"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për...
Ka kaluar një vit që kur Simon Kelleheri u nda nga jeta. Mejvi ndjek klasën e njëmbëdhjetë në Gjimnazin Bejvju. Zorr se flitet më për vdekjen e Simonit. Mirëpo shfaqet një lojë anonime: "Të Vërtetën apo Sfidën", që mban pezull gjithë nxënësit. Kushdo që nuk pranon të luajë, do të dalë zbuluar. Kur vjen rradha e Mejvit, ajo refuzon të marrë pjesë dhe bien...
Një qytet model fsheh sekrete. Sekrete që dikush do të vriste për t'i ruajtur. Eleri nuk ka qenë më parë në Eko Rixh, por ka dëgjuar gjithçka për të. është vendi ku tezja e saj u zhduk në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, për të mos u kthyer kurrë më.