"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Thesar në një ishull?! Po kush mund ta ruante atje dhe pse?! Fëmijët dyshojnë edhe për më të afërmit, por më pas mbeten të rrethuar nga të papritura, frika dhe pasoja të pakëndshme. Vështirësitë që kapërcejnë fëmijët për zbulimin e falsifikatorëve të thesarit të fshehur në ishull përshkruhen mjaft mirë në këtë libër.
Tre hetuesit e vegjël shkojnë për të pushuar tek xhaxhai i Dinkut.Një gur smerald shumë i kushtueshëm në xhaguar rezulton që të jetë fals. Po kush dhe si e vodhën smeraldin origjinal. Dyshohet për xhaxhanë e Dinkut. Hetuesit e vegjël fillojnë nga puna dhe zbulojnë të vërtetën.
Hetuesit e vegjël janë me pushime tek gjyshja në Florida. Njerëzit atje flasin për një thesar floriri në fund të detit.Sipas tyre, thesari ka mbetur aty pas mbytjes së një anije piratësh. Të tre shokët nuk u besojnë fjalëve, por nisin punën për të vërtetur ekzistencën e atij thesari dhe ja dalin mbanë.
Seria “Hetuesit e Vegjël” do t’i përfshijë lexuesit në një vorbull misteresh të larmishme dhe koklavitëse me të cilat do të përballen tre hetuesit e vëgjël: Joshi, Dinku dhe Roza. Të tre fëmijët do të bashkëpunojnë gjithnjë bashkë për të zgjidhur këto mistere dhe gjithnjë do të na habisin me përkushtimin, vendosmëri
Dinku, Joshi e Roza bënë një shëtitje në muze. Atje vizituan një varr egjiptian me shumë stoli dhe ar. Por... një mumje të muzeut e vodhën pikërisht në momentin kur ata ishin aty. Hajdutët me maska nuk i njohu askush!
Dinku, Joshi e Roza janë mysafirë në kështjellën e shkrimtares së famshme të librave të verdhë, Uollis Uallas. Nga bodrumet dëgjohen britma të çuditshme. Do të jetë e vërtetë që në kështjellë banon një fantazmë?!
Joshësja Edit Lejvëri, bija e vetme e një llogaritari të klasës së mesme, e hedh prapa krahëve punën e saj të mërzitshme në një agjensi pronash të paluajtshme në Çelsi, kur arrin të shtjerë në dorë një prej beqarëve më të lakmuar të atyre kohëve: Çarlsin, kontin Brauton, trashëgimtarin e vetëm të markezës së Akfildit.
Një natë të ngrohtë vere, katër fëmijë u gjendën përpara derës së një dyqani buke. Askush nuk i njihte. Askush nuk dinte se nga vinin. Henri, Xhesi, Violeta dhe Beni banuan për pak kohë të vetëm në një vagon treni. Tani, ata jetojnë me gjyshin e tyre në një shtëpi të bukur dhe ndihmojnë në sistemimin e një biblioteke të vjetër, që bashkia kishte vendosur...
"Si ka mundësi që s'të kam vënë re më parë?" Papritur, në lagjen ku banon Hana, fillojnë të ndodhin gjëra të çuditshme. Që kur një djalë i panjohur më parë u vendos me familjen e tij në shtëpinë ngjitur. Po, kur erdhi? A s'ishte e zbrazur shtëpia një natë më parë? Pse vazhdon të duket e braktisur?
"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.