Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7.29
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10.93
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10.41
More
In stock
All best sellers
Nacionalizmi: Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne
  • Nacionalizmi: Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne

Nacionalizmi: Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne

Pika pa Siperfaqe

 Libri përmbledh arritjet më të rëndësishme shkencore të deritanishme në këtë fushë ndërdisiplinore dhe paraqet debatet teorike mbi formimin e kombeve dhe mbi aspekte të ndryshme të ndërveprimit të nacionalizmave me dukuri të tjera politike dhe shoqërore.

12.49
Quantity
In stock

Description

Title: Nacionalizmi: Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne
Original: Nacionalizmi: Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne
Category: History and Current Affairs
Author: Enis Sulstarova
Publisher: Pika pa sipërfaqe
Year: 2022
Pgs: 368
Weight: 0.405 kg
ISBN: 978-9928-185-98-3
This book is in Albanian

PARATHËNIE
Bota është e ndarë në shtete, shumica e të cilëve paraqiten si shtete kombëtare dhe nacionalizmi është kudo. Të gjithë njerëzit kanë një identitet kombëtar apo etnik. Nuk do të thotë se të gjithë identifikohen patjetër me të, disa e kanë identitetin kombëtar pjesë të rëndësishme të përkufizimit të vetes, disa janë indiferentë ndaj tij, të tjerë do të donin që identiteti i tyre kulturor apo etnik të shënohej në dokumente shtetërore dhe për këtë janë të gatshëm edhe të japin jetën. Flamujt kombëtarë ndezin pasione, jo vetëm nëpër stadiume e pallate sportive, por edhe në tubime politike e revolucione. Refugjatët e të mërguarit e marrin identitetin e tyre etno-kombëtar në atdheun e ri dhe ua përcjellin brezave të mëpasshme në trajtën e një nostalgjie kolektive, siç e vërejmë te këngët e arbëreshëve. Nacionalizmin shpeshherë e përshkruajnë si një doktrinë të rrezikshme, së cilës i duhet qëndruar larg, mirëpo rrallëkush heq dorë vullnetarisht nga identiteti i vet kombëtar apo shtetëror dhe gjithsesi e ka këtë të fundit të ngjitur me pahir sa herë që kapërcen doganat. Kur një vend pushtohet apo sundohet dhunshëm nga një fuqi e huaj, nacionalizmi është një emër tjetër i përpjekjeve të të sunduarve për çlirim, pavarësi dhe demokraci.
Në mbarë botën ka çështje kombëtare që nuk kanë gjetur zgjidhje dhe që herë pas herë shfaqen në titujt e lajmeve. Mjafton të shohim se çfarë ka ndodhur në dekadën e fundit në kontinentin e Evropës. Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe pengon anëtarësimin e kësaj në organizata ndërkombëtare. Jo më larg se në vitin 2014, Rusia, anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pushtoi dhe aneksoi Krimenë, pjesë e territorit të Ukrainës, në shkelje flagrante të Kartës së kësaj organizate. Sipas këndvështrimit të Rusisë, bëhet fjalë për ushtrimin e të drejtës për vetëvendosje të rusëve të Krimesë dhe të aspiratës së tyre kombëtare për t’u bashkuar me shtetin amë. Dy vjet më vonë, shumica e qytetarëve britanikë votuan që shteti i tyre të dalë nga Bashkimi Evropian (BE), duke i vënë një pikëpyetje së ardhmes së projektit të bashkimeve dhe integrimeve në kontinent, si edhe të ardhmes së këtij shteti shumëkombësh. Në vitin 2014 në Skoci u rrëzua me referendum kërkesa për shkëputje nga Britania e Madhe, kurse në vitin 2017 forcat e sigurisë spanjolle ndërhynë dhunshëm për të penguar mbajtjen e një referendumi për pavarësi në Katalonia dhe e quajtën të paligjshme shpalljen e pavarësisë nga Parlamenti i Katalonias.  
Ky libër është një hyrje në studimet për nacionalizmin. Ai përmbledh arritjet më të rëndësishme shkencore të deritanishme në këtë fushë ndërdisiplinore dhe paraqet debatet teorike mbi formimin e kombeve dhe mbi aspekte të ndryshme të ndërveprimit të nacionalizmave me dukuri të tjera politike dhe shoqërore. Libri është shkruar për studentët universitarë të shkencave sociale dhe për lexuesit e interesuar për të marrë një informacion sintetik për nacionalizmin dhe gjendjen e tanishme të studimeve mbi nacionalizmin. Kapitulli i parë është një prezantim i politikave të identitetit dhe i përkufizimeve të nacionalizmit, kombit dhe etnisë. Kapitujt vijues janë të ndarë në disa pjesë tematike. Pjesa e parë trajton qasjet teorike për