Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • I ri
  • Ka mbaruar
Dua prindër, Hakan Jaensson, Arne Norlin
  • Dua prindër, Hakan Jaensson, Arne Norlin

Dua prindër, Hakan Jaensson, Arne Norlin

Kemi lexuar dhe dëgjuar mjaft histori të bukura dhe prekëse për prindër që kërkojne të lumturohen me fëmijë, dhe për këtë arsye kërkojnë fëmijë që të bëhen prindër. Por...në këtë libër ndodh e kundërta....

400 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli:Dua prindër
Origjinali:Stackars mej
Kategoria:Roman
Autori:Hakan Jaensson, Arne Norlin
Përktheu:Haxhire Luli
Botues:Menshen
Viti: 2019
Fq. 56
Pesha: 0.110 kg
ISBN:978-9928-4483-1-6
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Kemi lexuar dhe dëgjuar mjaft histori të bukura dhe prekëse për prindër që kërkojne të lumturohen me fëmijë, dhe për këtë arsye kërkojnë fëmijë që të bëhen prindër. Por...në këtë libër ndodh e kundërta.... Kjo është historia e Britës, një vajze të vogël e çapkëne, e cila e ndodhur në kushtet e humbjes se prindërve dhe gjyshes së saj të dashur, i vihet punës në kërkim të prindërve të rinj, të cilët duhet të ishin sa më të përshtatshëm për atë. ...E këtu fi llon një kalvar ngjarjesh tepër interesante. Ky tregim është shkruar në një perspektivë shumë humane, të ndjeshme dhe gazmore nga autorët.... Është pak e trishtueshme, por dhe shumë gazmore. Nje histori për të qarë dhe për të qeshur që nuk duhet humbur.... …po, atëherë unë vërtet kërkoja prindër. Prindërit e mi të vërtetë ishin zhdukur në një mision në xhunglat e Afrikës. Pastaj më vdiq dhe gjyshja, papritur mbeta vetëm në këtë botë. Vendosa të gjej vetë prindër, krejt vetëm. Zgjedhja ime ra tek Marta dhe Gustavi. Problemi ishte se ata nuk e njihnin njëri-tjetrin…

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928448316
ean13
9789928448316
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Eliza dhe krijesat e saj, Francesca Zappia

Në e botën reale, Eliza Mërku është e ndrojtur, e çuditshme dhe nuk ka asnjë shoqe apo shok. Në virtualitet, ajo ështe LadyConstellation, krijuesja anonime e një faqeje tejet popullore mes të rinjve, që quhet "Deti i Tmerrshëm". Asaj nuk i shkon nëpër mend që jeta reale mund t'i japë po aq kënaqësi sa dhe ajo virtuale, madje as nuk ka dëshirë që ta...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2517

Botuesi: Pegi

Kepucet roze 6, Nje tutu me shume, Beatrice Masini

Dileta është një nxënëse e re në Akademi. Ajo vjen nga një qytet i vogël e i largët. Familja e Xhoit e fton të jetojë në shtëpinë e tyre. Kështu, Xhoi ndihet gjithmonë e vëzhguar dhe është e detyruar ta përfshijë Diletën në çdo çast të jetës së saj, madje në çdo ngjarje.
300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: West Print

Ishulli i përbindëshave, Tuutikki Tolonen

Më ka marrë malli për ty. Kam bërë një vizatim për ne të dy, sepse ti nuk di të lexosh dhe se unë nuk di të shkruaj me të vërtetë. Në këtë vizatim, unë jam në krahët e tu dhe po të shtrëngoj, sepse ndonjëherë kisha dëshirë të të shtrëngoja, edhe pse më bëje të tështija.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Dita kur u magjepsa nga një përrallë, Ben Miller

Fshehur mes rafteve ndodhej një portë për në botën e përrallave, por jo si ato ku të gjithë jetojnë të lumtur përgjithmonë. Këto janë histori të vërteta, të rrezikshme që duhet t’i lexojnë vetëm fëmijët e guximshëm. Lanës i duhet të mbledhë gjithë fuqinë e saj, sepse bota e përrallave ndodhej në rrezik.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Loja e frikës, Maren Stoffels

Duke parë Dilanin të shqetësuar çdo natë nga makthe dhe të mbyllur në vetvete, Kuini i propozon që të marrin pjesë, së bashku me Sofinë, në Lojën e Frikës. Por, pikërisht vëllai i Dilanit është një nga djemtë e punësuar për të trembur lojtarët dhe kur ngjarjet komplikohen, aq sa situata del jashtë kontrolli, loja nuk do të jetë më e tillë dhe do të...
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001877

