"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Kur armiqësia e tyre shpërthen një natë të paharrueshme, ai propozon një zgjidhje që do ta nxjerrë nga shinat njëherë e përgjithmonë: një marrëveshje armiqsh me përfitime, me disa rregulla të thjeshta.
Nëpërmjet një serie eksperimentesh krijuese, Dejvidi u provon të rriturve se ata janë po njësoj si ai dhe telashet e tij nuk janë personale, por universale!
Tani po rrinim në trafik dhe kjo më jepte mundësi të vëzhgoja qytetin, që shfaqej si një kantier gjigant në qiell të hapur. Pallate në ndërtim gjithandej, të bukura, madje shumë të bukura, po pa asnjë lloj harmonie urbanistike...
Dhe Gaia mëson: të mos qahet, të hipë përditë në tren për të shkuar në shkollë, të lexojë libra, ta fshehë telefonin në një kuti këpucësh, të zhytet në liqen, edhe pse rrymat e tërheqin së poshtmi.
Por sfida e tij më e madhe është të luftojë dëshirën e vet për një grua të re enigmatike dhe të paparashikueshme, e cila ka mbërritur së fundmi në Angli, duke sjellë me vete një të kaluar të trazuar dhe të rrezikshme.
Truprojën e saj. Mbrojtësin e saj. Shkatërrimin e saj përfundimtar. E paparashikueshme dhe e ndaluar, dashuria e tyre mund të shkrumbojë një mbretëri të tërë... dhe t’i dënojë të dy.
Dashuria mes tyre nuk duhej të kishte ngjarë kurrë… po kur ajo lind, nxjerr në dritë sekrete që mund t’i shkatërrojnë të dy… dhe gjithçka që kanë të shtrenjtë.
Hana Uellsi, më në fund, ka gjetur dikë që e ndez. Ndërkohë që ajo ka vetëbesim në çdo fushë tjetër të jetës, ky i mungon kur bëhet fjalë për seksin dhe joshjen.
Për gjashtë vera, gjatë pasditesh të mjegullta në ujë dhe netësh të ngrohta në restorantin e familjes së tij, Persi dhe Semi kishin qenë të pandarë. Ajo miqësi u shndërrua në diçka më shumë para se të shkatërrohej në mënyrën më tronditëse.
Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë të proceseve të pavetëdijes dhe vazhdimësinë e mundshme të formave fetare, që janë shfaqur dhe rishfaqur gjatë shekujve.
Një qytet model fsheh sekrete. Sekrete që dikush do të vriste për t'i ruajtur. Eleri nuk ka qenë më parë në Eko Rixh, por ka dëgjuar gjithçka për të. është vendi ku tezja e saj u zhduk në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, për të mos u kthyer kurrë më.