Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Price ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Price ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Price ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Price ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Banner

Në mbretërinë e së vërtetës, Klajdi Thaçi
  • Në mbretërinë e së vërtetës, Klajdi Thaçi

Në mbretërinë e së vërtetës, Klajdi Thaçi

Të kërkosh të vërtetën në Absurd nuk është fare punë e lehtë. Milordi dhe Eleonor, megjithatë, vendosin të guxojnë dhe të mos i ndalin përpjekjet për të shpjeguar dukuritë e jetës dhe për ta zhveshur atë sadopak prej mistereve.

ALL800
Quantity
In stock

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Description

Title: Në mbretërinë e së vërtetës
Category: Novel
Author: Klajdi Thaçi
Publisher: Dituria
Year: 2022
Pgs: 160
Weight: 0.2 kg
ISBN 978-9928-336-40-5
This book is in Albanian

Mbi librin
Të kërkosh të vërtetën në Absurd nuk është fare punë e lehtë. Milordi dhe Eleonor, megjithatë, vendosin të guxojnë dhe të mos i ndalin përpjekjet për të shpjeguar dukuritë e jetës dhe për ta zhveshur atë sadopak prej mistereve. Të ndryshëm në karakter, nisur nga një perspektivë krejt personale, ata nisen drejt asaj rruge në fundin e së cilës nuk ka mbërritur askush deri më sot. E, me gjithë këtë fakt aspak ngushëllues, për ta është fare e qartë se ky është misioni që kanë në jetë, i vetmi që i bën të ndihen gjallë. Njëri prej tyre vendos të braktisë përgjithmonë Absurdin, por jo betejën për të fituar mbi errësirën dhe për të shkuar gjithnjë e më pranë dritës. Përvojat dhe peripecitë jetësore dy personazhet i përkthejnë në fjalë gjatë bisedave mbi tarracë, orëve të vona të natës. Cili prej tyre do t’i shkojë më pranë të vërtetës? A do të ketë në fund një fitues të shpallur? Këto pikëpyetje mbeten për t’u qartësuar gjatë leximit të këtij romani. Në këtë hapësirë gjigante ku ka vetëm kandidatë për fron, mbreti mund të jesh edhe ti.

Product Details

Specific References

isbn
9789928336405
ean13
9789928336405
16 other products in the same category:

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Histori eskatologjike, Arben Dedja

Arben Dedja (Tiranë, 1964) është specializuar në kirurgji dhe punon si kërkues shkencor në Universitetin e Padovës, Itali. Boton artikuj mbi transplantet dhe qelizat staminale. Në jetën e tij alternative, ka botuar tre libra me poezi dhe pesë me shqipërime (nga Cavalcanti, Blake, Saba, Holub dhe Plath). Vëllimi i tij i parë me tregime "Amputime të...
Price ALL600
More
In stock

Publisher: OMSCA-1

Në katin e tretë nuk troket askush, Kliton Nesturi

"Në katin e tretë nuk troket askush" është libri me tregime i autorit Kliton Nesturi, që sapo ka dalë në libraritë e vendit. Mund të themi pa asnjë hezitim që është libri i tij më i mirë në gjininë e tregimit, por gjithashtu është edhe një pasurim të letërsisë shqipe me një botim cilësor.
Price ALL700
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Velloja e Majës, Geverina Muzhaqi

Kjo teori orientale, e adaptuar më vonë edhe nga mendimtarë të ndryshëm, ka të bëjë me bindjen se midis nesh dhe botës që na rrethon qëndron një vello që na pengon ta shohim jetën ashtu siç është në të vërtetë. 
Price ALL700
More
In stock

