• Banner

List of products by supplier John Steinbeck

I lindur në Salinas, Kaliforni, më 1902, JOHN STEINBECK u rrit në një luginë bujqësore pjellore rreth 25 milje nga Brigjet e Paqësorit - dhe si lugina ashtu edhe bregu i shërbyen si mjedis për disa nga veprat e tija më të mira letrare.

Më 1919 ai shkoi në Universitetin e Stenfordit ku me ndërprerje ai u regjistrua në kurse të letërsisë dhe të shkrimit deri sa iku më 1925 pa marrë një diplomë. Gjatë pesë viteve që pasuan ai e ushqeu veten si punëtor dhe gazetar në Nju Jork, pastaj si kujdestar në pronën e Liqenit Tahohe, ndërsa punoi gjatë të gjithë kësaj kohe për romanin e tij të parë Cup of Gold (1929).

Pasi u martua dhe u zhvendos në Pasifik Grove, ai publikoi dy romane kaliforniane The Pastures of Heaven (Kullotat e Parajsës) (1932) dhe To a God Unknown (Për një Zot të Panjohur) (1933), si dhe punoi për tregime të shkurtra më vonë të botuara në koleksionin The Long Valley (Lugina e Gjatë) (1938).

Suksesi popullor dhe siguria ekonomike erdhën vetëm me Tortilla Flat (Lagjja e Tortiljave) (1935), një roman mbi jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm në qytetin e Monterreit. (Lexo më shumë).

Një eksperimentues i ethshëm përgjatë të gjithë karrierës së tij, Steinbeck ndryshoi drejtim vazhdimisht. Tri novela të fuqishme të fundit të viteve '30 përqendrohen te klasa punëtore e Kalifornisë: In Dubious Battle (Në Betejë të Dyshimtë) (1936), Of Mice and Men (Për Minjtë dhe Njerëzit) (1937), dhe libri që konsiderohet nga shumë si kryevepra e tij The Grapes of Wrath (Vilet e Zemërimit) (1939).

Herët në vitet 1940, Steinbeck u bë një regjisor me filmin The Forgotten Village (Fshati i Harruar) (1941) si dhe një student serioz i biologjisë detare me Sea of Cortez (Deti Kortez). Ai ia përkushtoi shërbimet e tij luftës, duke shkruar Bombs Away (Bombat Larg) (1942) dhe dramën e shkurtër kontroverse The Moon Is Down (Hëna është rrëzuar) (1942). Veprat Cannery Row (Rruga e Konservave) (1954), Wayward Bus (Autobuzi kokëfortë) (1947), The Pearl (Perla) (1947), A Russian Journal (Një kronikë ruse) (1948), një dramë tjetër eksperimentale Burning Bright (Ndezur flakë) (1950), dhe The Log from the Sea of Cortez (Shënime nga Deti i Kortezit) (1951) i paraprinë publikimit të monumentales East of Eden (Në Lindje të Edenit) (1952), një sagë ambicioze e Luginës Salinas dhe historisë së familjes së tij.

Dekadat e fundit të jetës së tij ai i kaloi në Nju Jork dhe Sah Harbur me gruan e tij të tretë, me të cilën udhëtoi gjerë e gjatë. Libra të mëvonë përfshijën Sweet Thursday (E Enjte e ëmbël) (1954) The Short Rein of Pippin IV: A Fabrication (Sundimi i shkurtër i Pininit IV: Një trill) (1957), Once There Was a War (Dikur ndodhi një luftë) (1958), The Winter of Our Discontent (Dimri i Pakënaqësisë Sonë) (1961), Travels With Charley in Search of America (Udhëtime me Çarlin në Kërkim të Amerikës) (1962), America and Americans (Amerika dhe Amerikanët) (1966), dhe libri i botuar pas vdekjes Journal of a Novel: The East of Eden Letters (Kronika e një Romani: Letra nga Lindja e Edenit) (1969), Viva Zapata! (1975), The Acts of King Arthur and His Noble Knights (Heroizmat e Mbretit Artur dhe Kalorësve të tij fisnikë) (1976), dhe Working Days: The Journal of The Grapes of Wrath (Ditë Pune: Kronika e Vileve të Zemërimit) (1989).

Ai vdiq më 1968, pasi fitoi çmimin Nobel më 1962.

Active filters

Publisher: Living

Në lindje të Edenit, John Steinbeck

Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i Zanafillës. Në ditarin e tij, Steinbeck e ka cilësuar librin "Në lindje të Edenit" si librin e tij të parë dhe është e vërtetë që ky libër mbart fuqinë fillestare dhe thjeshtësinë e një miti.

Price £12.75
More
In stock

Reference: SKU001235

Publisher: Kokona

Margaritari, John Steinbeck

Në qytet tregojnë historinë e margaritarit të madh, se si e gjetën dhe si e humbën pastaj. Tregojnë për Kinon, peshkatarin dhe për të shoqen, Huanën, dhe për foshnjën e tyre, Kojotiton. Kjo histori është ngulur në mendjen e secilit ngaqë është treguar shumë herë.  

Price £4.25
More
Last items in stock

Publisher: Ideart

Njerëz dhe minj, John Steinbeck

Me këtë parabolë përkushtimi, vetmie, shprese dhe humbjeje, John Stainbeck krijoi portretet e fuqishme të dy burrave që rropaten të kuptojnë vendin e tyre unik në botë. Duke u mbërthyer te njëri-tjetri, në vetminë, mbylljen në guackë dhe armiqësinë ndaj ambientit rrethues, Xhorxhi dhe shoku i tij mendjelehtë, Leni, ëndërrojnë siç bëjnë bredharakët, për...

Price £4.25
More
Out-of-Stock

Lagjja Tortila Flet, Xhon Shtajnbek

Një nga romanet më të hershme të shkrimtarit amerikan John Steinbeck (shqipëruar (Shtajnbek), përshkruan jetën dhe aventurat e një grupi shokësh që jetonin në Monterrei, Kaliforni.

Price £4.25
More
Last items in stock