Botuesi: Te tjere

Në rrugë, Viktor Canosinaj

Është një lloj vazhdimi i romanit "Ata kërkonin lumturinë" dhe trajton pak a shumë të njëjtat probleme, por kësaj here në Greqi, ku njëri nga heronjtë kryesorë të librit "Ata kërkonin lumturinë" shkon për të gjetur nënën e tij, e cila ka rënë viktimë e një krimineli dhe trafikanti droge.
400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aeditions

Përrallat e Babagjyshit të Vitit të Ri

Për ty që e pret gjithë gëzim festën e Vitit të Ri, ky është një libër i paharrueshëm. Janë 24 përralla, njëra më e bukur se tjetra, ku ti do të përgatitësh dhurata bashkë me elfët, do të ndihmosh renat me sajën e tyre të bukur, por, mbi të gjitha, do të bëhesh fëmijë i mbarë që ta presësh si duhet Babagjyshin i Vitit të Ri.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Nxënësi i ri, Jerry Craft

Shkolla nëntëvjeçare është goxha e vështirë, duke lënë mënjanë rregullat e pashkruara dhe pritshmëritë të cilat vijnë nga të qenët nxënësi i porsaardhur. A do të mësojë Xhordani se si të përshtatet me kulturën e shkollës së tij të re, ndërkohë që vijon miqësinë me çunat e lagjes së vet dhe të mos tradhtojë vetveten?
1 190 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2300

Botuesi: Extra

Zhytesit e vegjel, Bardhyl Xhama

Titulli: Zhytësit e vegjëlOrigjinali: Zhytësit e vegjëlGjinia: NovelëAutori: Bardhyl XhamaShtëpia botuese: ExtraViti: 2007Fq. 96Pesha: 0.127 kgISBN: 978-99927-36-91-3
200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Legjenda e Robin Hudit, përshtatje për fëmijë, Peter Holeinone

Fama dhe lavdia e Robin Hudit kanë ecur brez pas brezi dhe historia e tij (ose po deshët legjenda e tij) dorë pas dore është pasuruar me ngjarje të reja, sepse çdo brez ka dashur të lerë gjurmën e vet, por edhe të ngjajë me të: rebel, krenar, në luftë për të drejtën në të mirë të të varfërve, kundër mujsharëve.
450 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Sofokliu në prozë, përshtatje për fëmijë, Janis Benekos

Sofokliu, poeti i dytë i madh i Greqisë së Lashtë, i cili në qendër të veprës së tij vendosi njeriun përballë vetes, me dobësitë dhe forcën e tij (në dallim nga Eskili që u interesua për fatin e fisit), me fatkeqësitë dhe grackat që i thurte jeta; individin përkundër njerëzve të tjerë, me forcën për të përballuar përndjekjen nga fati, frymëzuar nga ideale...
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Një familje e paparë, Sfidë,Një javë pa ekrane, libri 20

Shkolla e Lolës vendos të bëjë një sfidë: një javë pa ekrane! Dhe sfida vlen për të gjithë familjen. Një javë pa telefon, pa kompjuter, pa tablet, pa televizor... pa asnjë ekran. Oh, jo, kështu fëmijëve iu duket sikur e gjithë jeta ndalon.
420 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001859

Botuesi: Botart

Ndryshimi i madh, Julie Williams

Po bëhesh gati për të vajtur në shkollën 9 - vjeçare? Kudo ka vajza që sivjet do fillojnë shkollën 9-vjeçare... edhe ato kanë të njëjtat pyetje që të shqetësojnë ty. A do të jem në një klasë me shoqet e mia? Po sikur të ngatërrohem nëpër shkollë?
600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

E qeshura e Epikurit, Yan Marchand, Jeremie Fischer

E dashur nënë, përshëndetje! Ti beson se Zeusi është i nevrikosur me mua. Më thua se ai do të lëshojë sëmundje mbi shpatullat e mia, se do të vrasë miqtë e mi, se do të më varfërojë dhe se do t'u japë urdhra perëndive të Olimpit të më bëjnë të vuaj. Por të jesh e sigurtë! Kurrë ai nuk do të më pengojë mua të jetoj i lumtur, sepse unë kam vendosur të mos...
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zemër si boja, Cornelia Funke

Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush?
1 200 Lekë
More
Ne gjendje