
Reference: SKU001694
Brand: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Reference: SKU001694
Brand: Vellezerit Tafa
Reference: 2804
Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook)
Reference: SKU000001
Brand: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Banner
Shkrimtari bashkëkohor britanik Julian Barnes vjen me këtë roman mbi jetën e kompozitorit sovjetik Dmitri Shostakoviç, njw nga romanet më të rëndësishme të botuara gjatë viteve të fundit nga ky shkrimtar, fitues i çmimit Man Booker.
Title: Zhurma e Kohës
Original: The Noise of Time
Zhanre: Novel
Author: Julian Barnes
Translator: Gjergj Erebara
Publisher: Shtëpia e Librit
Publication date: 9 September 2019
196 pgs
Weight: 0.155 kg.
ISBN: 978-9928-445629
Mbi librin
Në vitin 1936, Shostakoviç, vetëm tridhjetë vjeç, ka frikë se do të humbasë jetesën, apo më keq, do të ekzekutohet. Stalini, një figurë e largët, ka shprehur papritur një interes të madh për punën e tij si kompozitor dhe ka denoncuar operën e tij. Tani, i sigurt se do të internohet në Siberi, apo me më shumë gjasa, do të ekzekutohet aty për aty, Shostakoviçi reflekton për fatin e tij, për historinë personale, për prindërit, muzikën, gratë e jetës së tij, fëmijët dhe të gjithë ata, jeta e të cilëve varet shumë edhe nga fati i tij. Megjithëse një goditje fati e shpëton atë nga të qenit një nga miliona viktimat e kultit të Stalinit, ai do të jetojë nën frikë dhe terror përgjatë dekadave që pasuan nën terrorin e despotizmit: ai detyrohet të përfaqësojë vlerat sovjetike në një konferencë kulturore në Nju Jork, detyrohet të anëtarëtohet në parti dhe vazhdimisht shtyhet të kënaqë ata që janë në pushtet në dëm të integritetit të tij moral.
Barnes na udhëheq me elegancë përmes trajektores së karrierës së Shostakoviçit, duke na treguar edhe evolucionin e trazuar të Bashkimit Sovjetik. Rezultati i kësaj është një portret tronditës i një figure shumë magjepsëse dhe një eksplorim i shkëlqyer i rolit të artit në shoqëri.
Këtë libër mund ta blini online ose mund ta gjeni te libraritë e mëposhtme:
1. Librari Adrion, Pallati i Kulturës [Harta]
2. Librari Art’s te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]
3. Libraria “Tirana e Re” te rruga Abdyl Frashëri, [kliko këtu për ta gjetur në hartë]
4. Librari Kuçuku, Rruga Frederik Shiroka [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]
5. Te libraria Librat që duam, rruga Arkitekt Kasemi, (te Brryli) në Tiranë. [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]
6. Libraria Shtëpia e Librit [Kliko këtu për ta gjetur në hartë] hapur çdo ditë pune nga ora 10 deri më 15.00.
7. Te libraria e Universitetit Europian të Tiranës [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]
8. Në Tetovë në librarinë Nobel, Rruga Ilindenit 105. [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]
9. Librari 21 Dhjetori te 21 Dhjetori në Tiranë. [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]
Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps
Download (292.13k)
Brand: Pegi
Këmbëngulja mbi rolin e kohës dhe qëllimi për "t'i dhënë kuptim mënyrës se si i japim kuptim botës". Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë.
Me romanin Zorba, pra, zë fill karriera e mirëfilltë e Zorba ka ekzistuar dhe si figurë reale (Georgios Zorbas), të cilin autori e ka njohur në minierat e linjitit në zonën e Manit të Greqisë dhe është ndikuar shumë nga ai. Pra, Zorba ekziston në tre përmasa: si figurë jetësore (janë ruajtur qindra letra të shkëmbyera mes autorit të Kazantzakis si...
Brand: Albas
Akoma më e ankthshme bëhet gjendja, kur i bie në dorë ditari i saj. Kjo vdekje e mistershme do të bashkojë përjetë katër miq: personazhin kryesor, Kurtin, Edgarin dhe Georgun, të cilët së bashku do përpiqen t'u bëjnë ballë përndjekjeve, spiunimit, dhunës dhe mungesave të panumërta.
E vetmja derë që i hapet për punë në qytet është dera e hotelit më të mirë të qytetit. Aty ato, nënë dhe bijë, fillojnë punë duke pastruar hotelin dhe duke bërë çdo punë tjetër të rëndomtë që kishte hoteli.
Brand: Redona
“Plaku dhe deti” është një tregim që flet për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Plaku i detit na tregon se arriti atë që nuk e kishte bërë tjetërkush dhe nuk ka rëndësi se nuk e solli edhe mishin e peshkut për ta ngrenë.
Reference: SKU001989
Brand: Botimet Dudaj
Dhe jo vetëm kaq: një ditë ia beh në fshat ai mjeku fanatik, që i kishte halë në sy prej kohësh Martën dhe aftësinë e saj për të shëruar njerëzit. Me kënaqësinë më të madhe, ai gjuan rastin për ta denoncuar gjeshtaren. Kristiani do ta çojë në një vend të sigurt të shoqen, por nuk arrin: Marta duhet të japë llogari për shtrigani para një gjyqi kishtar…
Beloved by generations, it is the saga of David Balfour, a young heir whose greedy uncle connives to do him out of his inherited fortune and plots to have him seized and sold into slavery. But honor, loyalty, and courage are rewarded; the orphan and castaway survives kidnapping and shipwreck, is rescued by a daredevil of a rogue, and makes a thrilling...
Brand: Harper Perennial
It was unthinkable that Pierre and Francoise should ever tire of each other. And yet, both talented and restless, they constantly feel the need for new sensations, new people. Because of this they bring the young, beautiful and irresponsible Xavière into their life who, determined to take Pierre for herself, drives a wedge between them, with...
Brand: Living
Një ditë, ajo njihet me një shkrimtar tjetër të ri, një burrë i zgjuar, i cili duket po aq i interesuar për Kimin, sa edhe për konferencën. Teksa Ziki e ndihmon të zbulojë pse libri i saj është i dështuar, ajo pyet veten nëse në të vërtetë ai nuk e ka fjalën për librin, por për jetën e saj.
Brand: Toena
Megjithatë, në jetën e vërtetë, Anabela është vajza që nuk ka asgjë; asnjë shoqe të ngushtë, që kur miqësia me Sofinë e ligë, por tërheqëse, përfundoi me përhapjen e thashethemeve keqdashëse. Ajo nuk gjen paqe as në shtëpi, ku familja është e merakosur për anoreksinë e motrës më të madhe. Ajo nuk është as e zonja të flasë me ndokënd për atë që e shqetëson.
Shkrimtari bashkëkohor britanik Julian Barnes vjen me këtë roman mbi jetën e kompozitorit sovjetik Dmitri Shostakoviç, njw nga romanet më të rëndësishme të botuara gjatë viteve të fundit nga ky shkrimtar, fitues i çmimit Man Booker.