Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL630 ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,350 ALL1,500
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL900 ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
Barnes, Atwood, Ishiguro
  • Barnes, Atwood, Ishiguro

Barnes, Atwood, Ishiguro

Në këtë paketë ju ofrojmë librat E vetmja histori, Julian Barnes, Oriksi dhe Krejku, Margaret Atwood dhe Dritë e zbehtë mbi kodra, Kazuo Ishiguro. Librat kanë çmim kopertine prej 3600 lekë, mund t’i përfitoni për 2900 lekë.

ALL3,600
ALL3,240 Save 10%
Quantity
In stock

Description

E vetmja histori

Një verë, në vitet ’60, në një lagje të pasur në periferi të Londrës, nëntëmbëdhjetëvjeçari Pol kthehet në shtëpi nga universiteti dhe nxitet nga mamaja të anëtarësohet te klubi i tenisit. Atje ai luan në partneritet me Suzan Macleod, dyzet e tetë vjeç, me vetëbesim, me humor dhe e martuar me dy vajza thuajse të rritura.

Dekada më vonë, Poli sheh pas në kohë se si ata ranë në dashuri dhe se si, gradualisht, por pa ndërprerje, çdo gjë u bë copash. Ndërsa kthen dhe rikthen historinë e tij në mendje, duke e ekzaminuar atë nga këndvështrime të ndryshme, ai e gjen veten të përballur me kontradikta dhe me rrëshqitjet e vetë memories së tij, si dhe mënyrave se si narrativa dhe jeta ndikojnë njëra-tjetrën. Prekës, i gjallë dhe i thellë, E vetmja histori është një roman mbi memorien, përkushtimin dhe mënyrën se si dashuria e parë e përcakton një jetë përgjithmonë.

Oriksi dhe Krejku

"Oriksi dhe Krejku" është njëkohëisht një histori e paharrueshme dashurie dhe një vizion rrëmbyes i së ardhmes, në një botë postapokaliptilke. Njeriu i Dëborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhé. Ai vajton për humbjen e shokut të tij të ngushtë, Krejkut, dhe të Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilën ishin të dashuruar që të dy. Në kërkim të përgjigjeve, Njeriu i Dëborës ndërmerr një udhëtim - me ndihmën e Krejkërve, fëmijëve sygjelbër të krijuar nga mendja brilante dhe e përbindshme e Krejkut - përmes natyrës së harlisur, që jo shumë kohë më parë pat qenë një qytet i madh, deri kur korporata të fuqishme e shpunë njerëzimin drejt një udhe të pakontrollueshme mutacionesh gjenetike.

Dritë e zbehtë mbi kodra

Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua  japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e  dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E  angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri  në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë e të mbijetuarve, piqej e rritej shtatzënia e saj e trazuar.

 Ishte vera e miqësisë së saj  të shkurtër dhe enigmatike me Sashikon, fqinjën e saj, dhe koha kur u njoh  me të bijën e Sashikos, Marikon, një vogëlushe tejet të traumatizuar. Si një Madam Butterfly, Sashiko pret një dashuri, një nisje që nuk do të mbërrijë kurrë, teksa e bija zhytet në ankthin e kujtimeve tepër të vrazhda. Përvojat jetësore të dy grave rendin paralelisht me njëra-tjetrën dhe shkrihen  njësh, pa e kuptuar se ku mbaron njëra dhe ku fillon tjetra, përmes kujtesës,  që s’mund t’i zësh besë, të Etsukos.

