Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Dashuria e pare, Nicholas Sparks
  • Dashuria e pare, Nicholas Sparks
  • Dashuria e pare, Nicholas Sparks

Dashuria e parë, Nicholas Sparks

K1R2P9
Bota Shqiptare

Uillsoni është i sigurtë për një gjë: dashuria për gruan e tij vetëm është thelluar dhe rritur gjatë viteve. Tani, duke përdorur si udhërrëfyes kujtimet e mrekullueshme të dashurisë 50 vjeçare të të afërmve të tij, Uillsoni po përpiqet të gjejë rrugën për t'u kthyer në zemrën e gruas që adhuron.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dashuria e parë
Origjinali: The wedding
Gjinia: Roman
Autori: Nicholas Sparks
Shqipëroi: Aurel Manushi
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2012
Fq. 330
Pesha: 0.39 kg
ISBN: 978-9928-00-069-9

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin


Pas më shumë se 30 vitesh martese, Uillson, Ljuis, dhëndërri i Eli dhe Noah Kalunit, është i detyruar të pranojë se romanca e martesës së tij është venitur. I dëshpëruar për të fituar përsëri zemrën e gruas së tij, Xhejnit, ai duhet të zbulojë se si të dashurohet me të... përsëri. Pavarësisht shembullit të mrekullueshëm të martesës së Elit dhe Noas, Uillsoni është një mashkull që nuk është në gjendje t'i shprehë lehtë emocionet. Duke qenë një agjent i suksesshëm pronash, i ka siguruar një jetë shumë të mirë familjes, por me afrimin e martesës së vazjes së tij, është i detyruar të përballet me faktin se ai dhe Xhejni tashmë janë larguar nga njëri – tjetri dhe pyet veten nëse ajo e dashuron ende, sadopak. Uillsoni është i sigurtë për një gjë: dashuria për gruan e tij vetëm është thelluar dhe rritur gjatë viteve. Tani, duke përdorur si udhërrëfyes kujtimet e mrekullueshme të dashurisë 50 vjeçare të të afërmve të tij, Uillsoni po përpiqet të gjejë rrugën për t'u kthyer në zemrën e gruas që adhuron.

Mbi autorin

Nicholas Sparks u lind në Nebraska në vitin 1965 dhe ka studiuar në Universitetin Notre Dame. Ka shkruar romane të shumtë bestseller të përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë dhe është një nga romancierët më të adhuruar në botë me mbi 80 milionë kopje librash të botuar. Nga librat e tij janë realizuar filma të njohur si: "Mesazh në shishe", "Një shëtitje e paharruar", "I dashur Xhon", "Kënga e fundit" etj. Gjithmonë në majën e klasifikimeve ndërkombëtare, Nicholas Sparks ka treguar se është mjeshtër i pakundërshtueshëm i ndjenjave dhe librat e tij duhen e pëlqehen nga lexuesit e të gjithë botës. Jeton me të shoqen dhe pesë fëmijët në Karolinën e Veriut.  

Detajet e librit
Bota Shqiptare
K1R2P9

Referencat specifike

isbn
9789928000699
ean13
9789928000699
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Baroni, Sveva Casati Modignani

Personazhi i padeshifrueshëm, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, italo-amerikan, me origjinë fisnike nga ana e nënës, shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit.
900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Katër erërat, Kristin Hannah

Libri Katër erërat na njeh me jetën gjatë Depresionit të Madh dhe njerëzit që e jetuan atë; me realitetin e ashpër që ndau një komb dhe me betejën “të kesh dhe të mos kesh”. Një portretizim i gjallë i Amerikës dhe ëndrrës amerikane, u parë me sytë e një gruaje të vendosur, kuraja dhe sakrifica e së cilës shënjuan një brez të tërë.
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Pusulla dashurie, Cecelia Ahern

Mallëngjyes dhe shpresëdhënës, ky vijim i mrekullueshëm do të na rrëfejë për udhën e re që ndërmerr Oli drejt zbulimit të vetes.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000084

