"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ngjarjet e romanit vërtiten në një repart të uzinës Traktori. Nën melodinë e një kitare përzihen në verën e nxehtë të vitit 1983 flokët e gjata të personazhit kryesor, moda e huaj e të rinjve të tjerë, hallet e një sekretari partie, shoqëria e Romeos dhe Kujtimit, probleme fejese, dega e brendshme, halle uzine, tema filozofike, dashuri platonike, etj.
Merita në këto dy libra qëndron edhe se, nëse lexuesi mund të nisë e të lodhet nga analiza e fjalëve të vjetra, ai gjen herë-herë midis kapitujve të pandarë disa analiza etimologjike mbi emra dhe toponime të njohura, të cilat e çlodhin atë.
Në këtë temë të njohur autori nis afërsisht njëlloj siç nisnin edhe librat tonë të shkollës mbi këtë problem. Dhe duket se ai nuk pretendon të sjellë këtu ndonjë gjë të re, apo ndonjë gjë të madhe. Mirëpo ai sjell në evolucionin gjuhësor mjaft fakte të reja, duke nxitur fantazinë e kujtdo për më tej në drejtim të evol