Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Gjuhe dhe identitet ne rrjedhe te kohes, Gladiola Durmishaj
  • Gjuhe dhe identitet ne rrjedhe te kohes, Gladiola Durmishaj

Gjuhë dhe identitet në rrjedhë të kohës, Gladiola Durmishaj

Toena

Kështu natyrshëm ndodh me Kadarenë, kryezotin e skllavin, sunduesin e rebelin e truallit të vet, që e krijoi si rrallëkush, me mjeshtërinë e gjuhës shqipe, që ai zotëron e përfaqëson denjësisht në botë, dhe aq lehtësisht e bindshëm e pasuron, me mjeshtrin e madh të letrave, njeriun erudit.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjuhë dhe identitet në rrjedhë të kohës
Origjinali: Gjuhë dhe identitet në rrjedhë të kohës
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Gladiola Durmishaj
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 352
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-4277-7-9

Mbi librin

... Kështu natyrshëm ndodh me Kadarenë, kryezotin e skllavin, sunduesin e rebelin e truallit të vet, që e krijoi si rrallëkush, me mjeshtërinë e gjuhës shqipe, që ai zotëron e përfaqëson denjësisht në botë, dhe aq lehtësisht e bindshëm e pasuron, me mjeshtrin e madh të letrave, njeriun erudit, që padyshim krijoi jo vetëm një truall të tejskajshëm në hapësirën globale, por afirmoi gjuhën dhe identitetin kombëtar të gjeniut në rrjedhë të kohës...

Ky libër, natyrisht thellohet në evidentimin e dukurive fjalëformuese në vepra të ndryshme të autorit. Pavarësisht nga puna e madhe vjelëse, sistematizuese dhe shqyrtuese që na është dashur të ndërmarrim për një kohë bukur të gjatë, mbetet vetëm një sprovë drejt asaj që meriton të nxjerrin në dukje studimet e sotme rreth gjuhës së letërsisë artistike.

Urojmë që nisma, puna dhe zelli ynë të bashkohen e të afrohen në ato rrjedha që ndjekin sot studimet për këtë fushë të gjuhësisë, në mënyrë që, ajo që ndien shkrimtari dhe veprimtaria gjuhëruajtëse e gjuhëpërpunuese e mjeshtërve të mëdhenj të fjalës shqipe, t'i shërbejë edhe më mirë nxjerrjes në pah të hireve dhe vlerave të gjuhës shqipe.

Gjithsesi, nuk ngurojmë të theksojmë se libri do t'i vijë në ndihmë modeste lexuesit në përgjithësi, si dhe studentëve të auditorëve të Universitetit të Vlorës, në veçanti degës së gjuhës shqipe dhe letërsisë, në shfrytëzimin e literaturës së bollshme rreth çështjeve të ndryshme, që lidhin një shkrimtar të përmasave gjeniale me gjuhën, kryesisht, me fjalëformimin, si dhe shumë diskutime që dalin rreth mënyrave të ndryshme të fjalëformimit në trajtimin bashkëkohor gjuhësor.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928427779
ean13
9789928427779
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Lindshmëria, sjellja riprodhuese dhe shoqëria, Mimoza Dushi, Hivzi Islami

Hulumtimi i përmbajtjeve më rilevante të natalitetit (fertilitetit) dhe të riprodhimit të popullsisë dhe determinanteve të tyre, si dhe i varshmërisë së variablave sociodemografikë dhe procesit të lindshmërisë dhe diferencimit të tij sipas karakteristikave të ndryshme ka rëndësi të madhe për njohjen e tërë gjendjes dhe tendencave të zhvillimit demografik.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Për bukurinë e fëmijës suaj, Pëllumb Karagjozi

Ky libër ka qëllim t'i përgjigjet problemeve të nënave ose të kujtdo që kryen funksionin e nënës, edukatores, pra të kujtdo që mundet, në njëfarë mënyre, të ndihmojë fëmijën të rritet mirë dhe shëndetshëm. Në këtë libër, paraqiten shkurtimisht proceset e rritjes, tek i porsalinduri, te fëmija dhe tek adoleshenti.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Faik Konica

Meshari, Gjon Buzuku

Madhëria e Gjon Buzukut nuk qëndron as në humansitikën e tij të paqenë as në shkrimtarinë e tij mëse të dyshimtë; por qëndron gjetkë; e pikërisht këtu që Gjon Buzuku "em të dashunit së botëse sanë" mori në fakt vetë iniciativën e një vepre, me të cilën ai na zbardhi faqen në lëmin e palavruam të lukturës së fjalës së shkrueme, sikundër që afro një shekull...
2 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001883

Botuesi: Te tjere

Lidhjet letrare shqiptare - arabe, Muhamed Mufaku (Arnauti)

Autori jep në detaje dhe me fakte mbi origjinën e kontakteve letrare mes shqiptarëve dhe arabëve, jep të dhëna mbi kontaktet e ndërsjella mes dy popujve e të tjera informacione që lexuesit në përgjithësi dhe në veçanti orientalistëve, gjuhëtarëve, letrarëve, historianëve, etj. do t'u shërbente shumë.
1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: EDFA Botime

Udhëtim në mbretërinë e shahut, Jurij Averbah, Mihail Bejlin

Libri që i paraqitet lexuesit është një nga më të mirët për të mësuar shahun, këtë lojë kaq të bukur mijëravjeçare, së cilës nuk i është gjetur fundi deri më sot. Atë do ta lexojnë e studiojnë jo vetëm fillestarët, por edhe ata që tashmë kanë një përvojë. Libri është shkruar me një gjuhë tërheqëse.
400 Lekë
More
Ne gjendje

Arti i fiksionit, David Lodge

 Ky libër është për ata njerëz që preferojnë ta marrin Kritikën Letrare në doza të vogla, libër për t’u shfletuar, por edhe për t’u zhytur në të
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

As të parët, as të fundit, Esther Perel

Mjafton ky mëkat i vogël që t’i japë fund marrëdhënies së një çifti, lumturisë apo identitetit të tyre: një aferë. Por, edhe pse kaq e përhapur, kjo dukuri kuptohet fare pak. Ky libër nuk flet vetëm për mosbesnikërinë.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001303

Botuesi: Papirus

Kontratat, Pjesa e posaçme, E drejta civile, Georges Vermelle

Ky libër ka si synim të paraqesë kontratat kryesore të parashikuara nga Kodi Civil dhe tiparet e tyre thelbësore: shitja, shkëmbimi, qiradhënia/marrja, huadhënia (për konsum dhe për përdorim), depozita, përfaqësimi, lojërat dhe bastet, renta jetore, transaksioni si dhe disa marrëveshje plotësuese.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Menopuza, Davina McCall, Dr. Naomi Potter

Ky libër synon të krijojë një komunitet të fuqishëm dhe mbështetës, të aftë për të thyer njëherë e mirë heshtjen shekullore. Duke eksploruar dhe duke shpjeguar shkencën, duke zhbërë mitet keqinformuese dhe duke thyer tabutë e paramenopauzës dhe menopauzës.
1 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000301

Botuesi: Cabej

Seksi i dytë vol. 1, Faktet dhe mitet, Simone de Beauvoir

Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Gjuha shqipe dhe historia e saj, Shaban Demiraj

Gjuhëtar, profesor, akademik, anëtar i ASHAK, Mësues i Popullit. Në vitet 1993 – 1997 ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Lindi në Vlorë. Kreu shkollën e mesme (medresenë) në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (1946 – 1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik...
3 000 Lekë
More
Ka mbaruar