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuritë e një jete, Sveva Casati Modignani

Një mëngjes vere, në kishën milaneze të San Markos, dikush sulmon e godet rëndë në kokë një grua të re e të bukur, ndërsa ajo lutej. Pas shtrimit në spital dhe operacionit, në zgjim, gruaja nuk kujton asgjë nga e kaluara e saj.
850 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Një bashkëshort si shpirt, Sveva Casati Modignani

A ju ka ndodhur ndonjëherë, gjatë pushimit të drekës, të nxitoni për të mbaruar një punë dhe, fare rastësisht, të shihni bashkëshortin tuaj të ulur në një tryezë restoranti në shoqërinë e një flokëverdhe, ndërsa mendonit se ndodhej në zyrën e tij, i përkulur mbi letra? Jo?
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P10

Botuesi: Bota Shqiptare

Në çdo frymëmarrje, Nicholas Sparks

Shoqërues turistësh në safari, i lindur në Zimbabve, Trui shpreson të zbulojë disa nga të fshehtat e jetës së të ëmës e të rigjejë kujtimet e humbura për vdekjen e saj. Kur rrugët e dy të panjohurve takohen, lidhja e tyre është e menjëhershme dhe e fuqishme...
1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001049

Botuesi: Dituria

Shija e hidhur e tradhtisë, Saskia Noort

Një rreth familjesh, që mblidhen rregullisht, shumë të dhënë pas tryezave të gëzuara dhe dëfrimeve, do përballet me një vrasje, që si teh i mprehtë shpon velin që mbulon jetën e tyre prej reviste të ilustruar.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Vajza me tatuazh, Alice Clayton

Në librin “Vajza me tatuazh”, përveç një beteje romantike, shkrimtarja Alice Clayton ngre edhe pyetjen: pse të kalërosh një kauboj, kur mund të kalërosh një bibliotekar?
1 100 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Gjiri i argjendtë, Jojo Moyes

Romani aq i lexuar "Gjiri i argjendtë" është nga librat më të mirë të autores britanike Jojo Moyes , pasi ato ngrenë probleme të mëdha të shoqërore, e vë gishtin në plagë dhe rrëfimi i saj i dallgëzuar dhe me ritëm të lartë të shtyn të mbash qëndrimin e duhur, të jep si të thuash një leksion të mirë. 
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjuha e fshehtë e luleve, Vanessa Diffenbaugh

Viktoria ka frikë nga kontakti fizik. Ka frikë nga fjalët, nga fjalët e saj dhe ato të të tjerëve. Por sidomos ka frikë të dashurojë dhe të lejojë ta dashurojnë. Ka vetëm një vend ku frika e saj tretet në heshtje dhe në paqe: ai është kopshti i saj i fshehtë në lulishten publike të Portero Hill- it në San Francisko.
1 100 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Të lutem më lër të të urrej, Anna Premoli

Xheniferi dhe Iani njihen prej shtatë vjetësh kurse pesë vitet e fundit i kanë kaluar në luftë me njëri-tjetrin. Mes dy shefave të degëve në një bankë të rëndësishme tregtare të Londrës lufta është krejtësisht e hapur.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Kokë e këmbë në dashuri, Tessa Bailey

Për të, është torturë e vërtetë ta ndihmojë Hanën të flirtojë me një burrë tjetër, por nëse Foksi arrin t’i mposhtë demonët e tij dhe t’i tregojë Hanës që e do, ndoshta ajo do të zgjedhë atë?
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dërgomë shumë jetë, Paolo Di Paolo

Moraldi, që ka mbërritur në Torino për një sesion provimesh, zbulon se ka ngatërruar valixhen me një të panjohur. Ndërsa thyen kokën mbi tekstet e filozofisë dhe vizaton karikatura, ndien t'i rritet dora-dorës admirimi për një bashkëmoshatar të quajtur Piero.
700 Lekë
More
Në gjendje