Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters

Reference: K1R2P32

Publisher: Dituria

Nata e martesës, Sophie Kinsella

"Nata e martesës" është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime: Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Dituria

Afshi i gjakut, Irene Nemirovsky

Në një qytezë të Francës Qendrore, në fillim të viteve 1930, një burrë i moshuar kujton jetën e tij. Mbasi kishte udhëtuar shumë në rininë e vet, Silvio qëndron i veçuar nga shoqëria, duke vëzhguar komedinë njerëzore të fshatit, rrjedhën e qetë të fateve provinciale të tronditura befasisht nga vdekja dhe nga pasionet e dashurisë.
ALL600
More
In stock

Publisher: Dituria

Leksione amerikane, Italo Calvino

Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.
ALL600
More
In stock

Publisher: Toena

Me sytë ulur, Tahar Ben Jelloun

Një vajzë e vogël në një fshat jugor maroken. I ati ka shkuar të punojë në një vend që ajo e quan "Lafrance". Ditën kur ai kthehet për të marrë familjen për të jetuar në Paris, gjithçka përmbyset. Mbajtëse e një të fshehte, vajza e re hyn njëherësh në adoleshencë dhe në mërgim.
ALL500
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

E fshehta e Leonisë, Sveva Casati Modignani

Në një vilë të madhe, në portat e Milanos, jeton Familja Kantoni, pronarë prej tre brezash i rubineterive me të njëjtin emër. Sigurisht, emrat e personazheve janë sa të trilluar, po aq dhe të vërtetë, sepse, siç shprehet vetë shkrimtarja, ajo merr material nga historitë e vërteta që ndodhin në vendin e saj.
ALL1,200
More
In stock

Publisher: OMSCA-1

Fantazitë e një burri, Anatoli Toss

"Fantazitë e një burri" është libri nga i cili mund të mësoni si të dashuroni në mënyrë parimisht të re. Si të zbuloni te vetja cilësi për praninë e të cilave as që ju ka vajtur në mendje ndonjëherë, por që e ndryshojnë katërcipërisht përfytyrimin e dashurisë si "ndjenjë" dhe si "proces".
ALL800
More
In stock

Publisher: OMSCA-1

Sekreti i bashkëshortit, Liane Moriarty

Sesilia Ficpatrik gjen rastësisht midis ca dokumenteve të vjetra, një zarf të burrit të saj Xhon-Pol, me mbishkrimin se letra e mbajtur aty i drejtohej asaj, me kusht që ta hapte vetëm pas vdekjes së tij.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: OMBRA GVG

Vetëm nuk shpëton kush, Margaret Mazzantini

Delia dhe Gaetano dikur ishin një çift. Tani nuk janë më, dhe sonte duhet të mësojnë si të mos jenë. Gjenden për darkë, në një restorant jashtë, pak kohë pasi kanë zhbërë atë që dikur ishte një familje. Ai është transferuar në një apartament, ajo ka mbetur në shtëpi me të bijtë e vegjël Kozmo dhe Niko.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: UEGEN

Vajza që le pas, Jojo Moyes

ë romanin "Vajza që le pas" të shkrimtares Jojo Moyes, artisti francez Eduard Lëfevrë pikturon një portret të gruas së tij, Sofisë, para se të largohet për t'u bashkuar me regjimentin e tij kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Sofia kthehet në hotelin e familjes së saj në fshatin Sen Peron, ku e var në mur atë pikturë.
ALL1,200
More
Last items in stock

Publisher: UEGEN

Manastiri i Parmës, Stendal

Stendali është i rrallë edhe për një arsye të thjeshtë, sepse lexohet me ëndje të vazhdueshme, në të gjitha kohët. Pavarësisht se kanë kaluar shumë e shumë vjet; është edhe shkrimtari klasik, edhe modern, edhe romantik, edhe i kohës sonë; atij nuk i mungon arsyetimi filozofik, kredoja psikologjike, poezia e brendshme, dialogu i shkathët e plot madhështi,...
ALL1,400
More
In stock

Publisher: OMBRA GVG

Vejan, Jean-Louis Fournier

E gjeta kapelen e vogël si ato të viteve '20 që t'i vije kur dilnim të shëtisnim me kabrioletin tonë të vjetër. Ajo është e bardhë si kabrioleti. Njerëzit na shikonim tek kalonim dhe buzëqeshnin, ne u kujtonim kohën e shkuar, ndonjë moment nga rinia e tyre, ata kishin përshtypjen sikur shfletonin një numër të vjetër të revistës "L'Illustration" që bënte...
ALL700
More
In stock

Publisher: IDK

Kasandra, Christa Wolf

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në mitin grek. Zëri i fuqishëm i Christa Wolf na rrëfen në këtë libër jetën e princeshës fatthënëse, e bija e Priamit dhe Hekubës, para dhe pas rënies dramatike të qytetit të saj, Trojës, duke na sjellë Kasandrën, këtë personazh të jashtëzakonshëm, kompleks e që në penën e saj tingëllon aq modern.
ALL650
More
In stock