• Banner

  • Tregime te mocme shqiptare, Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

ALL700
Quantity
In stock

Description

Titulli: Tregime të moçme shqiptare
Origjinali: Tregime të moçme shqiptare
Gjinia: Rrëfenja
Autori: Mitrush Kuteli
Shtëpia Botuese: Mitrush Kuteli
Viti: 2005
Fq. 224
Pesha: 0.382 Kg
ISBN: 978-9928-4117-1-6

Mbi autorin

Dhimitër Pasko-Mitrush Kuteli Lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec. Mësimet e para i mori në vendlindje, studimet e mesme në Selanik, në Shkollën Tregtare Rumune (1921-1928). Më 1931 u diplomua në Bukuresht, në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike. Më 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare. Për shkak të rezultateve të shkëlqyera në mësime, seriozitetit dhe kapacitetit të veçantë intelektual, u emërua drejtor i Bankës Nacionale të Rumanisë.

Kundërshtimi që i bëri politikës financiare të pushtuesve gjermanë, i solli si ndëshkim mobilizimin në ushtri dhe drejtimi drejt Frontit të Lindjes. Nga rruga e vdekjes së sigurtë e ktheu një telegram ku njoftohej se Nëna e tij ishte shumë sëmurë. Mundi të arrijë në Shqipëri në Shtator 1942, dy javë pasi Nëna kishte ndërruar jetë.

Në janar u emërua Drejtor i Drejtorisë Qëndrore të Bankës së Shtetit Shqiptar. Dha dorëheqjen në gusht 1946, pasi nuk pranoi të firmosi kursin që pati caktuar shteti komunist mes lekut shqiptar dhe dinarit jugosllav, dhe që dëmtonte rëndë ekonominë e vendit tonë. Në maj 1947 e arrestuan dhe pasi i thanë "armik i popullit", e dënuan me pesë vjet heqje lirie. Kuteli u dërgua në kampin e Vioçishtit, bashkë me të burgosurit e tjerë që punonin për të tharë kënetën e Maliqit.

E liruan "me falje", në prill 1949. Nga viti 1949, Kuteli nuk u mor më me ekonomi dhe punoi si përkthyes pranë Shtëpisë Botuese Naim Frashëri. Letërsisë i kushtoi kohën e pakët që i mbeti nga puna e normuar e përkthimit. Zemra e tij pushoi së rrahuri nga një infarkt, më 4 maj 1967.

Veç shkrimeve të shumta në shtypin e kohës, si në fushën ekonomike dhe në atë letrare, Kuteli botoi që në të gjallë edhe 30 libra, (17 në fushën ekonomike, shumica rumanisht) ku shpaloset talenti dhe gjenia e tij krijuese si ekonomist e prozator, poet e folklorist, publicist, prralltar e kritik letrar. Një vend më vete në krijimtarinë e tij zënë përkthimet, nga Rusishtja, Rumanishtja, Frëngjishtja e Italishtja.

 

Product Details
Mitrush Kuteli
SKU000001

Specific References

isbn
9789928411716
ean13
9789928411716
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
You might also like

Reference: SKU000005

Publisher: Mitrush Kuteli

Prozë dhe vargje të zgjedhura 1, Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Xha Brahua i Shkumbanores", "Natë kollozheku", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit", "Më kot...", "Lumi i Madh", "Fshati im e pi rakinë" dhe "Parvera në Transilvani"; dhe vargjet: "Poem kosovar", "Balta shqiptare", "Poemi i Shëndaumit" dhe "Po të vdes në dhe të huaj".

Price ALL700
More
Out-of-Stock

Reference: SKU000006

Publisher: Mitrush Kuteli

E madhe është gjëma e mëkatit (Tat Tanushi i Bubullimës), Kuteli

Ashtu si çdo autor ka kryeveprën e tij, edhe tek Kuteli, rrëfimi "E madhe është gjëma e mëkatit" është kryevepra e kryeveprave të tij. Jo vetëm nga ngjarja dhe filozofia e madhe që mbart ajo, por edhe nga mënyra e të rrëfyerit si askush tjetër apo, figurat artistike e fantastike, stili i të treguarit e gjithçka të përsosur

Price ALL350
More
In Stock

Reference: 2218

Publisher: Mitrush Kuteli

Ditar i ekonomistit, Mitrush Kuteli

Mitrush Kuteli është një nga ata të paktët të djalërisë shqiptare që nuk u përdhosën e nuk u demoralizuen nëpër ngjarjet e ndryshme politike shqiptare. Ma fort, M. Kuteli u diftue i pamëvarun objektiv dhe kryedrejt edhe aty ku do të ishte pasë rasti dhe interesa me u diftue pak më i përvujtun dhe ma "tregtar".

Price ALL750
More
In Stock
16 other products in the same category:

Publisher: Te tjere

Maksi dhe fantazma, Christian Tielmann

Një ditë, e treta A udhëtoi për në parkun e lojërave. Maksi dhe shokët e tij nuk ngopeshin dot me trenat e shpejtësisë së lartë që kalojnë nëpër ujë, me rrotën gjigante që rrotullohet dhe me karuselët drithërues. Befas, Niki humbi pa gjurmë në trenin e fantazmave.

Price ALL470
More
In stock

Publisher: Argeta LMG

Nxënësi i ri, Jerry Craft

Shkolla nëntëvjeçare është goxha e vështirë, duke lënë mënjanë rregullat e pashkruara dhe pritshmëritë të cilat vijnë nga të qenët nxënësi i porsaardhur. A do të mësojë Xhordani se si të përshtatet me kulturën e shkollës së tij të re, ndërkohë që vijon miqësinë me çunat e lagjes së vet dhe të mos tradhtojë vetveten?

Price ALL1,190
More
In stock

Publisher: Zambaku

Pinoku, Carlo Collodi

Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues. Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që sdo të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme.

Price ALL500
More
Out-of-Stock
Comments (1)
Grade