"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
'Pika pa sipërfaqe' është një botues i pavarur, i konceptuar si projekt social, jofitimprurës dhe i themeluar në nëntor 2009, në Tiranë. Qëllimi ynë kryesor është botimi i veprave më të rëndësishme të letërsisë (prozë e poezi), kritikës, filozofisë dhe historisë, me vëmendje të veçantë për autorë e vepra themelore në fushat përkatëse.
Ky vëllim është përpjekja për të analizuar mendimin e Carl Schmitt-it, por edhe për të menduar dialektikisht bashkë me të, apo nisur prej tij në zhvillime virtuale tematike dhe konceptuale, duke u ballafaquar me sprovimin kritik të mendimit të tij si një domosdoshmëri teorike dhe historike.
Autori e përdor fuqinë e tij trilluese për të satirizuar dashakeqësinë, budallallëkun, racizmin e shoqërisë eduardiane të kohës, duke krijuar shpesh një atmosferë horror.
Mladen Dolar (1951-) është i njohur për kontributin e tij në fushat e filozofisë kontinentale, psikanalizës dhe estetikës. Vepra e tij karakterizohet nga një qasje ndërdisiplinore, duke qarkulluar ide nga psikanaliza, gjuhësia e filozofia.
Libri Jeto gjatë e transformoi plotësisht qasjen time ndaj plakjes. Peter Attia është ndër njerëzit më të shkëlqyer që kam takuar ndonjëherë, dhe në këtë libër ai ia ka dalë me sukses t’i përmbledhë të gjitha njohuritë e tij. Ky mund të jetë një nga librat më të rëndësishëm që ke për të lexuar ndonjëherë në jetë.
Në këtë dhe prozat e tjera të këtij vëllimi, disa fare të shkurtra, Pessoa arrin të na magjepsë me mjeshtërinë e tij për të prekur në mënyrën më të thukët e më poetike pikat kyçe të përvojës njerëzore.
Afrika ka mbetur e shkretë prej spastrimit rrënjësor, ndërsa në Europë nazistët përgatiten të hedhin bombën atomike mbi Japoni. Ndërkohë një roman i famshëm, i ndaluar në gjithë Rajhun, përshkruan një histori alternative në të cilën janë Aleatët ata që e kanë fituar luftën.
Temat e vjetra përsëriten, por jo deri në obsesion, ndërkohë që bëjnë udhë tregime historikë, fantastiko-shkencorë, fantastikë, surrealiste, auto-fiction, pa llogaritur disa forma letrare proze të shkurtër akoma më të guximshme. Saqë pyetja më me vend do të ishte:"A janë (të gjitha) tregime?"
Liberalizmi, na thotë Losurdo, ka luajtur rol vendimtar, po aq sa marksizmi, fashizmi dhe të tjera ide politike moderne me rrënjë në ideologjitë e luftës.
Në alegorinë e bestiarit të tij takojmë erotizmin, të përditshmen, të tashmen dhe një të shkuar të lavdishme. Një kopsht zoologjik surreal që kthehet në letërsi të kulluar.