Kategoritë

Botuesit

Autorët

Seksi i dyte vol. 1, Faktet dhe mitet, Simone de Beauvoir Shihe të plotë

Seksi i dyte vol. 1, Faktet dhe mitet, Simone de Beauvoir

Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.

Info shtesë

SKU000301

Disponueshëria: Ne gjendje

$9.02

Me ulje çmimi!

-20%

$11.27

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Titulli: Seksi i dytë, Faktet dhe mitet, vëllimi i parë
Origjinali: Le deuxième sexe, l
Gjinia: Filozofi
Autori: Simone de Beauvoir
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2002
Fq. 272
Pesha: 0.342 kg
ISBN: 978-99927-33-29-2

Mbi librin

Shkrimtarja franceze Simone de Beauvoir lindi në Paris në vitin 1908. Që në moshë të re ajo njihet me J.P. Sartre dhe mbetet shoqja e tij deri në fund të jetës. Ajo ndikohet nga mendimi filozofik i Sartrit dhe krejt vepra e saj është me frymë ekzistencialiste. Simone de Beauvoir shkruan romane, ese, romane, pjesë për teatrin, kujtime.

Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.

Ndër veprat e saj përmendim romanin "Mandarinët'', që i jep çmimin "Goncourt" më 1954. Pas vdekjes së Sartrit, Simone de Beauvoir boton "Ceremonia e lamtumirave'' më 1981 dhe "Letra Kastorit'' (1983). Kastor është emri me të cilin e quan atë Sartri, të cilat përmbledhin një pjesë të letërkëmbimit shumë të pasur mes tyre.

Deri ditën që vdiq, më 14 prill 1986, ajo bashkëpunoi gjallërisht në revistën e themeluar prej saj dhe Sartrit, "Kohët moderne'', dhe shpalosi në forma të ndryshme solidaritetin e saj me lëvizjen feministe. Në krijimtarinë e pasur të Simone de Beauvoir pa dyshim vendin e parë e zë "Seksi i dytë'', vepër madhore, tashmë e famshme në të gjithë botën, frymëzuese e referencë e lëvizjes feministe botërore.