbejë për më shumë, ajo duhet që, me brishtësinë dhe mprehtësinë e saj, të depërtojë gjer tek zemrat e lexuesve, duke shndritur kështu universin e botëkuptimit të tyre.
Pepa dhe Xhorxhi do të shkojnë në pishinë, por Xhorxhi ka pak frikë. Si do ta bindin atë mami dhe babi që të hyjë në pishinë? Për ta zbuluar këtë, lexoni historinë.
"Dreri i trotuareve", romani më i lexuar i autores, vazhdon të ribotohet prej mëse dymbëdhjetë vjetësh. Ky roman shënon fillimin e ciklit të romaneve me temë nga jeta e përditshme shqiptare ku bëjnë pjesë: "Dhe nata u nda në mes" dhe "Diell në mesnatë".
Ernest Koliqi (1903 - 1975) është poet, prozator, dramatist, studjues letrar e përkthyes letrar. Këtë veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatë gjithë jetës. Lindi në Shkodër, ku edhe i ndoqi mësimet e para në Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve.