"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
'Pika pa sipërfaqe' është një botues i pavarur, i konceptuar si projekt social, jofitimprurës dhe i themeluar në nëntor 2009, në Tiranë. Qëllimi ynë kryesor është botimi i veprave më të rëndësishme të letërsisë (prozë e poezi), kritikës, filozofisë dhe historisë, me vëmendje të veçantë për autorë e vepra themelore në fushat përkatëse.
Ky libër përmban katër ligjërata të mbajtura në universitetin Johns Hopkins, në Amerikë, botuar fillimisht në anglisht me titullin "Western attitudes toward death: from the Middle Ages to the present", 1974.
Është një pikëpamje e gjithëpranuar se çdo shoqëri e ka bërthamën e vet të zgjedhur, elitare, individët që kanë si mision etik e moral përmbushjen e borxhit ndaj shoqërisë: intelektualët. Ky është subjekti me të cilin merret vepra e idealistit Fichte, njërit nga kokat shtytëse të mendimit gjerman e evropian, që në veprën "Misioni i intelektualit" vatërzon...
Tek kritika e ekzistencializmit gjejmë tashmë të gjithë kritikën që Gombroëicz derdh në periudhën e fundit të jetës së vet, mbi lëvrimin e filozofisë tradicionale: sipas tij, filozofia nuk mund të jetë diçka e gjallë dhe njëkohësisht të shpjegojë jetën.
Libri "Nga diktatura në demokraci" u botua fillimisht në Bangkok në vitin 1993 nga Komiteti për Rivendosjen e Demokracisë në Burma në bashkëpunim me Khit Pyaing (Gazeta e Epokës së Re). Librit i janë atribuar suksesi i shumë revolucioneve pa dhunë në katër anët e botës, nga Indonezia në Serbi apo në vendet e botës arabe.