Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur

Lista e librave të botuesit Skanderbeg Books

Skanderbeg Books
Filtrat aktiv

Botuesi: Skanderbeg Books

Sërish dashuri, Doris Lessing

Sara Durham, një shkrimtare gjashtëdhjetë e pesë vjeçare që jeton në Londër, tashmë prej vitesh një grua e ve dhe nënë fëmijësh të rritur, është duke përgatitur me ekipin e saj të teatrit një dramë të re, të bazuar në ditarët dhe jetën e Xhuli Varion – një artisteje franzeze e fillimit të shekullit, e cila ka jetuar në Martinike, muzika, pikturat dhejeta...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K4R2

Botuesi: Skanderbeg Books

Sëmundje dashurie, Ian McEwan

Në një ditë pranvere me erë, jeta e qetë e rrëfimtarit shkencor, Xhoi Rouz, tronditet kur ai bëhet dëshmitar i një aksidenti tragjik: një ballon me ajër të nxehtë rrëzohet nga era e fortë. Në përpjekjet për të shpëtuar djaloshin e rrezikuar në bordin e tij, një burrë vritet.
800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2336

Botuesi: Skanderbeg Books

Robi i manive, Timo Flloko

Orët e gjata vonë përcjell,Gjumin mposht në rrekje,Mbahu, them, do flesh pa fund,Gjumi është vdekje...! Sa herë ndodh të më mashtrojë,Tinëzisht, si t'ish dehje,I tromaksur ngrihem në çart,Gjumi është vdekje...! Kur më merr, më vë poshtë,Më përhumb në prehje,Nëpë ëndrra druaj, mosZgjimi është vdekje...!
700 Lekë
More
In Stock

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.
1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Purity, Jonathan Franzen

Pipi, emri me të cilin thirret Purity Tyler, një vajzë e re në krye të të njëzetave të saj, punon si shitëse telefonash dhe po përpiqet fort që të paguajë kredinë e majme që ka marrë për të kryer studimet e saj universitare.
1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Procesi: 3k/1988, Arbër Ahmetaj

Jemi në Tiranën e fund viteve ‘80. Një student burgoset. Këtu zë fill një rrëfim tronditës, me një ngjitje mahnitëse deri në mbyllje të librit. Hija e ankthit bie edhe mbi rrethin e miqve të tij. Shpresat fiken.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000599

Botuesi: Skanderbeg Books

Prill ne Paris, Michael Wallner

Rreshteri i ushtrisë gjermane, Roti, vendoset në Pars në shërbim të forcave naziste. Gjatë ditës ai është i pranishëm në seancat e torturave ndaj antarëve të Rezistencës antinaziste, por në mbrëmje ai shndërrohet në zoti Antuan, që ndryshon veshje dhe sjellje dhe endet nëpër Parisin e mrekullueshëm, por të pushtuar prej bashkëkombësve të tij.
600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Pnini, Vladimir Nabokov

Pnini është një kryevepër letrare, si e gjithë vepra e Vladimir Nabokovit, këtij mjeshtri të fjalës, gati i pashoq në historinë e letërsisë botërore. Pnini është një skicë e thuktë e plot ironi mbi metamorfozën e njeriut mes kulturave, ku personazhit kryesor të tij, Profesor Pninit i duhet të bëjë kapërcimin nga Rusia cariste në Amerikë.
900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001581

Botuesi: Skanderbeg Books

Platforma, Michel Houellebecq

Michel, një nëpunës i administratës shtetërore franceze, vendos të marrë një udhëtim të zakonshëm pushimesh në Tailandë. Në këtë rastësi të tij, ai do të gjendet, herë si spektator, e herë si aktor, në rrjetin e turizmit seksual botëror.
900 Lekë
More
Ka mbaruar