Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters

Publisher: Botimet Dudaj

Origjina, Dan Brown

Robert Langdon, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qenë i pranishëm në një njoftim madhor – paraqitjen e një zbulimi që "do të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e shkencës".
ALL1,600
More
In stock

Publisher: UET Press

Esat Pashë Toptani, Ilir Ikonomi

Më së fundi një libër i vërtetë historie. Nga ata më të mirët. Që gjatë leximit të jep ndjesinë se po e sheh me sytë e tu qiellin nën të cilin po luftohet, po dëgjon zërat e protagonistëve, gjëmimin e topave, urdhërat e komandantëve, thirrjet e luftëtarëve, krrokamën e korbave mbi kufomat, po nuhat erën e barutit dhe aromën e pyllit aty pranë.
ALL1,600
More
Out-of-Stock

Reference: SKU001719

Publisher: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Spartak Ngjela

...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore.
ALL1,600
More
In Stock

Republika, Platoni

Platoni nuk është, siç thuhet, një idealist. Bota e Platonit nuk është aspak një ëndërr; përkundrazi, e fortë si një diamant ajo është gjithmonë e pandryshueshme. Është jeta jonë ajo që i ngjan një ëndrre; sepse kujtimet tona janë si hije të zbehta.
ALL1,500
More
Out-of-Stock

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Rrëfimet, Jean Jacques Rouseau

Nuk kam heshtur për asnjë gjë të keqe, nuk kam shtuar asgje të mire dhe nëse më ka ndodhur të përdor ndonjë zbukurim që nuk ngre shume peshë, këtë e kam bërë vetëm për të mbushur një zbrazëti të rastit, të shkaktuar nga harresa; mund ta kem quajtur të vërtetë atë që e dija se ishte e tillë, asnjëherë atë që e dija se ishte e rreme.
ALL1,500
More
In stock

Publisher: Minerva

Fati i perëndimit: Athinë, Jerusalem, Jacques Attali

Prej tij ka filluar mbretërimi i arsyes, që është e pandashme nga liria. Nëse hebrenjtë mbështesnin të pafundmen dhe shpresën, grekët të fundmen dhe arsyen, të dy bashkohen te një ide e cila ishte themeli i Perëndimit. 
ALL1,500
More
In stock

Publisher: Shtëpia e Librit

Një dashuri transatlantike, Simone De Beauvoir

Një dashuri transatlantike përmbledh më shumë se 300 letra dashurie, të shkruara nga  de Beauvoiri për Alegrin, duke krijuar kështu një pikëtakim unik midis kujtimeve personale dhe historisë së botës intelektuale të krahut të majtë me Parisin e pasluftës.
ALL1,500
More
In stock

Reference: SKU001541

Publisher: Papirus

Historia e mendimit ekonomik, Henri Denis

Mund të thuhet, me sa duket, se ekonomia politike është vërtet një shkencë si të tjerat. Duke u lidhur me interpretimin e fakteve njerëzore, ajo ka një pavarësi të plotë nga sistemet filozofike, e cila është ambicja (mbase e tepruar) e shkencave ekzakte.
ALL1,500
More
Last items in stock

Reference: SKU001527

Publisher: Skanderbeg Books

Festa e Cjapit, Mario Vargas Llosa

Dyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lindjes dhe duke përsjellë në...
ALL1,500
More
In Stock