Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Olga prej letre, Elisabetta Gnone
  • Olga prej letre, Elisabetta Gnone

Olga prej letre, Elisabetta Gnone

Dituria

Olga Papeli është një vajzë hollake si degëz dhe ka një talent të veçantë: di të rrëfejë histori të pabesueshme, të cilat thotë se i ka jetuar vetë dhe ku mund të ndodhë që një baldosë të flasë, një lepur të jetë lundërtar dhe një ari të bëhet rrobaqepës.

9,37 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Olga prej letre, një udhëtim i jashtëzakonshëm
Origjinali: Olga di carta. Il viaggio straordinario
Gjinia: Roman
Autori: Elisabetta Gnone
Shqipëroi: Albana Nexhipi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2017
Fq. 304
Pesha: 0.425 kg.
ISBN: 978-9928-217-51-6

Mbi librin

Olga Papeli është një vajzë hollake si degëz dhe ka një talent të veçantë: di të rrëfejë histori të pabesueshme, të cilat thotë se i ka jetuar vetë dhe ku mund të ndodhë që një baldosë të flasë, një lepur të jetë lundërtar dhe një ari të bëhet rrobaqepës.

Të vërteta? Të sajuara? Tomeoja e mençur, berberja e fshatit, thotë se Olga i krijon historitë e saj rreth fantazmave të fëmijërisë për të mposhtur frikën. Prandaj historitë e Olgës janë aq të suksesshme: sepse ato mposhtin përbindëshat nga të cilët, në të vërtetë, tremben të gjithë, të mëdhenj e të vegjël.

Një ditë prej ditësh, për të ngushëlluar mikun e saj Larvin, që është shumë i brishtë, Olga vendos t'i tregojë historinë e Olgës, vajzës prej letre, që la fshatin në kërkim të magjistares Auzolia, e cila do ta kthente në një fëmijë si gjithë të tjerët, prej mishi e kocka.

Udhëtimi ishte i gjatë dhe plot aventura: Olga takoi një shitës gjurmësh, udhëtoi së bashku me një djalosh që jetonte në një balonë dhe me një tjetër që e kaloi përtej detit, duke vozitur.

Rrezikoi jetën shumë herë, humbi mes një pylli, por trupa e një cirku me artistë interesantë e gjeti. Dhe vetëm më në fund, kur takoi magjistaren, vajza prej letre e kuptoi se sa shumë gjëra ia kishte dalë mbanë të bënte...

Fragment nga libri

Kjo është një ndodhi e vërtetë. Është ndodhia se si në fund, Ariu i stërvitur i zotit Xhubat më preu mespërmes dhe Burreci me sustë më ngjiti me shirit skoçi. Ai mban gjithmonë një rrotull të tillë me vete, sepse hera – herës i qëllon të shqitet nga fundi i kutisë dhe të bjerë jashtë.

Gruaja fluturuese deshi të më jepte një prej leukoplasteve të veta, por unë i thashë se, kur të presin më dysh, nevojitet diçka më e fortë për të të mbajtur bashkë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217516
ean13
9789928217516
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Superpluhuri për pordhacë i doktor Proktorit, Jo Nesbo

Kjo që po ju prezantojmë është një histori veçanërisht e këndshme dhe origjinale, ku elementet e realitetit përzihen me fantazinë dhe aventurën. Një ngjarje e rrëfyer me thjeshtësi, me komizëm e talente dhe që me siguri është aq interesante për të rinjtë sa ta lexojnë me zë të lartë.
6,25 
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Shiversi, Annabeth Bondor Stone

Njihuni me Shiversin, piratin më të ndrojtur që ka lundruar ndonjëherë në të Shtatë Detrat. Bashkë me shoqen e tij të ngushtë, Margonë dhe Albin - ndihmëskapitenin e parë, peshkun e tij besnik...
8,22 
More
Në gjendje

Referenca: SKU002002

Botuesi: Pegi

Kepucet roze 1, Me hap balerine, Beatrice Masini

Xhoi është dhjetë vjeçe, është që e vogël pjesë e shkollës së kërcimit të Akademisë. Të studiosh seriozisht kërcim nuk është edhe aq e lehtë, për më tepër me një drejtuese si Madamë Olenska. Megjithatë janë miqtë: Leda, që po zgjatet ca si shumë shpejt; Lukasi me pasionin e tij të shfrenuar për kërcimin bashkëkohor;
3,12 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Qofte miu, David Walliams

Njihuni me Zoen. Ajo ka plot arsye për të qenë e dëshpëruar:• Njerka e saj, Shejla, është kaq përtace sa i kërkon Zoes t'i fshijë edhe hundët.• Rrugaçja e shkollës, Tina Trotsi, ia bën jetën ferr për së gjalli, sidomos kur ia lëshon gëlbazën mu në kokë.• Por, mbi të gjitha, ai Bërti i poshtër ka plane të frikshme për miushin e saj.
9,37 
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Letra nga Universi, Erin Entrada Kelly

Brenda një dite, katër jetë ndërlidhen me njëra-tjetrën në mënyra të papritura. Virgjil Salinasi është i druajture zemërdhembshur dhe ndihet si i huaj në familjen e tij të çmendur pas sporteve. Valencia Samerseti, e shurdhër, është e zgjuar, trime, e vetmuar dhe pëlqen gjithçka të natyrës.
9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Mister Ash, Valbona Banka

Asnjë prej tyre s’e di ku po shkon dhe pse. Grupet janë zgjedhur enkas, me anëtarë që ruajnë me këmbëngulje të fshehtën e jetës së vet, pa më të voglën dijeni për të përbashkëtën që i lidh.
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Halla e tmerrshme, David Walliams

Apo të kollofit çokollatat më të shijshme dhe të lë vetëm ato të shpifurat me lëng qershie? Apo halla jote të detyron të veshësh atë trikon prej leshi që të ha të gjallë, të cilën ta ka thurur me shtiza për Krishtlindje? Atë bluzën që lexon në gjoks “E dua shumë hallën time”, me germa të mëdha bojë karafili?
10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza që piu hënën, Kelly Barnhill

Çdo vit, banorët e Protektoratit lënë një foshnjë si kurban për magjistaren që jeton në pyll. Ata shpresojnë se ky kurban do ta zbutë magjistaren që të mos terrorizojë qytetin e tyre. Por, magjistarja e pyllit, Ksani, është e mirë.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Babi i keq, David Walliams

Babi i Frenkut ishte një kampion në garat me makina. Mbreti i Pistës. Gilberti i Madh! Por pasi pëson një aksident që e çon nga hero në zero, Frenku me Gilbertin mbeten pa asgjë... dhe bien në kthetrat e një bosi krimi dhe larove të tij. Dhe, pasi Gilberti flaket në burg, vetëm Frenku mund t'i vijë në ndihmë...
14,57 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Olga prej letre, Xhumi i zi, Elisabetta Gnone

Të gjithë e dinin që Olgës i pëlqente t'i tregonte bukur historitë e veta, ose përndryshe nuk i tregonte fare. Ndaj, kur Olga Papeli niste një histori të re, njerëzit ndaleshin e mbanin vesh...
8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Fairy Oak, Sekreti i Binjakeve, Elisabetta Gnone, Libri 1

Fairy Oak është një fshat magjik dhe i lashtë, i fshehur në mjegullat e kohëve të paharrueshme. Nëse niseni ta kërkoni, do t’ju duhet të udhëtoni mes maleve skoceze dhe kodrave normane, nëpër luginat e lulëzuara të Bretanjës, mes livadheve të gjelbra irlandeze dhe gjireve të oqeanit.
10,41 
More
Në gjendje