"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Një udhëtim i jashtëzakonshëm në historinë e artit, nga pikturat e shpellave, tek ekspresionizmi abstrakt. Çdo rrymë arti e rëndësishme shpjegohet më qartë se kurrë më parë në boshte kohore të ilustruara mjeshtërisht.
Festat janë më të bukura kur fëmijët tuaj prekin, dëgjojnë dhe ndiejnë materiale e tinguj të ndryshëm që lidhen me atmosferën festive. Si të gjithë librat e kësaj serie, edhe ky libër i mëson fëmijët ndërsa argëtohen.
Në 5 librat e mrekullueshëm: "Kutiza e rrëfenjave për vajzat bukuroshe", do të zbulosh historitë fantastike të heroinave të tua të preferuara. Princeshat, sirenat, zanat dhe kërcimtaret nuk do të të mbajnë asnjë të fshehtë.
Atë mund ta përdorin të gjithë fëmijët e adoleshentët që duan të njohin gjithçka mbi pjesët dhe funksionimin e trupit të njeriut, që u pëlqen mjekësia dhe që u nevojitet për të sqaruar si duhet e për të ilustruar tema të ndryshme mësimore në lëndë, si: dituria e natyrës, biologjia, anatomia etj.
A ka vetëm një Zot? Pse duhet të vuajnë njerëzit? Çfarë ndodh mbasi vdesim? Miliarda njerëz në mbarë botën e gjejnë kuptimin e jetës te feja, por cilat janë idetë që i mbështesin këto besime dhe si janë zhvilluar ato?
A jemi ndryshe nga të tjerët... apo u përshtatemi atyre? Pse kujtojmë dhe pse harrojmë? Si mund ta matim inteligjencën? Këto pyetje e të tjera syresh janë thelbi i punës së mendimtarëve dhe studiuesve më të mëdhenj në botë në fushën magjepsëse të psikologjisë.
A mund të zhduken ndonjëherë ndasitë klasore? Çfarë i shtyn njerëzit në botën e krimit? Si i ka ndryshuar interneti marrëdhëniet tona? Përgjatë historisë, njerëzit kanë bërë pyetje të mëdha për organizimin e shoqërive, kurse sociologët kanë dhënë zgjidhje, të cilat vazhdojnë ta formësojnë botën.
Si mund të krijoni një markë të suksesshme? Si mund të bëheni udhëheqës biznesi? Pse disa firma falimentojnë, ndërkohë që të tjera lulëzojnë? Gjatë gjithë historisë, mendimtarët e biznesit kanë dhënë ide dhe zgjidhje që kanë ndihmuar në zhvillimin e biznesit e të tregtisë.
Doni të çuditeni, të shtangeni e të mbeteni pa fjalë? Dëshironi të mësoni të fshehtat e magjistarëve të mëdhenj të kohëve të shkuara? Doni të kuptoni të vërtetën që fshihet pas iluzioneve më të famshme në botë?
Që të jesh agjent i shquar i botës së spiunazhit ndërkombëtar, duhet që guximi dhe zgjuarsia të jenë aleatët e tij më të ngushtë. Duhet të jesh i zoti të zbërthesh mesazhe të klasifikuara, të dish të thurësh histori të besueshme, të maskohesh si askush tjetër, si dhe të depërtosh në operacionet më të kontrolluara prej armiqve të tij.
Piramidat më kujtuan çka kisha ndërmend të zbuloja në Egjipt: varre të pluhurosura, faltore të stolisura, thesare prej ari dhe mumje të çuditshme ende të pazhvarrosura. Por, në të vërtetë, kam shkelur në këtë vend të zbuloj shumë më tepër.
Kemi dëgjuar rrëfime për një ishull, ku ka ende dinozaurë që kullosin të lirë; relike të gjalla të një bote parahistorike. A thua të jetë e vërtetë legjenda? Tani do të ndërmarrim udhëtimin për të zbuluar se çfarë mrekullish do të na shohin sytë. A do të kthehemi vallë shëndoshë e mirë në shtëpi?