• Banner

Vepra e Kadaresë
vepra e plote e shkrimtarit ismail kadare

Vepra e Kadaresë

Ky korpus i veprës së plotë të Ismail Kadaresë është i katërti që sheh dritën e botimit. Përmbledhja e parë prej dhjetë vëllimesh u botua më 1980 në Prishtinë. E dyta, në Tiranë, më 1981, në dymbëdhjetë vëllime. Botimi francez në vitet 1994-2004, gjithashtu në dymbëdhjetë vëllime, ka qenë në dy gjuhë, frëngjisht dhe shqip. Opusi i tanishëm, që i paraqitet publikut shqiptar në njëzet vëllime, është, pa dyshim, më i ploti. Duke lënë jashtë vetëm një pjesë të papërfillshme të krijimtarisë, kryesisht  shkrime Të rinisë së hershme dhe disa herë krijime që, sipas gjykimit të autorit, nuk plotësojnë kriteret e duhura artistike, ky botim e jep veprën e Kadaresë në përmasën integrale të saj. Si botim testamentor, nën kujdesin e vetë autorit, ky korpus do të jetë referencial për të gjitha ribotimet e mëvonshme në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera të botës. Si letërsi e krijuar, në pjesën më të madhe të saj, në një hapësirë dhe kohë problematike, ajo mban gjurmët dhe shenjat e tyre, të cilat nuk prekin as thelbin e as artin e saj. Të gjitha veprat e kësaj përmbledhjeje janë pajisur me një aparat shoqërues dhe përcillen nga parathënie autorësh nga Shqipëria, Kosova dhe gjithë bota shqiptare, si edhe nga kritikë e analistë të huaj.
Filtrat aktiv

Botuesi: UEGEN

Bungalow, Danielle Steel

Lexuesit besnikë të Danielle Steel do të mrekullohen me historinë e këtij libri – një grua e një nënë e dedikuar përballë aventurave dehëse të jetës hollivudiane.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Enciklopedi Kadareane 1, Bashkim Kuçuku, Jorina Kryeziu (Shkreta)

Vepra e Kadaresë, në letërsinë shqipe, është më e pasura, njëherësh, dhe më e larmishmja e shekullit XX, emblemë e identitetit dhe e origjinalizmit të saj në botë. Edhe kritikat e studimet në gjuhët e tjera, prej kohësh dhe në vazhdim, e cilësojnë ndër të mëdhatë, parësore, një nga përfaqësueset e letërsisë europiane të shekullit XX, mbështetur nga...

Çmimi 5 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kohë për rrëfim: dialog me Alda Bardhylin, Ismail Kadare

Në këtë libër Kadareja flet shumë haptazi me Alda Bardhylin për marrëdhënien e tij komplekse dhe të rrezikshme me klanin Hoxha dhe sidomos me diktatorin Enver. Ai diskuton edhe mbi përpjekjet për t’u arratisur, mbi periudhën si deputet dhe shpresat e tij pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1990. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kur sunduesit grinden, Ismail Kadare

Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Mosmarrëveshja, Ismail Kadare

Si veteran i gjymtuar pas prerjes, që u përmend në krye të kësaj sprove, ai himn do të avitej me drojë te sheshi i kombeve, përballë himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiler-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për t'i dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Vepra poetike në një vëllim, Ismail Kadare

Janë përfshirë poezi të shkruara mbi 60 vjet më parë duke u mbyllur me poemën "Tirana në dimër', 2005. Veç përzgjedhjes nga librat e njohur si: "Ëndërrimet" 1957, "Lirika", botuar rusisht, Moskë 1961, "Shekulli im", "Përse mendohen këto male", "Motive me diell", "Koha", "Ftesë në studio" janë përfshirë dhe poezi të panjohura, nxjerrë nga arkivi privat i...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kushëriri i engjëjve, Ismail Kadare

Sprova "Kushëriri i engjëjve" është shkruar në Marbella të Spanjës më 1991. "Kushëriri i engjëjve" përbën pjesën e parë të një libri botuar nga Qendra e Baletit Europian, kushtuar balerinit dhe koreografit të madhe francez me zanafillë shqiptare, Angjelin Preljocaj. Gjysma e dytë e librit përbëhet nga dialogu midis Preljocajt dhe Roman Polanskit, kineast...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kamarja e turpit, Ismail Kadare

Po ta shikojmë si tërësi "Kamaren e turpit", lehtë do të bindemi se fund e krye përshkohet nga një atmosferë e pastër tragjike, e cila ushqehet në mënyrë sistematike nga mekanizmat që i përcakton fuqia e pushtetit totalitar.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dosja H, Ismail Kadare

"Dosja H." u botua së pari në revistën "Nëntori" më 1981. Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje