- Reduced price
Reference: 2804
Reference: 2804
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Në këtë paketë ju ofrojmë librat Luani dhe njëbrirëshi dhe ese të tjera, George Orwell, Mbi komplotet dhe ese të tjera, Niccolò Machiavelli, Një dhomë më vete, Virginia Woolf, Mbi tiraninë, Timothy Snyder. Librat kanë çmim kopertine prej 2700 lekë, mund t’i përfitoni për 1700 lekë.
Luani dhe njëbrirëshi dhe ese të tjera
Ky libër sjell një përmbledhje të eseve të shkrimtarit britanik George Orwell, të shkruara mes viteve 1936 dhe 1946. Eseja Luani dhe njëbrirëshi u shkrua në një kohë kur Britania e Madhe po luftonte dëshpërimisht dhe pothuajse krejt vetëm përballë Gjermanisë Naziste. Kjo është eseja në të cilën Orwell jep disa nga përkufizimet më të mprehta mbi fashizmin, komunizmin dhe demokracinë, si dhe shpalos pikëpamjet e tij për “Socializmin Demokratik” ndërsa jep një pasqyrë konçize të Britanisë së Madhe, të karakteristikave kombëtare si dhe të rolit të saj si fuqi perandorake.
Esetë e tjera, Të vrasësh një elefant, Kujtime nga libraria, Kufijtë e artit dhe propagandës, Letërsia dhe totalitarizmi, Parandalimi i letërsisë, Shpirti sportiv, Çfarë është fashizmi? dhe Ti dhe bomba atomike vijojnë të mbeten të shumëlexuara dhe të shumëcituara në të gjithë botën.
Mbi komplotet dhe ese të tjera
Niccolò Machiavelli, një nga analistët më famëkëqij, që politika ka njohur, shpjegon në këtë ese një numër temash, përfshirë se si të organizojmë një komplot të suksesshëm, ose se si të ruhemi prej tij, se si një popull i korruptuar e ka shumë të vështirë të ruajë lirinë dhe se si një popull i pakorruptuar është i aftë të refuzojë dhuratat nga politikanët ambiciozë që duan pushtet me çdo kusht, pasi këto dhurata paguhen me lirinë e tyre. Duke analizuar historinë, ai u rekomandon njerëzve të jenë racionalë në veprimet e tyre politike, por, gjithashtu, vëren se një tiran i meriton të gjitha sharjet, ndërsa një themelues republike i meriton të gjitha lavdërimet.
Një dhomë më vete
Lexuar si dy leksione frymëzuese para studenteve të dy kolegjeve të vetme për vajza në Britaninë e Madhe në vitin 1928, Një dhomë më vete konsiderohet njëkohësisht një ese mbi shoqërinë, një ese mbi letërsinë dhe një roman modernist, një i tillë që përdor shkrimin si art dhe jo thjesht si mjet shprehës.
Woolf na udhëheq me elegancë përmes historisë së Anglisë dhe (mungesës së) historisë së gruas në fshatin global. Ajo na rrëfen historinë e letërsisë dhe avantazhin që të jep mirëqenia për të krijuar art, pa harruar t’i japë meritat që u takojnë grave të varfra, të cilat, pavarësisht vështirësive të jashtëzakonshme, i dhanë njerëzimit romane të jashtëzakonshme.
Një dhomë më vete është eseja që ka frymëzuar gjenerata të tëra grash që të kapërcejnë të gjitha vështirësitë për ta bërë botën tonë një vend më të mirë, më të dashur dhe, natyrisht, më të bukur.
Mbi tiraninë
Historianët e specializuar për periudhën e gjysmës së parë të Shekullit të Njëzetë kanë hasur gjatë kohëve të fundit një rritje të interesit mbi temat e trajtuara nga ta: ngritja e partive jotolerante të krahut të djathtë; dominimi i diskursit publik nga propaganda; përdorimi i teknologjisë së re (radioja në epokën e Musolinit dhe interneti në kohën tonë) për të përçuar propagandën deri në mjediset më intime të individit; humbja e besimit te institucionet demokratike dhe kërkimi për një udhëheqës të fuqishëm; demonizimi i minorancave si hebrenjtë apo myslimanët. Teoritë e komplotit, ca të mbështetura në gjysmë të vërteta dhe ca të mbështetura në fantazi të pastër. Por historianët nuk janë aspak të lumtur për mënyrën se si njerëzit po kërkojnë të shohin nga fillimi i shekullit të njëzetë, konkretisht, i ngritjes së regjimeve totalitare apo diktatoriale, për të kuptuar se çfarë po ndodh me ta.
Ne po jetojmë në kohë të rrezikshme, thotë Timothy Snyder, një nga historianët më të fortë amerikanë të shekullit të njëzetë, i specializuar për Holokaustin dhe Europën Lindore. Por historia nuk e përsërit vetveten, argumenton ai, duke hedhur poshtë maksimën që europianolindorët e kanë brendësuar gjatë kohës së komunizmit.
Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps
Download (292.13KB)
Publisher: Shtëpia e Librit
Publisher: Shtëpia e Librit
check_circle
check_circle