Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • I ri
Një nomos për tokë, Damiano Aliaj
  • Një nomos për tokë, Damiano Aliaj

Një nomos për tokë, Damiano Aliaj

Ky vëllim është përpjekja për të analizuar mendimin e Carl Schmitt-it, por edhe për të menduar dialektikisht bashkë me të, apo nisur prej tij në zhvillime virtuale tematike dhe konceptuale, duke u ballafaquar me sprovimin kritik të mendimit të tij si një domosdoshmëri teorike dhe historike.

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Një nomos për tokë: Shkrime mbi mendimin e Carl Schmitt
Original:Një nomos për tokë: Shkrime mbi mendimin e Carl Schmitt
Kategoria: Filozofi
Autori: Damiano Aliaj
Botues: Pika pa Sipërfaqe
Viti: 2023
Fq. 233
Pesha: 0.310 kg
ISBN: 978-9928-373-20-5
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Carl Schmitt është një nga mendimtarët politikë dhe juristët më të rëndësishëm të shekullit të kaluar. Figurë e spikatur dhe origjinale e intelektualëve europianë, puna e tij përshkon disiplina por edhe tema komplekse, epoka dhe probleme të mprehta, të pasura teorikisht sa të mos humbin aftësinë e riaktualizimit. Në një raport problematik me traditën hobbesiane, Schmitt-i analizon disa nga fenomenet më të rëndësishme për teorinë e së drejtës dhe të mendimit politik.

Mënyra se si tezat e tij përshkojnë nyje shumëshekullore për të nxjerrë në dritë themelin e paqëndrueshëm të politikes, në të njëjtën kohë që zhvillohet përballja me rrymat e mendimit liberal e pozitivist, tregojnë natyrën autentike të shqetësimit të tij intelektual dhe, si e tillë, mbetet njëlloj apeluese sot, në përpjekjen për të menduar kritikisht shpërfaqjen e një rendi të ri global dhe boshtet problematike që implikohen në të.

Ky vëllim është përpjekja për të analizuar mendimin e Carl Schmitt-it, por edhe për të menduar dialektikisht bashkë me të, apo nisur prej tij në zhvillime virtuale tematike dhe konceptuale, duke u ballafaquar me sprovimin kritik të mendimit të tij si një domosdoshmëri teorike dhe historike.

Damiano Aliaj është studiues i filozofisë me interes kërkimor kryesisht në filozofi politike dhe të së drejtës, por këto degëzime nuk i shikon si të ndara përfundimisht nga metafizika. Pikërisht në raportin midis rendit dhe themeleve të tij, natyrës së këtyre të fundit dhe gjenerimit rendues në politikë e drejtësi, vendoset edhe nyja gërshetuese me mendimin ontologjik dhe metafizik.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928373205
ean13
9789928373205
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001266

Botuesi: Te tjere

Leviatani, Thomas Hobbes

Thomas Hobbes e shkroi Leviathan – in në fundin e Luftës Civile në Angli dhe e përfundoi pas mbarimit të saj, e kështu që Leviathan – i ka vulën e ngjarjeve të Luftës Civile. Por ky libër u mendua të kapërcente epokat dhe i tillë është.
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001255

Botuesi: Te tjere

Gjendja njerëzore, Hannah Arendt

Problemet që shquante Arendt në atë kohë vazhdojnë të qëndrojnë përballë nesh edhe sot. Si një vepër klasike në teorinë politike, Gjendja Njerëzore ka rezultuar edhe e gjithëkohshme.
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Origjinat shoqërore të diktaturës dhe të demokracisë, Barrington Moore, Jr.

Në këtë vepër klasike të historisë së krahasuar dhe të shkencave politike, Barrington Moore, Jr. analizon çështjen se përse disa vende ecën dhe u zhvilluan drejt demokracisë, ndërsa disa të tjera shkuan drejt fashizmit apo diktaturave komuniste. Ai analizon rolin politik që kanë luajtur klasat e larta feudale dhe fshatarësia në shndërrimin e shoqërive...
172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Koncepti i së drejtës, Herbert L. A. Hart

Koncepti i së drejtës, 1961, konsiderohet si vepra më e rëndësishme origjinale e shkruar ne shekullin XX – të në fushën e filozofisë të së drejtës dhe argumentet e saj ndezën debate të gjera dhe i dhanë hov studimeve të asaj larmie.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2245

Botuesi: Plejad

Studime sociologjike, Max Weber

Max Weber (1864 – 1920), ekonomist i shquar dhe njëri nga themeluesit kryesorë të sociologjisë moderne dhe sociologjisë së fesë. Konceptet, analizat dhe teoritë e tij kanë arritur të kenë një domethënie universale në historinë e kësaj shkence, aq sa ai sot njihet si njëri nga sociologët më të mëdhenj të të gjithë kohërave.
74,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001261

Botuesi: Te tjere

Qyteti i Diellit, Tommaso Campanella

Qyteti i Diellit, një utopi politiko – fetare e tejngopur me astrologji, është paraqitja dhe përshkrimi i një ideali racionalist që nuk gjen vend në realitetet njerëzore dhe që megjithatë parashtrohet si shoqëria më e mirë e mundshme: komunizmi teokratik.
34,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Mediaprint

E drejta dhe shoqëria, Adriana Anxhaku

Pa zotësine për të gjetur këtë drejtpeshim, njerëzit dhe shoqërite jo vetëm nuk mund të arrijnë mirëqenien, por nuk mund të arrijë të funksionojë as e drejta, as drejtësia dhe as shteti.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Filozofia, historia dhe problemet, Samuel Enoch Stumpf

Ky vëllim është i ndarë në dy pjesë: Pjesa e parë është një histori e filozofisë perëndimore, ndërsa pjesa e dytë përmban shkrime që kanë të bëjnë me problemet themelore të filozofisë. Këtu lexuesi do të gjejë literaturën origjinale të autorëve filozofë si dhe një trajtim historik të vetë autorëve e të zhvillimit të ideve të tyre.
138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000225

Botuesi: Te tjere

Arsyeja ndermjet mitit, iluminizmit e refleksionit kritik Zeneli

Vëmendja e studimit është drejtuar këtu drejt rrymave të reja bashkëkohore të mendimit filozofik e sociologjik modern. Duke lexuar punimin bindesh plotësisht për vlerat që ka studimi, si në drejtim të parashtrimit të Teorisë Kritike në tërë rrugën e zhvillimit të saj ashtu dhe në njohjen e rolit të kësaj teorie në kritikën ndaj shoqërisë ekzistuese.
115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Princi, Niccolo Machiavelli

Nuk ekziston ndonjë vepër politike apo traktat politik të jetë përdorur, cituar dhe debatuar më shumë se Princi i Nikolo Makiavelit. 
86,25 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2708

Botuesi: Plejad

Përtej së mirës dhe së keqes, Friedrich Nietzsche

Krijesat njerëzore, të trishtuara thellë, tradhëtojnë vetveten kur janë të lumtura. Ato kanë një mënyrë të veçantë për të kapur lumturinë: sikur duan ta shtypin dhe ta mbysin nga xhelozia, ah, e dinë shumë mirë se ajo do t'u ikë.
103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Qyteti antik, Fustel de Coulanges

"Qyteti antik" del nga botimi në tetor 1864. Nëntitulli i tij është "Studim mbi Kultin, të Drejtën, Institucionet e Greqisë dhe të Romës"; autori, krejt i panjohur, është profesor i ri i historisë në Universitetin e Strasburgut; qëllimi i tij: të shkruajë "historinë e një besimi.
207,00 SEK
More
Ne gjendje