3 Maj, 2020

Gjatë muajit Prill, romani Murtaja pati një rritje të pazakontë të shitjeve te Shtëpia e Librit, ndërsa karantina e detyruar nga koronavirusi duket se po rigjallërojnë nevojën për të lexuar letërsinë e absurdit kur individi përballet me zgjedhje që janë shpesh, njësoj të këqija.

Botuar në vitin 1947, Murtaja nga Alber Kamy (Albert Camus) është një kronikë simbolike e luftës kundër epidemisë në Oran nga personazhe, rëndësia e të cilëve varet më pak në suksesin (e dyshimtë) në përballjen e tyre me epideminë se sa në vlerësimin e tyre të vendosur të rëndësisë së dinjitetit dhe vëllazërisë.

Ndërsa shumica e jetës së vendit është paralizuar që nga mesi i muajit Mars, porositë e librave përmes internetit duket se janë shtuar ndërsa ne te Shtëpia e Librit vumë re se Murtaja ishte një nga librat e porositur më shpesh nga të tjerët. Ndër libra të tjerë që kanë ecur mirë gjatë kësaj periudhe janë Mendo dhe bëhu i pasur dhe Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel Garcia Marquez. 

Kamy është shkrimtari që e mbajti pjesën më të madhe të krijimtarisë së vet në afrimësi me vdekjen, por nga të gjitha romanet e tij, askush nuk e përshkroi përballjen dhe bashkëjetesën e njeriut me vdekjen në mënyrë kaq të gjallë dhe në një shkallë kaq epike se sa Murtaja.

Ёshtё nё fakt historia e pushtimit tё Parisit nga ushtarёt gjermanё, e fshehur nёn mbulesёn e historisё sё muratjёs nё Oran të Algjerisë gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ai pёrshkruan sёmundjen vdekjeprurёse, izolimin e qytetit ku ndodh ngjarja, dyert e tё cilit janё tё mbyllura nga frika e kontaminimit, frikёn e disa njerëzve dhe kurajën e disa tё tjerёve. Mbi tё gjitha, ai pёrpiqet tё zbulojё kuptimin e jetёs njerёzore, arsyen dhe mёnyrat e pranimit tё vështirësisë së shkaktuar nga epidemia.

Ndërsa fashizmi dhe nazizmi u rrëzuan gnë fund të Luftës së Dytë Botërore, bota u ndje më e çliruar pavarësisht humbjeve tragjike në njerëz por Kamyja duket se mendoi se bota kishte nevojë për një paralajmërim të ri se murtaja mund të kthehet në çdo kohë për t’i shkaktuar fatkeqësi njeriut të mirë.

Kamy mendonte se njeriu mund të përballet me absurdin e jetës por për këtë duket fillimisht të realizohen tre kushte: Njerëzit duhet të jenë të sinqertë me veten, të lirë dhe të kenë ndjenjën e drejtësisë.

Afro një dekadë pas botimit të Murtajës, Kamyja mori çmimin Nobel ndërsa ishte ende vetëm 44 vjeç. Vetëm Rudyard Kipling ka qenë më i ri se ai kur mori Nobelin, një çmim që jepet për karrierë dhe si i tillë, zakonisht i shkon shkrimtarëve në moshë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>