Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
kr0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
kr80.50
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
kr120.75
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
kr115.00
More
In stock
All best sellers
Tre libra të Albert Camus me 20% ulje
  • Tre libra të Albert Camus me 20% ulje

Tre libra të Albert Camus me 20% ulje

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të shkrimtarit ekzistencialist Albert Camus: Romanet Murtaja dhe I huaji si dhe dramën Kaligula. Të tri librat kanë çmim kopertine 2,700 lekë. Ofrohen me 20% ulje.

kr310.50
Quantity
In stock

Description

I Huaji është kryevepra e Albert Camus, një libër i botuar në mes të Luftës së Dytë Botërore më 1942, kur shkrimtari ishte aktivist i rezistencës ndaj pushtimit nazist të Francës. Një francez i Algjerisë përfundon i ekzekutuar me argumentin kryesor se ai nuk qau në funeralin e nënës së tij. Camus shkaktoi debate pas Luftës së Dytë Botërore me kritikat e tij kundër të gjitha formave të dhunës shtetërore dhe për denoncimin e tij të dënimit me vdekje.

Murtaja është një vepër gjithashtu nga më të rëndësishmet të Camus dhe që ka marrë një jetë të re në të gjithë Europën për shkak të pandemisë së koronavirusit. Lexo këtu:

Kaligula është një meditim bashkëkohor mbi Romën e lashtë, me perandorin Kaligula duke vuajtur vdekjen e Drusilës, motrës dhe të dashurës së tij.  

Product Details
16 other products in the same category:

Publisher: Collins Classics

Moll Flanders, Daniel Defoe

One of the earliest and most vivid female narrators in the history of the English novel, Moll recounts her adventures with irresistible wit and candour—and enough guile that the reader is left uncertain whether she is ultimately a redeemed sinner or a successful opportunist.
kr43.13
More
In stock

Publisher: Argeta LMG

Letër babait, Franz Kafka

Letra e gjatë nuk mbërriti kurrë te njeriu të cilit i drejtohej ndërsa kritikët kanë shtruar pyetjen nëse ajo me të vërtetë u shkrua për të mbërritur në destinacion. Në letër, Kafka i përgjigjet një pyetjeje nga i ati, Herman Kafka, se pse ai i thotë se ka frikë prej tij. 
kr56.35
More
In stock

Publisher: Albas

Një histori e Zotit, Karen Armstrong

Një histori e Zotit nga Karen Armstrong-u, një figurë e padiskutueshme në studimin e religjioneve, kryesisht në religjionin e krahasuar, shqyrton imazhet e njohura të Zotit, siç paraqiten në Bibël (Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re) dhe në Kuran. Si e kanë formuar dhe si e kanë ndryshuar tri religjionet mbizotëruese monoteiste – Judaizmi, Krishterimi dhe...
kr230.00
More
In stock

Publisher: Fenix

Kilometri 101, Maxim Osipov

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve.  Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike. 
kr115.00
More
In stock

Katër libra për fëmijë dhe të rritur

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: 1. Liza në botën e çudinavet, ribotim i përkthimit të parë të kësaj kryevepre botërore në gjuhën e Shqipërisë së Mesme; 2. Rashomoni nga Ryunosuke Akutagaëa; 3. I shumëshituri I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër nga George Orwell dhe; 4. Dielli që perëndon nga Osamu Dazai.
kr356.50
More
In stock

Publisher: Ajan

Hiqe këpucën!, Yasser Hareb

U zhyta në një ditë të ftohtë dhe kur iu afrova fundit të detit, rëra i ngjante një stuhie rëre shkretëtire dhe nuk arrija të shihja gjë. U rreka të prek fundin me dorë sa herë që prekja ndonjë guaskë e hidhja në rrjetën e varur në qafë.
kr69.00
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Fashizmi: Një paralajmërim, Madeleine Albright

Shekulli XX u karakterizua nga përplasja midis demokracisë dhe fashizmit, duke krijuar pasiguri në lidhje me ekzistencën e lirisë njerëzore dhe duke lënë pas miliona të vdekur. Duke marrë parasysh këto tmerre, njeriu pret që bota të mos i pranojë pasardhësit shpirtërorë të Hitlerit dhe Musolinit, nëse lindin në epokën tonë.
kr149.50
More
Out-of-Stock

Publisher: Argeta LMG

Superaventurat e Elenës, Tokio pop, vol. 2, Philip Osbourne

Si gjithmonë, mikeshat e saj të zemrës, Shania, Sheri dhe Sereniti e ndjekin pët të zbuluar se kush i ka grabitur kufjet, si dhe për ta ndihmuar t’i bëjë ballë planeve të kushëririt të saj të lig, Rufusit. A do e gjejnë vajzat fajtorin? Një histori plot emocione të bukura dhe të papritura.
kr79.35
More
In stock