"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Në këtë roman, historia bëhet njësh me shpirtin, rrjedh me gjakun dhe shpërthen në konfliktet, belbëzon me foshnjet, gurgullon me dashuritë, ngryset me luftrat dhe agon me dasmat.
Homo dramatikusi i Kasëm Trebeshinës përjeton rënie në nivelet më të ulëta të nënshtrimit dhe të prostituimit fizik e shpirtëror, por edhe ngritje në nivelet më sublime të heroit me guxim mbinjerëzor kur e mund frikën nga vdekja, që ishte instrument efikas i terrorit në kohën e diktaturës.
Novela "Fshati mbi shtatë kodrina" është ndoshta më e ngulitura në traditën shqiptare, sidomos të rrëfimit popullor. Njëkohësisht ajo është e mbarsur me elementin e absurdit dhe të dyshimit të vazhdueshëm mbi të vërtetat e botës "reale". Në letërsinë tonë të shkruar ky lloj konceptimi, që autori e quan "realizëm simbolik".