"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ky libër dhe ky autor mund të konsiderohen pa frikë si vepra dhe pioneri homolog i librit tjetër klasik mbi ekonominë politike "Pasuria e kombeve" të Adam Smithit, por në fushën e financave dhe bankingut.
Ajo që ka lidhje me titullin e këtij libri, shpjegohet tek profecitë dhe kalendari i fiseve Maya, të cilët janë një popull i vjetër në Amerikën Qendrore dhe me dije të habitshme astronomike për nivelin tonë të njohurive shkencore; ky kalendar mbaron në mënyrë të pashpjegueshme në vitin 2012 dhe pikërisht më 22 dhjetor.