Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar

Hylli i Drites Numri 1, 2007

SKU000842

E përkohshmja françeskane Hylli i Dritës asht themelue në Shkodër në vitin 1913 prej At Gjergj Fishtës. Numri i parë i revistës mban datën 1 tetor 1913 dhe asht shtypë në shtypshkronjën «Nikaj».

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 494 Lekë Up to 1 481 Lekë
500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Hylli i DritësNumri 1Votër kulture ShqiptareRevistë kulturore e themeluar më 1913 nga At Gjergj FishtaShtëpia botuese: Provinca Franceskane ShqiptareDrejtor Përgjegjës: At Zef PllumiVendi dhe Viti: Shkodër, 2007f. 167Pesha: 0.3 kg Historiku i «Hyllit të Dritës» E përkohshmja françeskane Hylli i Dritës asht themelue në Shkodër në vitin 1913 prej At Gjergj Fishtës. Numri i parë i revistës mban datën 1 tetor 1913 dhe asht shtypë në shtypshkronjën «Nikaj». Kjo ndërmarrje kulturore gjeti mbështetjen e pakursyeme të sivllazënve françeskanë të Poetit tonë. Në numrin e parë të së përkohshmes, përposë lajmit të themelimit dhe fjalëve të Drejtimit rreth përlimit (detyrës) të revistës, gjejmë nji shkrim të At Pashko Bardhit me titull Feja, themeli i gjytetniës s'vertetë, nji artikull të Faik Konicës: Problemi i madh, pjesë të Kanunit të Lekë Dukagjinit mbledhë prej At Shtjefën Gjeçovit, nji poezi të At Vinçens Prennushit me titull Hyllit t'Dritës, e cila i kushtohet Shën Françeskut të Asizit, nji shkrim me kujtime të At Gjergj Fishtës rreth kryengritjes së viteve 1910-'12. Mandej kemi lajme «rrokull Shqypniës» e «rrokull botës» dhe nji reçension të Kângë popullore gegnishte, botue në Sarajevë në vitin 1911. Gjatë vitit 1913 dolën edhe dy numra të tjerë, njeni në nandor e tjetri në dhjetor. Po prej kah e merr emnin Hylli i Dritës e përkohshmja jonë? Titulli i saj latinisht, siç shihet edhe tek letra përgëzuese që i Pari i gjithë Urdhnit Françeskan i dërgonte me 2 shtator 1913 At Facin-in, të parit të fretënve në Shqipni, asht Stella Matutina. Kështu asht quejt shën Françesku i Asizit prej agjiografëve, mbasi gjithë jeta e tij iu përkushtue rilindjes së idealeve shpirtnore të Ungjillit. Hylli i Dritës asht ma i pari që lajmëron agun, diellin që mbas pak do të shndrisin. Nji vit mbas shpalljes së Pamvarsisë së Shqipnisë Fretnit françeskan pagzuen të përkohshmen e tyne zâmadhe me ketë emën, mbasi shihnin dritë e bekueme që do të shndriste ma në fund edhe mbi Shqipninë e lirë. Shpirti dhe liria janë binomi i pandashëm i nji ekzistence të denjë me u quejt njerzore. Atje ku asht Shpirti i Zotit atje asht liria (2 Kor. 3, 17), e ku asht liria atje asht e vërteta, e mira, e bukura -vlera këto që shihen si të domosdoshme për me ecë krahas kombeve të qytetnueme. Revista doli deri në korrik të vitit 1914 e mandej u ndërpre për shkak të Luftës së Parë Botnore dhe të gjendjes së krijueme në vend. Periudha e dytë e ka zanafillen në vitin 1921, kur me datë 1 maj del rishtas numri i parë i atij viti pranë shtypshkronjës Françeskane e mbyllet me numrin e dhjetorit të vitit 1924, i cili përkon me thyemjen e qeverisë së Fan Nolit dhe me kthimin e Zogut në Tiranë. Periudha e tretë e Hylli të Dritës nis prej janarit të vitit 1930 e shkon deri në korrik të vitit 1944. Kjo asht periudha ma e pasun, ma e shndritshme e kësaj reviste, e cila u shugurue kështu si nji ndër ma të mirat e të gjitha kohnave. Marrja e pushtetit prej regjimit komunist solli me vete mbylljen e gjithë organeve të shtypit dhe konfiskimin e mjeteve. Françeskanët ishin ndër të parët që pësuen terrorin komunist, tue i shtue aradhës së martirëve emna të ri që diftuen qindresë burrnore e përkushtim fetar. Mbas dekadash martirizim dhe heshtje Hylli i Dritës nisi me shndritë rishtas në fillimin e viteve '90. Tue ndjekë andrrën e At Gjergj Fishtës dhe të françeskanëve të mëdhaj, në vitin 1993 At Zef Pllumi nisi punën për botimin e së përkohshmes, numri i parë i së cilës doli në mars të atij viti dhe numri i fundit në dhjetor të vitit 1997. Mbas nji heshtje gati dhjetëvjeçare, përsëri At Zef Pllumi, i papërkulun dhe i vendosun me e mbajt gjallë frymën e kulturës shqiptare nëpërmjet kësaj të përkohshme, filloi botimin e saj e qysh atëherë revista del rregullisht me katër numra në vit. I dashtun Lexues, siç e sheh vetë, Hyllin e Dritës gjatë gati nji shekulli jetë, shumë herë e kanë mbulue retë e terri i kohnave të pabesa. Të gjitha periudhat kur Hylli s'ka mbërrijtë me dalë e me ndriçue përkojnë me çaste të randa për atdheun tonë e për shqiptarët që e duen dritën e lirisë. Por Hylli i Dritës, falë përkushtimit të Françeskanëve shqiptarë, të bashkëpuntorëve shqiptarë e të huej, ka rilind dhe rishtas asht mundue e mundohet me ndriçue ndërgjegjet e njerzve me dritën e shpirtit të lirisë, me dritën e dijes e të kulturës.