formimin e kombeve dhe të nacionalizmit. Kapitujt e pjesës së dytë merrem me karakteristikat e nacionalizmit si ideologji dhe me marrëdhëniet e tij me ideologjitë më të rëndësishme të shek. XIX-XXI: liberalizmin, marksizmin dhe fashizmin. Gjithashtu në këtë pjesë trajtohen sovraniteti dhe vetëvendosja si shfaqje dhe kërkesa themelore politike të nacionalizmave, si edhe ndërtohet një tipologji e nacionalizmave. Në kapitujt e pjesës së tretë analizohen marrëdhëniet e nacionalizmit me historinë, kulturën, fenë, gjininë, racën dhe sferën e konsumit. Pjesa e fundit, e titulluar “Përtej kombit?”, analizon nga këndvështrime të ndryshme teorike pozitën e shtetit kombëtar dhe veprimet politike të nacionalistëve në kushtet e globalizimit dhe të ekzistencës së organizatave ndërkombëtare e rajonale të vendim-marrjes ekonomike e politike. Kapitulli i dytë i kësaj pjese dhe i fundit i librit përmban një analizë të partive radikalo-populiste në Evropën e sotme, synimi i të cilave është fuqizimi i sovranitetit popullor. Rritja e peshës elektorale të partive radikalo-populiste, sidomos të atyre të krahut të djathtë, së bashku me Breksitin [Brexit], konsiderohen si “rebelim” popullor ndaj globalizimit dhe si një sfidë serioze ndaj projektit të integrimit evropian. Kështu, mbyllja e librit është një ftesë për lexuesit për të ndjekur zhvillimet e ardhshme në Evropë e në botë, sepse historia e kombeve dhe nacionalizmit nuk ka përfunduar.
Për sa i përket shtrirjes kohore që mbulon libri, pjesa më e madhe e tematikave të kapitujve merret me zhvillimet që nga gjysma e dytë e shek. XVIII e tutje. Pavarësisht se disa studiues janë të mendimit se disa kombe kanë ekzistuar edhe më përpara mesit të shek. XVIII, nacionalizmi si ideologji formohet dhe bëhet mbizotërues në harkun kohor që fillon me Revolucionin Industrial, vijon me pavarësinë e SHBA-s e me Revolucionin Francez e shtrihet deri në ditët tona. Kjo është periudha që zakonisht cilësohet si epoka moderne. Për sa i përket shtrirjes hapësinore që mbulon libri, nacionalizmi është dukuri e përbotshme dhe shembujt që ne sjellim në këtë libër janë marrë nga të gjitha kontinentet, mirëpo një vend më i madh i jepet Evropës, sepse ky kontinent ka qenë deri vonë arena kryesore e zhvillimeve të modernitetit dhe për pasojë edhe e nacionalizmit dhe e formimit të shtetit kombëtar. Ky i fundit si model u eksportua në gjeografinë paskoloniale gjatë shek. XX. Një arsye tjetër për t’i dhënë Evropës më shumë hapësirë është se BE-ja tashmë prej dekadash po realizon bashkë-qeverisjen kolektive të shteteve kombëtare anëtare, kryesisht në fushat ekonomike dhe financiare, duke hapur mundësinë që të synohet drejt një qeverisjeje mbikombëtare e kozmopolite. Zgjerimi i BE-së drejt Evropës Lindore pas rënies së komunizmit, thellimi i saj me monedhën e përbashkët dhe vendime të ngjashme, menaxhimi prej saj i krizës financiare e i pandemisë Kovid-19 [Covid-19], Breksiti etj., janë të gjitha të ndërlidhura edhe me identitetet kombëtare dhe nacionalizmin. Gjithashtu, është e pritshme që studentët dhe lexuesit e tjerë shqiptarë të këtij libri të kenë më shumë informacion dhe të tregojnë më tepër interes për zhvillimet e nacionalizmave në Evropë e në Ballkan sesa në pjesë të tjera të botës.
Kapitujt e librit bazohen në leksionet e lëndëve “Nacionalizmi dhe identiteti” dhe “Globalizimi dhe nacionalizmi” që kam dhënë ndër vite në kuadër të programeve të Departamentit të Shkencave Politike dhe Departamentit të Sociologjisë së Universitetit të Tiranës. Libri është konceptuar për t’u përdorur në mësimdhënien e nacionalizmit në shkenca sociale në arsimin universitar e pasuniversitar dhe kjo është mbajtur parasysh për numrin e kapitujve dhe në renditjen tematike të tyre. Me synimin që të ketë një baraspeshë në përmbajtjen dhe gjatësinë e kapitujve, ndonjëherë trajtimi i një teme është i ndarë në dy kapituj, kurse në kapituj të tjerë janë mbledhur dy tema. Sigurisht që mësimdhënësit mund t’i përdorin disa prej kapitujve të librit të kombinuar me literaturë tjetër të përshtatshme. Besoj se lexuesit do ta mirëpresin paraqitjen e debateve teorike në faqet e librit si një ftesë për t’u thelluar më tej me lexime plotësuese për të formuar qëndrimet vetjake rreth nacionalizmit. Për këtë mund të shfrytëzojnë edhe listën e burimeve në fund të librit.

