Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters

Publisher: Pegi

Zonja Z, Albatros Rexhaj

"Zonja Z" është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Dy shpirtra binjakë kërkohen, gjenden dhe, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare.
ALL800
More
In stock

Publisher: Shtëpia e Librit

Zhurma e Kohës, Julian Barnes

Shkrimtari bashkëkohor britanik Julian Barnes vjen me këtë roman mbi jetën e kompozitorit sovjetik Dmitri Shostakoviç, njw nga romanet më të rëndësishme të botuara gjatë viteve të fundit nga ky shkrimtar, fitues i çmimit Man Booker.
ALL700
More
In stock

Publisher: Shtëpia e Librit

Zhurma e kohës, Julian Barnes

Barnes na udhëheq me elegancë përmes trajektores së karrierës së Shostakoviçit, duke na treguar edhe evolucionin e trazuar të Bashkimit Sovjetik. Rezultati i kësaj është një portret tronditës i një figure shumë magjepsëse dhe një eksplorim i shkëlqyer i rolit të artit në shoqëri.
ALL700
More
In stock

Publisher: Onufri

Zahiretë, Vladimir Myrtezai

"Zahiretë" janë një udhëtim vetjak ku bota përsërit ciklin e vet me ngjyrime të pangjashme, duke marrë shkas më shumë drejt aktit të çkodimit të njeriut sesa përfytyrimit të tij për të kapur të ardhmen, që do na dukej aq e papritur, si në një stepje për të kaluar diku.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Dituria

Vrasje në Orient Ekspres, Agatha Christie

Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i prakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet.
ALL800
More
In stock

Reference: SKU001448

Publisher: Toena

Viti 97, Mero Baze

Në jetën time, ky është libri që më ka marrë më shumë kohë derisa vendosa ta botoj, por dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare, nga e cila ende vazhdojmë të vuajmë e që zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri, më 26 maj 1996.
ALL1,200
More
In Stock

Reference: 2327

Publisher: Te tjere

Vila me dy porta, Vera Bekteshi

"Vila me dy porta" është një roman dokumentar apo rrëfimi i jetës së autores në një periudhë tronditjesh të forta, që shkojnë nga rinia e parë te spastrimet komuniste të viteve 1974 – 1975, nëpër kalvarin e internimeve e deri në vitet pas kthimit të lirisë.
ALL700
More
Out-of-Stock

Reference: SKU001119

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Vezët e Thëllëzave, Rudi Erebara

Romani "Vezët e thëllëzave", i autorit Rudi Erebara, është një provë bindëse se letërsia shqipe gjallon shëndetshëm në pena të reja. Vepra refuzon teknologjitë parafabrikate të paraardhësve, duke përdorur struktura të veçanta të shprehjes artistike.
ALL600
More
Out-of-Stock

Reference: SKU001528

Publisher: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.
ALL1,300
More
In Stock