Detajet e librit
SKU000842
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000127

Botuesi: Ideart

Poeteka 3

“Poeteka” botohet 4 herë në vit. Ajo bën gjithashtu edhe paraqitjen e poetëve pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar “Poeteka”, që zhvillohet çdo pranverë në qytetin e Durrësit.
300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Tipat psikologjikë, Carl Gustav Jung

Ky vëllim, një ndër dokumentet kyç tashmë pjesë e kulturës bashkëkohore, është rrjedhojë e studimeve njëzet vjeçare jungiane në fushën e psikologjisë praktike.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000128

Botuesi: Ideart

Poeteka 4

Titulli: Poeteka 4revistë e poezisë dhe e kulturës poetike - viti i parë i botimit - numri 4 - janar, 2006Kryeredaktor: Arian Lekaf. 80Pesha: 0.25 Revista POETEKA Revista botohet në version shumëgjuhësh: shqip për au
300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000470

Revista Mehr Licht nr. 29, nentor 2006

Përmbajtja nr. 29, nëntor 2006LËNDA Ajo që nuk ndodh dhe ndodh - Javier Marias     5 Traditë    Nga Enelda, Libri VI - Publius Vergilius Maro     12 Somte - Francesco Petrarca     17 Ke'nkëze' pjerre'
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000129

Botuesi: Ideart

Poeteka 5

Titulli: Poeteka 5revistë e poezisë dhe e kulturës poetike - viti i dytë i botimit - numri 5 - pranverë, 2006Kryeredaktor: Arian Lekaf. 80Pesha: 0.35 Kg. Revista POETEKA Revista botohet në version shumëgjuhësh: shqip
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

At Zef Pllumi, mes shkrimit dhe historisë

"Sjellja ndaj padër Zef Pllumit ka zbuluar fytyrën e dyshimtë të medias shqiptare", Fahri Balliu"At Zef Pllumi, mishërimi i vlerave tradicionale të shqiptarëve", Prof. Odile Daniel"Misionari i rebeluar: At Zef Pllumi", Prof. Dr. Sabri Hamiti"Të humbësh për të fituar", At Gazmend Tinaj
490 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000131

Botuesi: Ideart

Poeteka 7

Titulli: Poeteka 7Revistë e poezisë dhe e kulturës poetike - viti i tretë i botimit - numri 7 - dimër 2006-2007Kryeredaktor: Arian Lekaf. 80Pesha: 0.32 Kg. Revista POETEKA Revista botohet në version shumëgjuhësh: shq
300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Infiniti Blu, Mimoza Hafizi

Romani u jep përgjigje pyetjeve rreth pafundësisë dhe përjetësisë. A është e pafundme Bota? Apo është thjesht një strukturë gjigante që diku përfundon? E si mbaron? Sa larg kemi mundur ta shohim me instrumentet tona?
1 000 Lekë
More
Në gjendje