Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Amaneti, Tregimet e fundit, Teodor Keko
  • Amaneti, Tregimet e fundit, Teodor Keko

Amaneti, Tregimet e fundit, Teodor Keko

SKU000713
Toena

 Jo rrallë herë nëpër biseda të ndryshme, ai shprehte keqardhjen për mungesën e trajtimit të temave të viteve ‘80-‘90 nga autorët shqiptarë, pasi sipas tij, kjo periudhë, në vetvete, për nga koloriti dhe dramaticiteti, ishte më interesante se vetë periudha e komunizmit. Ai punonte vazhdimisht te natyraliteti i trajtimit të temave, por pasi mbaron së lexuari veprën e Teodor Kekos, duke filluar që nga proza e  parë “Loja” e deri te këto tregime të fundit, bindesh se arma e tij më e fortë ishte humanizmi. 

5,95 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Amaneti: Tregimet e fundit

Autori: Teodor Keko

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2008

Fq. 182

Pesha: 0.22 kg.

SBN: 978-99943-1-392-1

Ky libër është në gjuhën angleze

Mbi librin

Letërsia shqiptare ka një boshllëk të madh në trajtimin e temave e personazheve të viteve 1980-2000, ndaj dhe vepra e Teodor Kekos është një gur me peshë në gjithë këtë boshllëk. I SHTRIRË NË SHTRATIN E HUMANIZMITMë shumë se një pasthënie nga Andi Bejtja Rreth dhjetë vjet më parë, në netët e hirta të dimrit në Tiranë, me nga një gotë birre përpara, në një qoshe të kafe “Europa”, unë dhe Dori, si përherë kur gjendeshim vetëm, bisedonim gjatë për letërsinë. Procedura ishte e njohur për mua. Në qoftë se Dori do të kishte mbi tavolinë një letër të bardhë që fillonte dhe e shkarraviste, pas pak, e dija se do të hynim në galaktikat e letërsisë. Të njejtin proces do të aplikonte në fakt me ditë të tëra dhe përpara se të nisej në Golem a diku tjetër, ku mbyllej me muaj të tërë për të përfunduar librat që kishte në kokë. Dukej sikur gjithçka e kishte zanafillën tek ajo shkarravitje. 

Pikërisht, në një nga këto net dimri, krejt papritur, teksa po diskutonim për procesin e redaktimit të një libri dhe unë vazhdoja të mbroja idenë se redaktori më i mirë i autorit është vetvetja, Dori, pa u menduar gjatë, tha se brezat e rinj duhet të jenë redaktorë të brezave më të vjetër, madje edhe në qoftë se brezat e rinj të shkrimtarëve janë më pak të talentuar se paraardhësit. Ju ecni pak më shpejt me kohën, pëshpëriste Dori, duke shtuar se nuk e gjente dot arsyen e vërtetë të këtij ndryshimi brezash. Unë i thosha se kjo ndarje brezash ishte e pakuptimtë, se për mua ka thjesht shkrimtarë të mirë apo të këqij, pavarësisht nga epokat. 

Por, Dori insistonte se në Shqipëri ka një ndarje klasike brezash dhe se ne, të ashtuquajturit të rinj, kemi shije më të mira. Ja, për shembull, librat e mi, mund t’i redaktosh ti, më tha, duke m’i ngulur sytë fort dhe duke pritur një përgjigje. Unë i thashë se kisha kohë që isha shkëputur nga letërsia dhe nga proceset e mirëfillta letrare, përfshi këtu dhe leximin. Biseda u mbyll këtu, për t’u rihapur shumë vite më vonë, pak ditë pas vdekjes së tij të paralajmëruar, në gusht të vitit 2002, kur në formë testamenti, Dori, midis të tjerave, kishte lënë amanet që tregimet e fundit, disa dhe të papërfunduara plotësisht, t’ia redaktoja unë. Në fakt, siç u informova më vonë nga familjarët e tij, këtë testament Dori e kishte shkruar rreth tetë muaj para ndarjes nga jeta, një ditë diku nga mesi i janarit, pak përpara se të nisej jashtë Shqipërisë për një ndërhyrje aspak të lehtë kirurgjikale. Pas vdekjes, atë dëshirë të cilën nuk ia mora parasysh sa ishte gjallë, nuk kisha se si të mos ia plotësoja, ndonëse të jem i sinqertë, nuk e ndiej veten aspak të kualifikuar për këtë proces. 

