"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Madhështia e zbulimit të Frojdit qëndron në faktin se ai përhapi metodën e gjetjes së të vërtetës në atë sferë, në të cilën njeriu më përpara nuk e kishte një mundësi të tillë. Në këtë libër do të flas hollësisht për zbulimet më të mëdha të Frojdit.
Çfarë njeriu ish ai? Cilat ishin forcat e tij lëvizëse që e detyronin atë të vepronte, të mendonte, të ndiente në atë mënyrë që ishte karakteristike për të?
Është e natyrshme se kush ka pasur ndonjëherë rastin të interesohet në literaturë e estetëve e të psikologëve se çfarë shpjegimi mund t'i jepet thelbit të shakasë, duhet të pranojë që përpjekjet filozofike nuk e kanë prekur atë në masën që e meriton, falë rolit që luan në jetën tonë shpirtërore.
Kam më shumë se një arsye t'i kushtoj vëmendje kësaj analize të vogël, që e lashë përgjysmë dhe për të cilën i jam borxhli shokut tim të udhëtimit. Në radhë të parë, sepse në këtë rast më lejoi të ndiqja një pistë që, zakonisht, të tjerët ma kundërshtojnë.
"Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan, vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore". Kështu e përmbledh Frojdi "mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit.
Faktet që na kanë shtyrë të pranojmë sundimin e parimit të kënaqësisë në jetën psikike, gjejnë gjithashtu shprehjen e tyre në hipotezën, sipas së cilës aparati psikik ka prirje për ta mbajtur sasinë e eksitimit të pranishëm në të sa më të ulur apo të paktën konstant.
Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato. Gjuha simbolike është një gjuhë, në të cilën përvojat, ndjenjat dhe mendimet intime shprehen sikur të ishin përvoja apo ngjarje të të tjerëve. Kjo gjuhë mbështetet në një logjikë, ku kategori themelore nuk janë hapësira dhe koha, por intensiteti dhe asosiacioni.
A është vërtet dashuria art? Në qoftë se po, atëherë ajo kërkon punë dhe dijeni. Nëse ajo nuk është gjë tjetër veçse një ndjesi e këndshme, përjetimi i së cilës është diçka e rastësishme, një gjendje që e provoni po t'ju ecë fati, atëherë puna ndryshon.
T'i mohosh një populli njeriun që e nderon si më të shquarin mes bijve të vet, nuk është diçka së cilës mund t'i futesh thjesht dhe me mendjelehtësi, sidomos kur edhe vetë i përket këtij populli.
Në këtë libër janë shprehur pikëpamjet e Ana Frojdit për specifikën e psikanalizës për fëmijë dhe teknikën e saj, etapat e zhvillimit të fëmijës, tipet e psikopatologjisë fëminore, psikanaliza e fëmijërisë së hershme, problemet që lidhen me fantazitë fëminore dhe me agresionin, si dhe problemet e edukimit e të arsimimit.