"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Lista e librave të autorit ose përkthyesit John Ruskin
John Ruskin, (1819-1900) është mendimtari që konsiderohet si themeluesi i kritikës së artit. Një figurë me shumë ndikim, ai konsiderohet se ka frymëzuar njerëz të shumtë, përfshirë Mahatma Ghandin dhe Leon Tolstoin. Ai është më së shumti i njohur si kritik dhe patron arti, por ishte gjithashtu një polimath, mësues, gjeolog i respektuar dhe aktivist për ndryshime shoqërore dhe politike.
Autori i këtij libri, John Ruskin, (1819-1900_ është mendimtari që konsiderohet si themeluesi i kritikës së artit. Një figurë me shumë ndiki, ai konsiderohet se ka frymëzuar njerëz të shumtë, përfshirë Mahatma Ghandin dhe Leon Tolstoin. Ai është më së shumti i njohur si kritik dhe patron arti, por ishte gjithashtu një polimath, mësues, gjeolog i...