Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL630 ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL945 ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL900 ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
Barnes, Beckett dhe Besserie
  • Barnes, Beckett dhe Besserie

Barnes, Beckett dhe Besserie

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Papagalli i Floberit, Julian Barnes, Duke pritur Godonë, Samuel Beckett dhe Koha e tretë, Maylis Besserie. Librat kanë çmim kopertine prej 2300 lekë, mund t’i përfitoni për 1640 lekë.

ALL2,300
ALL2,070 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Papagalli i Floberit

Konsideruar si kryevepra postmoderniste e Julian Barnes, romani Papagalli i Floberit sfidon kufijtë ndarës mes poezisë dhe filozofisë, mes historisë dhe letërsisë, mes librit dhe jetës, duke shërbyer si ushqim shpirtëror dhe pasuri kulturore.

Botuar fillimisht në vitin 1984, romani rrëfen kërkimin e studiuesit amator Geoffrey Braithwaite mbi disa elementë të jetës së gjeniut francez Gustave Flaubert dhe përballjet e tij me hilet e historisë dhe të kujtesës, disa prej të cilave janë kurthe të thurrur nga vetë Floberi për pasvdekjen.
Ndërsa gjurmon jetën e Floberit, personazhi përballet me disa sekrete të zymta nga e shkuara e vet familjare dhe me rrugëtimin në kërkim të paqes shpirtërore.

Duke pritur Godonë


Dy pjesë teatrale nga më të njohurat e autorit të famshëm irlandez, fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1969, të cilat i jepen në dorë lexuesit shqiptar me përkthim nga frëngjishtja të Mirela Kumbaros e Anton Paplekës. Samuel Beckett është një nga shkrimtarët me ndikimin më të madh në letërsinë e shekullit XX dhe vërehet si i pari i postmodernistëve e si një nga themeluesit e "teatrit absurd". Irlandez që jetoi thuajse gjithë kohën në Paris, Samuel Beckett shkroi si në anglisht ashtu dhe në frëngjisht. Duke pritur Godonë është titulli i tij më i famshëm, që ka zënë vend tashmë prej disa dekadash në libraritë e gjithë botës e që vihet në skenë kudo në teatrot anembanë saj.

Koha e tretë


Në rrugën Rémy-Dumoncel, në lagjen katërmbëdhjetë në Paris, ndodhet një ndërtesë e bardhë,– një shtëpi për të moshuar, e pagëzuar “Koha e tretë”. Në mes të oborrit, një pemë e vetmuar. Ndër banorët, një thatim i gjatë, me fytyrë të zymtë, por me sy ende shpuzë, luan me kujtimet e tij, ku ndërthuren dy gjuhët, anglishtja e vendlindjes, Irlandës, dhe frëngjishtja e mërgimit letrar. Ky zotëri i moshuar quhet Samuel Beckett.

Ky roman i parë na shpalos një Beckett befasues, që pret fundin, i shndërruar në një farë mënyre në një nga personazhet e tij. Shohim të parakalojnë episode që kanë shënjuar ekzistencën e tij, por gjithashtu jetën e përditshme në “Koha e tretë”, ku Beckett ka jetuar vërtet. Pushtohemi nga një emocion që rritet, ndërsa romani shoqëron irlandezin e shquar drejt heshtjes së tij të fundit.

Product Details
16 other products in the same category:

Puzo, Christie, Sciascia

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Kumbari, Mario Puzo, Funeralet janë të rrezikshme, Agatha Christie dhe Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia. Librat kanë çmim kopertine prej 3000 lekë, mund t’i përfitoni për 2400 lekë
ALL2,700 ALL3,000
More
In stock

Barnes, Musso, Lispector

Në këtë paketë ju ofrojmë librat E vetmja histori, Julian Barnes, E panjohura e Senës, Guillaume Musso dhe Një frymëmarrje jete, Pasioni sipas G. H., Clarice Lispector. Librat kanë çmim kopertine prej 3000 lekë, mund t’i përfitoni për 2500 lekë.
ALL2,700 ALL3,000
More
In stock

Letërsia franceze! Ernaux, Besserie, Vigan

Në këtë paketë ofrojmë katër romane nga letërsia franceze: Vendi i babait, Annie Ernaux, Pasion i thjeshtë, Annie Ernaux, Koha e tretë, Maylis Besserie dhe Djemtë e pashëm, Delphine Vigan. Të katër librat kushtojnë zakonisht 2700 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Për më shumë oferta...
ALL2,430 ALL2,700
More
In stock