 Kur i hodha një sy shkarazi këtyre tregimeve, kuptova se ato ishin hedhur me një frymë dhe më erdhën si në film gjithë bisedat e gjata me Dorin, në të cilat ai shprehej vazhdimisht se e kishte shumë zët redaktimin dhe se shumë rrallë ndodhte t’u rikthehej gjërave që kishte shkruar më parë. Pasi i “qërova” në fillim nga ana gjuhësore, pasi “qetha” tek-tuk dhe disa fraza dhe pasi gjeta titujt për çdo tregim, më pas u bllokova për javë të tëra. A duhej të shtoja unë fjali apo paragrafë nga vetja për të plotësuar të ashtuquajturat boshllëqe që Dori mund të kishte lënë në tregimet e tij?... U konsultova me shumë botues, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët të gjithë mendonin se kjo teorikisht ishte pothuajse e pamundur. Por, edhe vetë, praktikisht e kuptova, se kjo punë nuk mund të bëhej. Redaktimi pas vdekjes, kur ti nuk ke mundësi të dialogosh me autorin dhe t’i sugjerosh diçka, që ai mund ta rishkruajë, por ama duke kaluar përmes filtrit dhe ritmit të tij, tingëllon jo serioz. Dhe ritmi im i brendshëm me të Dorit ishin shumë të ndryshëm, megjithëse shpeshherë mund të kishim të njëjtat mendime mbi dukuritë letrare. Ndaj, më mirë ta lemë Dorin ashtu siç është, vetëm duke e përsosur nëpërmjet redaktimit, por jo duke shtuar diçka. Fundja - fundit, më mirë një shtëpi e palyer, me mure të bardha, që mund t’i përshtaten çdo mjedisi, sesa një shtëpi e lyer keq, që mund të stonojë me orenditë e me gjithçka që është vendosur aty. Është shumë e vështirë të lyesh shtëpinë e tjetrit! 

Kur mora në dorë këto dymbëdhjetë tregime, disa mund të quhen pa frikë dhe tregimthe, vura re se shumica e tyre, si titull provizor, nuk e di të vënë nga Dori apo nga dikush tjetër, kishin kryesisht emra femrash. Dhe në fakt, pavarësisht nga ngjarjet dhe nga peizazhi social i tranzicionit, shumica e këtyre tregimeve në qendër kanë të skalitur portretin e një femre, femra të cilat janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën dhe që, në fund të fundit, mund të thuhet me plot gojën se ato janë portreti më i gjallë i femrës shqiptare të viteve ‘80-‘90. Kjo femër lëviz në një peizazh të egër tranzicioni, mes meshkujsh apo zyrtarësh epshorë, me dilemën e madhe për të qëndruar apo ikur nga Shqipëria, herë-herë e përulur përpara kësaj bote të egër, duke përfunduar me vetëdije, por pa dëshirë, në ndonjë motel në periferi të Tiranës dhe, herë-herë, arrogante dhe rebele, por gjithsesi pa rezultat.

 Kjo ishte një botë që Dori jo vetëm e njihte mirë, por, ndryshe nga shumë shkrimtarë (të ashtuquajtur shkrimtarë të viteve ‘80), e përshkruante pa stisje, pa artificie, aq drejt dhe thjesht, saqë vetëm një fije e hollë e ndan atë nga naivizmi. Letërsia shqiptare ka një boshllëk të madh në trajtimin e temave e personazheve të viteve 1980-2000, ndaj dhe vepra e Teodor Kekos është një gur me peshë në gjithë këtë boshllëk.Siç shprehej dhe vetë, me këto tregime të fundit, ai donte të mbyllte të ashtuquajturin cikël të tranzicionit. Dhe deri, diku ia doli, por tranzicioni shqiptar zgjati më shumë seç mendonte Dori dhe ai iku më shpejt se ç’mendonim ne. Jo rrallë herë nëpër biseda të ndryshme, ai shprehte keqardhjen për mungesën e trajtimit të temave të viteve ‘80-‘90 nga autorët shqiptarë, pasi sipas tij, kjo periudhë, në vetvete, për nga koloriti dhe dramaticiteti, ishte më interesante se vetë periudha e komunizmit. Ai punonte vazhdimisht te natyraliteti i trajtimit të temave, por pasi mbaron së lexuari veprën e Teodor Kekos, duke filluar që nga proza e  parë “Loja” e deri te këto tregime të fundit, bindesh se arma e tij më e fortë ishte humanizmi. 

