"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ky libër me shkrime nga më të ndryshmet dhe që hyn në zhanrin e publicistikës trajton jo vetëm tema shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare, kryesisht europiane.
Ngjarjet e romanit vërtiten në një repart të uzinës Traktori. Nën melodinë e një kitare përzihen në verën e nxehtë të vitit 1983 flokët e gjata të personazhit kryesor, moda e huaj e të rinjve të tjerë, hallet e një sekretari partie, shoqëria e Romeos dhe Kujtimit, probleme fejese, dega e brendshme, halle uzine, tema filozofike, dashuri platonike, etj.
Ky libër i shkruar në vitet 2005 – 2006 analizon Biblën dhe Kuranin, duke dalluar në to qartë dorën dhe mendjen njerëzore. Analiza e Biblës tregon qartë gjuhën simbolike të saj dhe ato që quhen "kodet e fshehura" të saj.