Product Details
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
16 other products in the same category:

Byung-Chul, Woolf, Orwell dhe Musil

Në këtë paketë ofrojmë katër libra me ese: Shoqëria e sfilitur, Byung-Chul, Një dhomë më vete, Virginia Woolf, Luani dhe njëbrirëshi dhe ese të tjera, George Orwell dhe Mbi budallallëkun, Robert Musil. Të katër librat kushtojnë zakonisht 2750 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Për më...
ALL2,475 ALL2,750
More
In stock

Tre libra të George Orwell, për 1900 lekë

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë, kanë çmim kopertine 2600 lekë. Ofrohen vetëm gjatë panairit të librit për 1900 lekë. Posta falas brenda Shqipërisë. 
ALL2,340 ALL2,600
More
In stock

Puzo, Christie, Sciascia

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Kumbari, Mario Puzo, Funeralet janë të rrezikshme, Agatha Christie dhe Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia. Librat kanë çmim kopertine prej 3000 lekë, mund t’i përfitoni për 2400 lekë
ALL2,700 ALL3,000
More
In stock

Orwell, Atwood, Projekti

Në këtë paketë ju ofrojmë librat 1984, George Orwell, Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia, autorë të ndryshëm dhe Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood. Librat kanë çmim kopertine prej 3400 lekë, mund t’i përfitoni për 2400 lekë.
ALL3,060 ALL3,400
More
In stock

Barnes dhe Flaubert

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Papagalli i Floberit, Julian Barnes dhe Zonja Bovari dhe Tre rrëfime, Gustave Flaubert. Librat kanë çmim kopertine prej 2500 lekë, mund t’i përfitoni për 1800 lekë.
ALL2,250 ALL2,500
More
In stock

Tesson, Barnes, Tolstoi, Machiavelli

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Pantera e dëborës, Sylvain Tesson, Papagalli i Floberit, Julian Barnes, Rrëfimi, Leon Tolstoi dhe Mbi komplotet dhe ese të tjera, Niccolò Machiavelli. Librat kanë çmim kopertine prej 3200 lekë, mund t’i përfitoni për 2500 lekë.
ALL2,880 ALL3,200
More
In stock

Tre libra të George Orwell

Në këtë paketë ju ofrojmë tre librat e autorit, George Orwell: I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Ferma e Kafshëve, dhe 1984. Librat kanë çmim kopertine prej 2500 lekë, mund t’i përfitoni me 20% ulje.
ALL2,250 ALL2,500
More
In stock

Dy librat më të kërkuar të panairit

Libri me tregime Më përfytyrohesh dhe libri autobiografik Shtëpia te Selvia nga Anisa Markarian ishin dy titujt më të kërkuar nga lexuesit në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë. Këto libra mund t’i porosisni bashkë në ofertë edhe në ditët pas panairit.
ALL1,920 ALL2,400
More
In stock

Barnes, Beckett dhe Besserie

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Papagalli i Floberit, Julian Barnes, Duke pritur Godonë, Samuel Beckett dhe Koha e tretë, Maylis Besserie. Librat kanë çmim kopertine prej 2300 lekë, mund t’i përfitoni për 1640 lekë.
ALL2,070 ALL2,300
More
In stock

Katër gjenerata shkrimtaresh, ofertat e panairit

Në këtë paketë ofrojmë katër libra me autore gra, të përzgjedhura për cilësinë dhe për ndikimin që kanë pasur në historinë e botës: 1. Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir, me shqipërimin e professor Edmond Tupja; 2. Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood ; 3. Një dhomë më vete, Virginia Woolf ; 4. Koha e tretë, Maylis Besserie. Të katërta...
ALL2,610 ALL2,900
More
Last items in stock

Orwell dhe Puzo

Në këtë paketë ju ofrojmë librat 1984, George Orwell dhe Kumbari, Mario Puzo. Librat kanë çmim kopertine prej 2200 lekë, mund t’i përfitoni për 1760 lekë.
ALL1,980 ALL2,200
More
In stock

Letërsia franceze! Ernaux, Besserie, Vigan

Në këtë paketë ofrojmë katër romane nga letërsia franceze: Vendi i babait, Annie Ernaux, Pasion i thjeshtë, Annie Ernaux, Koha e tretë, Maylis Besserie dhe Djemtë e pashëm, Delphine Vigan. Të katër librat kushtojnë zakonisht 2700 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Për më shumë oferta...
ALL2,430 ALL2,700
More
In stock