27 Gusht, 2019

Kjo ishte pamja që Vinsent Van Gogu kishte nga dhoma e tij në azil. Në këtë pikturë ai pa ‘imazhin e vdekjes […] në kuptimin që njerëzimi duhet të jetë grurë që po piqet’.
Ai shtoi, gjithsesi, se vdekja e tij ‘pothuajse po buzëqeshte. Ishte e gjitha e verdhë me përjashtim të një vije me kodra vjollcë – një e verdhë e zbehtë, bjonde.’

Pavarësisht se çfarë shihni në foto, ju rekomandoj të bëni çfarëdo sakrifice mundeni për të vizituar muzeun e Van Gogut në Amsterdam ku gjenden shumica e pikturave origjinale. Nëse sheh origjinalin, ndjen se fotografia dhe teknologjia e informacionit që na përcjell këtë fotografi është një dështim total për të sjellë artin e Van Gogut te ne.

Lexo më shumë mbi periudhën e qëndrimit të Van Gogut në azil: http://vangogh.nl/PfC9

Lexo më shumë: Van Gogu mbi dashurinë për letërsinë dhe artin dhe kërkimin mbi rrugën e njeriut

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>