23 Janar, 2020

johnsteinbeck #tortillaflat

Botim i vitit 1992 me shqipërimin e Ramazan Hysës.

Kjo është historia e Denit, e shokëve të tij dhe e shtëpisë së Denit. Është një histori që tregon se si këta tre elementë u shkrinë dhe u bënë një, kështu që, kur flitet për Tortila Flet, për shtëpinë e Denit, nuk është fjala për bina prej druri të lyer me një dorë gëlqere të vjetër… Historia bën fjalë për kuturisjet e miqve të Denit, për të mirat që bënë, për mendimet e tyre dhe për përpjekjet e tyre…
Në Monterej, në këtë qytet të vjetër në brigjet e Kalifornisë, këto gjëra njihen mirë, njerëzit i tregojnë vazhdimisht, disa herë madje të përpunuara… Kështu, pra, kur Deni ishte njëzet e pesë vjeç, u shpall lufta me Gjermaninë…
Deni përfundoi në Teksas dhe u mor me stërvitjen e mushkave për tërë kohën që vazhdoi lufta. Piloni zuri marshimin për në shtetin e Oregonit me këmbësorinë, ndërsa Xhoi, siç do të sqarohet më pas, përfundoi në burg.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>