10 Prill, 2019

Botimi në anglisht i Zhurma e Kohës nga Julian Barnes

Julian Barnes është shkrimtar bashkëkohor anglez. Ai është arsimuar në Londër dhe Oksford ku është diplomuar në gjuhët moderne në vitin 1968.

Pas diplomimit, ai punoi si leksikograf për Fjalorin Anglisht të Oksfordit dhe më pas si kritik letrar për Neë Statesman dhe Neë Revieë.

Ai fitoi çmimin Man Booker në vitin 2011 për romanin The sense of an ending (Përkthyer në Shqip Enigma e një fundi nga Ilir I. Baçi) si dhe ka qenë garues për të njëjtin çmim për disa vepra të tjera, përfshirë Flaubert’s Parrot (Papagalli i Flobertit) më 1984, England, England, (Angli, Angli) 1998 dhe Arthur & George, 2005. Libri i tij më i njohur së fundmi, The Noise of Time, Zhurma e Kohës, 2016, konsiderohet si një kryevepër dhe një nga librat më të rëndësishëm të publikuar së fundmi. Libri i dedikohet jetës së kompozitorit të famshëm rus Dmitri Shostakoviç, si dhe marrëdhëniet e komplikuara të artistit me pushtetin në kohën e sundimit të terrorit.

Barnes na udhëheq me elegancë përmes jetës dhe karrierës së Shostakoviçit duke na iluminuar në të njëjtën kohë për historinë e trazuar të Bashkimit Sovjetik. Rezultati është njëkohësisht një portret tronditës i një njeriu jashtëzakonisht magjepsës dhe një eksplorim i shkëlqyer i kuptimit të artit dhe vendit të artit në shoqëri. Zhurma e Kohës u publikua në shqip nga Shtëpia e Librit në shtator 2019. Libri mund të gjendet në libraritë kryesore ose mund të porositet online këtu:

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>