Product Details

Specific References

ISBN
9789928185983
EAN13
9789928185983
16 other products in the same category:

Publisher: Living

9 Nëntori, Collen Hoover

Mu deshën katër vjet për ta dashuruar atë. Po vetëm katër faqe për ta urryer. A mundet një histori e tillë të quhet histori dashurie, edhe pse përfundon me thyerje zemrash?
12.49
More
In stock

Publisher: Dituria

Në mbretërinë e së vërtetës, Klajdi Thaçi

Të kërkosh të vërtetën në Absurd nuk është fare punë e lehtë. Milordi dhe Eleonor, megjithatë, vendosin të guxojnë dhe të mos i ndalin përpjekjet për të shpjeguar dukuritë e jetës dhe për ta zhveshur atë sadopak prej mistereve.
8.33
More
In stock

Publisher: Dituria

Qyteti i Avullit, Carlos Ruiz Zafon

Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t’i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e...
8.33
More
In stock

Publisher: Bloomsbury

Harry Potter and the Philosopher’s Stone, J.K. Rowling

Read and find out how Harry discovers his true heritage at Hogwarts School of Wizardry and Witchcraft, the reason behind his parents mysterious death, who is out to kill him, and how he uncovers the most amazing secret of all time, the fabled Philosopher's Stone! All this and muggles too. Now, what are they?
13.53
More
Last items in stock

Publisher: UET Press

Anjeza nuk u zgjua, Preç Zogaj

Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme
10.93
More
In stock

Publisher: Collins Classics

Arabian Nights

Featuring tales about love, history, tragedy and comedy as well as fables and fairy tales, this edition remains a well-loved collection of exotic and evocative stories. Fantastical and curious customs are bought to life by Burton’s translation in stories such as ‘The Lovers of Bassorah’, ‘The Concubine of Al-Maamun’ and ‘The Hunchback’s Tale’.
4.16
More
Last items in stock

Publisher: Shtëpia e Librit

Kumbari, Mario Puzo

Një kryevepër moderne, Kumbari është një portret i botës së krimit të viteve 1940, që nuk të shqitet nga mendja. Ai është, gjithashtu, një rrëfenjë intime e familjes Korleone, e cila është njëkohësisht e lidhur, dhe e bërë copash, nga pozicioni unik që mban në zemër të Mafies Amerikane. Pesëdhjetë vjet pasi u botua për herë të parë, ky roman vijon të...
12.49
More
In stock

Publisher: Bota Shqiptare

Premtoj të dashuroj, Pedro Chagas Freitas

Copëza jete të kapura në një çast përsosjeje të heshtur, që flasin për dashuri të veçanta e të papërsëritshme. Sepse dashuria është shumë më tepër sesa një shenjë në grafik apo një fjalë në fjalor. Dashuria është një mister i panjohur, një çmenduri e ëmbël që depërton te ne për të mos na lënë kurrë.
12.49
More
In stock

Publisher: Albas

Zhurma e bardhë, Don DeLillo

Xhek Gledni, një profesor universiteti dhe shef i Katedrës së Studimeve për Hitlerin, bën një jetë të qetë në një qytezë të quajtur Bleksmith, bashkë me të shoqen, Babetën, dhe me katër fëmijët që ka kanë nga martesat e tyre të mëparshme.
11.45
More
In stock

Publisher: Bota Shqiptare

Shpata në shkëmb

“Të voglat përralla të Mëdha” i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
4.16
More
In stock

Publisher: Pema

Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita, John Gray, Ph.D.

Ky libër brilant ka qenë për shumë vjet në qendër të një suksesi të jashtëzakonshëm mbarëbotëror. Ky libër, bestseller numër një në Amerikë, me 4 milionë kopje të shitura, është botuar në 34 vende të botës dhe është bërë bestseller kudo që është lexuar.
11.45
More
In stock

Publisher: Shtëpia e Librit

Mbi komplotet dhe ese të tjera, Niccolò Machiavelli

Niccolò Machiavelli, një nga analistët më famëkëqij, që politika ka njohur, shpjegon në këtë ese një numër temash, përfshirë se si të organizojmë një komplot të suksesshëm, ose se si të ruhemi prej tij, se si një popull i korruptuar e ka shumë të vështirë të ruajë lirinë dhe se si një popull i pakorruptuar është i aftë të refuzojë dhuratat nga politikanët...
7.29
More
In stock