Publisher: Onufri

Pa zemër në kraharor, Mira Meksi

Një piktore tridhjetëvjeçare, e tradhtuar nga një dashuri e madhe që i shkrumbohet përpara syve, vendos ta varrosë atë brenda një varkëhiri prej letre, në një gropë në fund të kopshtit të saj. Së bashku me hirin e dashurisë, vajza varros edhe besimin tek ajo ndjenjë, së cilës i pat kushtuar jetën.
Price ALL500
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Ti doje të shkruaje një fugë, Idlir Azizi

Një profesor filozofie në universitetet private të Tiranës kërkon me ngulm një bombë. Por për çfarë e përse? Ky tekst shoqërohet nga një bisedë imagjinare mes Enver Hoxhës dhe mjekut të tij në fund të jetës. Si në dy romanet më parë, autori e ka si skenë Tiranën e këtyre dhjetë viteve të fundit të post – tranzicionit.
Price ALL500
More
In stock

Reference: SKU000749

Publisher: Onufri

Vjedhja e gjumit mbretëror, Ismail Kadare

"Vjedhja e gjumit mbretëror" përfshin disa tregime, si: "Vdekja e gruas ruse", që trajton temën e gruas ruse, që ka mbetur në Shqipëri pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike; "Lamtumira e së keqes" shpall dhe përgatit tërheqjen e osmanëve jashtë kufijve të tokave shqiptare.
Price ALL700
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Mjaltë në teh, Romeo Çollaku

Një katund i izoluar midis malësive të jugut flet një gjuhë krejt të veçantë, e cila me ndalimin e fesë në vitin 1967 shndërrohet në një përvojë dramatike. “Mjaltë në teh” i Romeo Çollakut i vendos ngjarjet në një katund të izoluar, ku figurë qëndrore është një prift, Papa Teo, bariu i grixhës, dhe me anëtarë të tjerë të fshatit, si mësuesi. Secili nga...
Price ALL700
More
In stock

Publisher: Onufri

Dritë që vjen nga humnera, Drita Como

Ditët rrëshqasin pa zhurmë, të hirta, të zbrazëta, të njëllojta. Më duket se e kam humbur nocionin e kohës. Ajo vazhdon ecjen e saj të përhershme, monotone, të pafund. Dhe asgjë nuk përsëritet. Asgjë nuk kthehet mbrapsht.
Price ALL700
More
In stock

Publisher: Toena

Pika drite në eklips, Zija Çela

Zija Çela është ndër të paktët, për shumëçfarë i vetmi, që kalimin nga diktatura në demokraci e bëri të qetë: një fije vazhdimësie konstante, e brendshme, e karakterizon prozën e tij që nga hapat e parë, deri në ditët e sotme. Është zjarri i pashuar që si tundim, si shqetësim dhe brengë, s'pushon së qeni i ndezur.
Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Toena

Dora e shtetit, Uran Butka

"Dora e shtetit" është një tregim i shkëlqyer. Ideja e Karl Poperit se edhe demokracia është e aftë të kryejë krime, kur del jashtë kontrollit, është mishëruar artistikisht jo vetëm në këtë tregim. E lexon, e rilexon dhe të kaplon trishtimi.
Price ALL700
More
Last items in stock

Publisher: Onufri

Kthimi i babait, Adil Olluri

Tregimin “Kthimi i babait” e dua më shumë se të gjithë të tjerët, sepse ishte pikërisht ai që më bëri të besoj në një aventurë të mundimshme artistike, që më dërgonte në honet e imagjinatës dhe mendimit të epërm njerëzor.
Price ALL800
More
In stock

Publisher: Te tjere

Zonja e lotëve, Kastriot Mahilaj

Tregimet dramatike të këtij libri fqinjërojnë me një tregim humoristik, i cili, i vetëm, ka aftësinë të përthyejë krejt tematikën "e përlotur" të tyre. Jani është një tip që hypën në pemët pranë pallateve për të përgjuar nuset në intimitetin e tyre femëror, gjersa një natë, i përpirë nga pamja, rrëshqet dhe thyen këmbën.
Price ALL500
More
Out-of-Stock

Follow us on Facebook