Woolf, Dazai, Orwell dhe Barnes

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Një dhomë më vete, Virginia Woolf, Dielli që perëndon, Osamu Dazai, Ferma e Kafshëve, George Orwell dhe Zhurma e Kohës, Julian Barnes. Librat kanë çmim kopertine prej 2800 lekë, mund t’i përfitoni për 1960 lekë.
ALL2,520 ALL2,800
More
In stock

Tre libra të George Orwell

Në këtë paketë ju ofrojmë tre librat e autorit, George Orwell: I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Ferma e Kafshëve, dhe 1984. Librat kanë çmim kopertine prej 2500 lekë, mund t’i përfitoni për 1600 lekë.
ALL2,250 ALL2,500
More
In stock

Puzo dhe Sciascia

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Kumbari, Mario Puzo, Secilit hakun, Leonardo Sciascia, Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia . Librat kanë çmim kopertine prej 3000 lekë, mund t’i përfitoni për 2300 lekë.
ALL2,700 ALL3,000
More
In stock

Shafak, Dekameron dhe de Beauvoir

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Ishulli i pemëve të zhdukura, Elif Shafak, Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia, autorë të ndryshëm dhe Një dashuri transatlantike, Simone de Beauvoir. Librat kanë çmim kopertine prej 4100 lekë, mund t’i përfitoni për 3,000 lekë.
ALL3,690 ALL4,100
More
In stock

Barnes, Atwood, Ishiguro

Në këtë paketë ju ofrojmë librat E vetmja histori, Julian Barnes, Oriksi dhe Krejku, Margaret Atwood dhe Dritë e zbehtë mbi kodra, Kazuo Ishiguro. Librat kanë çmim kopertine prej 3600 lekë, mund t’i përfitoni për 2900 lekë.
ALL3,240 ALL3,600
More
In stock

Barnes dhe Flaubert

Në këtë paketë ju ofrojmë librat Papagalli i Floberit, Julian Barnes dhe Zonja Bovari dhe Tre rrëfime, Gustave Flaubert. Librat kanë çmim kopertine prej 2500 lekë, mund t’i përfitoni për 1800 lekë.
ALL2,250 ALL2,500
More
In stock

Orwell dhe Puzo

Në këtë paketë ju ofrojmë librat 1984, George Orwell dhe Kumbari, Mario Puzo. Librat kanë çmim kopertine prej 2200 lekë, mund t’i përfitoni për 1760 lekë.
ALL1,980 ALL2,200
More
In stock

Ernaux, Barnes dhe Hoover

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të letërsisë bashkëkohore: Vendi i babait, nga Annie Ernaux, e cila sapo fitoi çmimin Nobel, E vetmja histori, Julian Barnes dhe Mbaron me ne, Colleen Hoover. Të tre librat kushtojnë zakonisht 2700 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Për më shumë oferta...
ALL2,430 ALL2,700
More
In stock

Woolf, Dazai, Projekti Dekameron dhe Barnes

Në këtë paketë ju ofrojmë katër libra: Një dhomë më vete, Virginia Woolf, I përjashtuari, Osamu Dazai, Projekti Dekameron dhe E vetmja histori, Julian Barnes. Të katër librat kanë çmim kopertine prej 4,000 lekësh, ofrohen për 2800 lekë dhe 200 lekë postë. Totali: 3,000 lekë. Për më shumë oferta të panairit, klikoni këtu:
ALL3,600 ALL4,000
More
In stock

Byung-Chul, Woolf, Orwell dhe Musil

Në këtë paketë ofrojmë katër libra me ese: Shoqëria e sfilitur, Byung-Chul, Një dhomë më vete, Virginia Woolf, Luani dhe njëbrirëshi dhe ese të tjera, George Orwell dhe Mbi budallallëkun, Robert Musil. Të katër librat kushtojnë zakonisht 2750 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Për më...
ALL2,475 ALL2,750
More
In stock

Orwell, Atwood, Projekti

Në këtë paketë ju ofrojmë librat 1984, George Orwell, Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia, autorë të ndryshëm dhe Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood. Librat kanë çmim kopertine prej 3400 lekë, mund t’i përfitoni për 2400 lekë.
ALL3,060 ALL3,400
More
In stock

Roma dhe Bizanti me ofertë

Kjo paketë përfshin librat SPQR dhe Historia e Bizantit me ofertë. 1. SPQR nga Mary Beard shpjegon periudhën e ngritjes e Perandorisë Romake nga fillesat e qytetit deri në rënien e pjesës së saj perëndimore.2. Historia e perandorisë bizantine, George Ostrogorsky, paraqet jetën e dytë të kësaj perandorie të jashtëzakonshme, ku epiqendra e pushtetit tashmë...
ALL2,790 ALL3,100
More
In stock