24 Gusht, 2019

Dmitri SHostakoviç

“Unë lexova një libër mbi Shostakoviçin nga Julian Barnes, gjithashtu në lidhje me një shfaqje të “Ledi Makbethit të Mtsenskut”, të cilën e ndoqa ca kohë më parë në Salbzburg. Libri nuk ishte veçanërisht i gjatë, kështu që unë e zhyta veten në të për dy ditë […]

“Ajo që më tërhoqi më shumë mbi këtë libër është se ai të lejon ty të njohësh mjedisin në të cilin u krijua muzika e Shostakoviçit. Ai më rikujtoi mua konfliktin që unë vetë kisha kur isha e re. Shostakoviçi jetoi përmes fazave të ndryshme të politikës kulturore të Bashkimit Sovjektik dhe u përball me pyetjen, “sa i ndershëm dhe sa i hapur je ti?” Puna e tij u ndalua, ai nuk u lejua ta shfaqë atë asgjëkundi, atij iu mohuan mjetet e shprehjes. Pikërisht për këto arsye, unë vetë vendosa shumë herët në jetën time të bëhesha fizikante për shkak se Republika Demokratike Gjermane nuk mund të ngatërrohej me fizikën. Por si muzikant, si kompozitor, muzika jote mund të klasifikohet si jo-kulturore (“unkulturell”) dhe të shahet. Njerëzit si ky jo vetëm që nuk mund të shprehnin veten lirshëm, por ata kishin frikë për jetët e tyre. Pyetjet se sa i ndershëm mund t’i lejosh vetes të jesh, se sa i fortë jam unë, se kur duhet të dorëzohem dhe të heq dorë, se çfarë jam i gatshëm të jap në kompromis, këto janë pyetjet me të cilat Shostakoviçi u përball përgjatë të gjithë jetës. Dhe leximi për një jetë si kjo të bën edhe një herë të kuptosh se çfarë bekimi është të jetosh në një vend të lirë.”

– Pjesë e marrë nga një intervistë për “Handelsblatt – Deutschland Live”

Romani Zhurma e Kohës nga Julian Barnes u publikua në gjuhën shqipe në shtator 2019 nga Shtëpia e Librit. Ai mund të gjendet në libraritë kryesore ose mund të porositet online këtu:

Këtë libër mund ta blini online ose mund ta gjeni te libraritë e mëposhtme:

1. Librari Adrion, Pallati i Kulturës [Harta]

2. Librari Art’s te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

3. Libraria “Tirana e Re” te rruga Abdyl Frashëri, [kliko këtu për ta gjetur në hartë]

4. Librari Kuçuku, Rruga Frederik Shiroka [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

5. Te libraria Librat që duam, rruga Arkitekt Kasemi, (te Brryli) në Tiranë. [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

6. Libraria Shtëpia e Librit [Kliko këtu për ta gjetur në hartë] hapur çdo ditë pune nga ora 10 deri më 15.00.

7. Te libraria e Universitetit Europian të Tiranës [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

8. Në Tetovë në librarinë Nobel, Rruga Ilindenit 105. [Kliko këtu për ta gjetur në hartë]

Romani tjetër i Barnes, The sense of an Ending, përkthyer në shqip Enigma e një fundi, është botuar në shqip në vitin 2016 nga Ilir I. Baçi.

Vizitoni www.shtepiaelibrit.com për t’u njohur me botimet më të fundit të librave në shqip.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>