Aq i fortë është humanizmi i Dorit, saqë shpeshherë, ky superhumanizëm mbyt dhe atë ndjenjë rebelizmi të lindur brenda tij. Siç kanë vërejtur me të drejtë disa kritikë, personazhet e Teodor Kekos nuk shfaqin kurrë mllef, ndonëse janë të pakënaqur nga realiteti ku jetojnë dhe përpiqen me të gjitha mënyrat për të shpëtuar prej tij. Dhe ai vetë ishte pak a shumë si personazhet e tij, i thjeshtë, herë-herë rebel, herë-herë e urrente këtë realitet, autopsinë e të cilit e bëri më mirë se kushdo. Por, në fund, i tëri i shtrirë në Shtratin e Humanizmit, me dashurinë për ata personazhe që nuk arritën kurrë ta ndryshonin Shqipërinë. Gusht, 2008

Detajet e librit
SKU000713

Referencat specifike

isbn
9789994313921
ean13
9789994313921
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Koha e dashurisë, rrëfim trikohësh, Ismail Kadare

Dy pjesë të këtij triptiku "Koha e shkrimeve" dhe "Koha e dashurisë", të shkruara në vitet tetëdhjetë në Shqipëri, u botuan në përmbledhjet "Koha e shkrimeve" dhe "Ëndërr mashtruese". Novela e dytë "Koha e parasë", u shkrua në vitet 1996-1997 në Paris dhe Tiranë, dhe u botua për herë të parë në Veprën e plotë të "Fayard"-it, në dy gjuhë, shqip dhe...
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Lepurushi i mallkuar, Bora Chung

Një debutim mbresëlënës dhe krejtësisht origjinal, nga një yll në ngritje i letërsisë koreane. Fabula surreale, drithëruese që sfidojnë patriarkatin, kapitalizmin dhe mbretërimin e teknologjive të mëdha, me humor absurd.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000378

Botuesi: Toena

Shpina e burrit, Arian Leka

Titulli: Shpina e burritTregime dhe novelaAutori. Arian LekaFitues i konkursit: Evroma - Atdheu ynë i përbashkët organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Spo
5,10 GBP
More
In Stock

Njeriu i netëve të vjeshtës, Gjergj Vlashi

Në karrierën e tij të gjatë, ka vënë në skenë mbi 100 premiera, kryesisht me trupën e Durrësit. Perveç saj, ka punuar dhe me trupat e Tiranës, Shkodrës, Korçës, Lushnjes, Pogradecit, Estradës së Ushtarit etj. Ka vënë në skenë dy premiera me studentët e Artit Dramatik të Akademisë së Arteve ku ka qenë disa vite pedagog i jashtëm.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Universi së prapthi, Moikom Zeqo

Rrëfimet në prozë të Moikom Zeqos janë një kopsht i madh erudicioni, kulturash dhe qytetërimesh. Të gjitha vihen në një fill të përbashkët, edhe kur kjo duket e paimagjinueshme. E bën këtë me lëhtësinë e një magjistari, që kërcen dhe lëviz nëpër shekuj e hapësirë si në kopshtin e vet.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Zonja nga Parga, Enver Kushi

“ Isha vetëm 16 vjeç e nuk mbaj mend veç shi dhe ulërima erërash që të tromaksnin. Dukej që Parga lëngonte pa gjetur derman”, janë fjalët e zonjës plakë tani kur është në muzgun e jetës duke kujtuar vitet e errëta të gjenocidit grek mbi shqiptarët e këtyre anëve.
4,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kolerë në kohë të dashurisë, Namik Dokle

Njerëzor në dhimbje dhe pjesë e dhimbjes në greminën e tjetrit,një peizazh shpirti n ë një botë koleriane,ku gjithcka është  e turbullt, mendja, qëndresa,rendja, poezia, e fshehta,dashuria e  përgjysmuar, poetët, fati i njeriut dhe malli... Është nga romanet më  të  mira të letersisë  sonë dhe, pa dyshim, ndër më tronditëset.
9,35 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001679

Botuesi: Mitrush Kuteli

Havadan me Havadan, Mitrush Kuteli

Me toposin havadan ai na ka bërë të qartë se jemi në vendin e boshit e të fjalëve në erë, ku ulku nuk e ha ulkun po arbëri e ha arbërin, si urdhëron kanuni i Lek Dukagjinit: "Në këtë vend të uruar s'di njeriu si t'i ketë sytë që të mos e vrasin..."
4,68 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 3000

Botuesi: Onufri

Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit, Ismail Kadare

Për lexuesin e tij të ri e të vjetër kjo përmbledhje, vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë. 
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Biblioteka futuriste, Arben Dedja

Ky libër i disatë i Arben Dedjes (që rreket gjithmonë – nuk e dimë se me sa sukses – të mos bëhet i mërzitshëm) i referohet pritshmërisë: është cit vetëm me tekste për t’u përdorur si të pasme kopertinash librash imagjinarë, që mbase nuk do të shkruhen kurrë – bile më e mundshme është të mos shkruhen kurrë – po ku i dihet?
6,80 GBP
More
Në gjendje