"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Gjinkallat Këshilltare është një komedi filozofike në të cilën, me anë të zërit të 4 personazheve kryesore, trajtohen tema të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe të tranzicionit shoqëror shqiptar gjatë këtyre dekadave.
Ai dëshiron seks, ajo romantizëm. Nganjëherë duket sikur partnerët vijnë nga dy planete të ndryshme: ai nga Marsi, ajo nga Afërdita. Është e vërtetë që në krevat meshkujt dhe femrat manifestojnë sjellje të ndryshme, por mbase nuk kemi kuptuar deri në ç'pikë ata janë të ndryshëm.
Poezisë së Çajupit i dha një origjinalitet të veçantë lirika erotike e tij. Ajo prezantonte një poet të mëvetësishëm, spontan, me botë të pasur shpirtërore, me ndjenja të fuqishme, me pikëpamje të avancuara për dashurinë e jetën.
Kjo është historia e pikturës perëndimore, që nga varret e lashta egjiptiane deri tek arti modern, e treguar thjesht dhe qartë dhe e ilustruar me 160 nga veprat më të famshme botërore.
A e dinit se shenjat e gishtërinjve të gjithësecilit janë të papërsëritshme? Të tillë janë edhe zëri juaj, mendimet tuaja dhe personaliteti juaj. Jeni vërtet i mrekullueshëm, por çfarë ju bën të jeni ky që jeni? Bashkohuni me autorin Robert Winston në një udhëtim të mahnitshëm si eksploratorë të mendjes dhe trupit tuaj.
Titulli: Kosova in a historical contextOrigjinali: Kosova në kontekst historikGjinia: HistoriAutori: Jakup KrasniqiPërktheu: Majlinda HajrullahuShtëpia botuese: EuroprintyViti: 2007Fq. 124Pesha: 0.171 kgISBN: 978-9951-05-109-X