Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Ditar periferie, Gjergj Meta
  • Ditar periferie, Gjergj Meta

Ditar periferie, Gjergj Meta

Onufri

Të gjitha shkrimet e tij na dëshmojnë se njeriu nuk është eksponent i një klase sociale (si në marksizëm), por është unik dhe i paprekshëm, individ me të drejta të patjetërsueshme dhe qenie sociale, e cila realizohet vetëm gjatë bashkëjetesës me njerëzit e tjerë.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ditar periferie (kopertinë e trashë)
Gjinia: Filozofi, fe
Autori: Gjergj Meta
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2013
Fq. 208
Pesha: 0.384 kg.
ISBN: 978-9928-164-31-5

Fragment nga libri

Dom Gjergji përpiqet që me gjithë modestinë e skajshme të përhapë konceptin kristian për njeriun, që mbështetet tek individualiteti i veçantë dhe dinjiteti i paprekshëm i çdonjërit. Të gjitha shkrimet e tij na dëshmojnë se njeriu nuk është eksponent i një klase sociale (si në marksizëm), por është unik dhe i paprekshëm, individ me të drejta të patjetërsueshme dhe qenie sociale, e cila realizohet vetëm gjatë bashkëjetesës me njerëzit e tjerë.

Pra, Dom Gjergj Meta i është përkushtuar me të gjitha mjetet çështjeve morale dhe zakonore, raporteve midis njerëzve dhe përgjegjësive kolektive. Modeli i njeriut kristian, që predikon ndër shkrimet e veta Dom Gjergji ka të bëjë me pranimin e dinjitetit individual të njeriut, respektimin e lirisë dhe përgjegjësisë, mbrojtjen e lirisë dhe përgjegjësisë, mbrojtjen e jetës, ruajtjen e krijesës dhe vlerave të veçanta të familjes.

Kësisoj ai e ka shndërruar kishën e vet të improvizuar prej betoni edhe në studion e një publicisti që nxit shpirtin qytetar dhe mirëqenien publike. Ai nuk akuzon, ai bashkëndan fajin.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928164315
ean13
9789928164315
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Vajzat e '90, Anila Janka

Dyert e ambasadave të huaja, të vendeve të ndryshme, u shpërthyen nga dhjetëra njerëz të revoltuar që donin t'i largoheshin regjimit të egër diktatorial. Rrugët, të vetmet dëshmitare të sinqerta të kësaj ngjarjeje, për herë të parë ngelën të shkreta; u boshatisen nga të rinjtë. Sistemi, tashmë i kalbur, po fillonte të thërrmohej si ajo rrënoja që nuk ka...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Nata, Preç Zogaj

I plagosur në shpirt nga divorci dhe i mbetur vetëm, Natani gjen strehë vetëm te puna. Deri kur, në jetën e tij shfaqet Garet Gudrishi, që ka një talent të veçantë: i dallon njerëzit që janë duke vdekur. Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Ndre Mjedja, volumi 1 dhe 2

E gjithë lënda poetike, por edhe shkrimet e tjera janë marrë nga botimet e para, më të hershmet, duke ruajtur origjinalitetin e tyre dhe, aty ku është parë e nevojshme. është bërë edhe shpjegimi i fjalëve e shprehjeve me përdorim më të rrallë.
2 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Një urë fjalësh mes nesh dhe tjetrit, Namir Lapardhaja

Sikurse filozofia dhe shkencat humane, letërsia është mendim dhe njohje e botës psikike dhe shoqërore, të cilën ne e jetojmë. Sipas Todorov-it, "letërsia ka një rol të veçantë për të luajtur: për dallim nga ligjërimet fetare, morale apo politike, ajo nuk formulon një sistem të urdhrave; për këtë arsye, ajo u ikën censurave që ushtrohen mbi tezat e...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000009

Botuesi: Migjeni

Vargjet e lira, Novelat e qytetit të Veriut, Migjeni

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimikur she ftyra të zbeta edhe sy të jeshiltaqë të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesintë tanë jetën e vet derisa të vdesin.
600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Zbulimi i Zef Pllumit, Kujtim M. Shala

Libri Zbulimi i Zef Pllumit e portreton Zef Pllumin shkrimtar, d.m.th. poet e tregimtar, madje skenarist, pasi që ai është kurorëzuar si figura më e madhe dëshmuese e shekullit tonë, një figurë e madhe morale e një misionar i pashoq.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Zoti qeshi deri në fund, Raimonda Belli Gjença

Një djalosh i pashëm, me moshë sa gjysma e saj, që tundohet nga pasja. Nuk mund të bëhet bir për shpirt i askujt, por duhet të gjejë shtegun për të shtënë në dorë pasurinë. E lehtë nuk është, por jo dhe aq e vështirë për dikë që ka studiuar psikologji...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Kolonë zanore, Rezarta Reçi

Përtej dilemës “dashuria apo seksi”, ngrihet dilema më e madhe e fatit të njeriut, se kush duhet të vendosë për jetën e tij, për ndjenjat e tij, për trupin e tij, për zgjedhjet e tij, për bashkëudhëtarët e përkohshëm apo të përhershëm të tij.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol. 3, Stefan Çapaliku

Është historia jonë, që ne e njohim, por për ta njohur edhe brezat, që duhen vëllime të tjera, për të treguar një çmenduri kolektive, ku secili çmendet sipas mënyrës së vet, rrëfen autori Çapaliku. Me mesazhin që përcjell romani: gjithsecili ka të drejtë me diftu, fati jonë ka qenë me asistu në atë moment kyç për fatin e shqiptarëve, që shpresonin...
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Tezat, Eva Brinja

Lufta e Trojes, përmbysje e sistemit të këmbimit të vlerave dhe hapja e rrugës të sistemit të sotëm financiar.
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Komploti, Ben Blushi

Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës.
1 400 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Hyji eshte Ate me zemer nene, Gjergj Meta

Tëhuajëzimi (alineacioni) që pëson një njeri larg Zotit, larg të themi shtëpisë së Atit, ambientit ku natyrisht i përket, është i tmerrshëm. Je larg gjithçkaje madje edhe larg vetvetes. Humb dinjitetin dhe poshtërohesh nga e keqja.
1 000 Lekë
More
Në gjendje