Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
All best sellers
Active filters

Publisher: UEGEN

Nëse do të qëndroj, Gayle Forman

Ka nga ata që besojnë në jetën pas vdekjes, dikush mund të ndjejë praninë e shpirtrave ose të engjëllit të tij mbrojtës, ka nga ata që besojnë te mrekullitë e përtej jetës... Mia, shtatëmbëdhjetë vjeçe, vazhdon të ndjejë jetën e saj, arrin të shohë dhe të prekë me mendje njerëzit dhe botën reale, e shtrirë në koma brenda shtratit të spitalit.
ALL1,000
More

Publisher: SARAS

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit.
ALL1,200
More

Publisher: SARAS

Ali Pasha, krime famëkeqe, Alexandre Dumas

I shkruar gati 40 vjet pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, prej një prej personazheve më të njohura të letrave franceze, një shkrimtar sallonesh do ta quaja Aleksandër Dumas, "Ali Pasha, krime famëkeqe" është konsideruar nga historianët, si një nga biografitë më të mira kushtuar kësaj figure kaq kontroverse të historisë sonë.
ALL800
More

Publisher: Dituria

Mosdija, Milan Kundera

Një burrë dhe një grua takohen rastësisht ndërsa po kthehen në atdheun e tyre, të cilin e kishin braktisur 20 vjet më parë, kur ata zgjodhën të mërgonin. A do të arrijnë të kapin fillin e historisë së tyre të çuditshme të dashurisë, të këputur pothuajse që në njohje dhe pastaj të humbur në detin e historisë?
ALL800
More

Publisher: Papirus

Në bregun tjetër të lumit, Czeslaw Milosz

Czeslaw Milosz mbetet jo thjesht krenaria e letërsisë polake, por vlerësohet edhe si një nga figurat më përfaqësuese të letërsisë europiane të shekullit të XX – të. Vlerësimi i përgjithshëm kundrejt figurës së tij bëri që më 1980 të meritonte njëzëshëm Nobelin, çmimin më të madh në letërsi.
ALL700
More

Publisher: Papirus

Mbi udhëtimet në kohë, Czeslaw Milosz

Milosz shkruajti kohë më parë: "Fëmija i strehuar brenda nesh beson se dikur afër gjenden njerëz të mençur që e dinë të vërtetën". Në këtë çast të qindvjeçarit të tij, ai vetë është bërë një prej atyre burrave të mençur.
ALL900
More

Publisher: Bota Shqiptare

Pushkini në kulturën ruse, Leonid Grossman

Ky libër është një jetëshkrim i Pushkinit, i cili parashtrohet në formën e kronikës biografike, bazuar në analet politike dhe në historinë e letërsisë së kohës së tij. Historia e jetës së shkrimtarit të madh trajtohet në lidhje të drejtpërdrejtë dhe të pandashme me veprimtarinë e tij artistike, si një bazë e shëndoshë e trashëgimisë së tij letrare, e cila...
ALL1,200
More

Publisher: Bota Shqiptare

Ngjarje të jetuara, Viktor Hygo

Më 15 dhjetor 1840, gjatë transferimit të hirit të Napoleonit tek Invalidët, Hygoi gjendet mes turmës; më 22 shkurt 1848, kur nis revolucioni, largohet nga Dhoma e Parëve për të marrë pjesë në përleshjet në Sheshin Konkord.
ALL1,000
More

Publisher: Bota Shqiptare

Dukesha Dë Lonzhe, Honore de Balzac

Pasi përdori tundimin për të shtënë në dorë gjeneralin Dë Montrivo vetëm sa për të hequr mërzinë e për t'u argëtuar, Dukesha Dë Lonzhe i bën bisht dashurisë së pretendentit të saj....
ALL800
More

Publisher: Fan Noli

Romeo dhe Zhuljeta ne fshat, Gottfried Keller

Titulli i këtij romani, i cili sipas mendimit të kritikës letrare bën pjesë ndër veprat më të lexuara të letërsisë botërore në përgjithësi dhe të letërsisë gjermane në veçanti, i referohet tragjedisë së Shekspirit dhe është një përshtatje e përmbajtjes së saj, por ndërkaq autori e zhvendos vendin e ngjarjes të kësaj historie tragjike dashurie në epokën e...
ALL700
More

Publisher: Botimet Dudaj

Shpresa dhe gënjeshtra, Marian Keyes

Ana Uollsh pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në divanin e sallonit të shtëpisë së prindërve në Dublin. Ç'u bë puna e saj si agjente e marrëdhënieve me publikun në Nju-Jork? Ku është burri i saj i dashur, Aidani, të cilit ajo i dërgon e-mail-e që mbeten pa përgjigje?
ALL1,000
More

Publisher: Botimet Dudaj

Baroni, Sveva Casati Modignani

Personazhi i padeshifrueshëm, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, italo-amerikan, me origjinë fisnike nga ana e nënës, shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit.
ALL900
More